Fushat e punës

Fushat e punës

Çojeni karrierën
tuaj në nivele
më të larta

Çojeni karrierën tuaj në nivele më të larta

Samsung Electronics është i pranishëm me mbi 200 degë në më shumë se 70 vende dhe në çdo fushë pune kemi njerëz që kryejnë punë novatore, duke kontribuar në hyrjen e produkteve dhe zgjidhjeve të reja në botë, që përdoren çdo ditë nga miliona njerëz.

Shitjet dhe marketingu

Samsung është një markë e njohur në mbarë globin dhe ne jemi lider në treg në disa kategori produktesh, ku përfshihen smartfonët, televizorët dhe gjysmëpërcjellësit. Në ekipet tona të shitjeve dhe marketingut, si në hapësirën B2C, edhe në atë B2B, ka mundësi për të punuar që produktet dhe përvoja me Samsung të ofrohet edhe te më shumë njerëz në mbarë botën.

Hulumtimi dhe zhvillimi

R&D është thelbi i asaj që ne jemi si një kompani dhe ne vazhdimisht investojmë më shumë se kushdo tjetër në industri për studime dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Qoftë nëse je një inxhinier hardueri ose një zhvillues softueri (apo një kombinim i të dyjave), Samsung ofron mundësi për të punuar në pajisje dhe zgjidhje të gjeneratës së re që do të integrohen në produktet e reja inovative.

Dizajni

Njerëzit nuk janë të gjithë njëlloj, prandaj nuk ecim me parimin e dizenjimi një-mënyrë-për-të-gjithë. Kemi dizajnerë që punojnë në të gjitha rajonet e botës, të cilët ndërthurin idetë e tyre vetjake me kuptimin e thellë të nevojave unike të klientit, për të krijuar produktet dhe zgjidhjet më të mira. Ekzistojnë mundësi interesante në Samsung për të punuar në fusha të ndryshme përfshi produktet UI/UX dhe dezajni grafik.

Menaxhimi i përgjithshëm

Në një kompani të madhe si e jona, skuadrat që menaxhojnë burimet dhe mbështesin operacionet e biznesit janë shumë të rëndësishme. Në një rol planifikimi, finance, komunikimi, burimesh njerëzore, CSR, ligjore, prokure
në Samsung, keni mundësinë për kryer një punë me ndikim në shkallë globale që është thelbësore për suksesin e ardhshëm të kompanisë.

Zbuloni mundësi interesante dhe aplikoni tani për tu bashkuar me ne.