Duke qenë se biznesi ynë kalon nëpër vende të shumta të globit, njohim dhe analizojmë dallimet në ligje, rregullore dhe praktika në vendet përkatëse, teksa e kryejmë biznesin në mënyrë të ligjshme dhe etike. Ne gjithashtu zhvillojmë dhe zbatojmë politikat globale të sigurisë personale të të dhënave për të respektuar privatësinë e klientëve dhe të punonjësve tanë, si dhe për të mbrojtur të dhënat e tyre personale. Përpjekjet tona për të administruar sistematikisht pajtueshmërinë dhe rreziqet tona etike udhëhiqen nga kodi i përgjithshëm i sjelljes Samsung dhe nga udhëzimet e kodit të biznesit që orientojnë të gjithë punonjësit tanë në kryerjen e veprimeve dhe gjykimeve me vlerë. Ekipi ynë i pajtueshmërisë, më parë në zyrën ligjore, i raporton tani drejtpërdrejt administratorit të kompanisë dhe kreu i ekipit të pajtueshmërisë merr pjesë në të gjitha mbledhjet e këshillit drejtues për të mbështetur vendime të rëndësishme të ndërmarra nga këshilli. Operojmë organizata të dedikuara në çdo divizion të biznesit dhe në zyrat e jashtme rajonale për të administruar çështjet e pajtueshmërisë në lidhje me çdo biznes dhe rajon.
Menaxhimi i etikës
Furnizuesit, klientët, grupet e jashtme të interesit dhe punonjësit tanë informohen rreth kodit global të sjelljes (parimet e biznesit të Samsung) përmes faqes së internetit për etikën e menaxhimit, si dhe u ofrohet një kanal për të raportuar shkeljet e standardeve etike. Përveç kësaj, "Udhëzimet e sjelljes në biznes për punonjësit", të cilat shërbejnë si standarde etike për punonjësit tanë, përkthehen dhe ofrohen në një total prej 15 gjuhësh (përfshirë gjuhën koreane) dhe vendosen në intranetin e kompanisë. Detajet përkatëse shpërndahen dhe përhapen tek të gjithë punonjësit tanë anembanë globit, përmes trajnimeve në grup, në rrjet dhe audio/vizuale të ofruara të paktën një herë në vit, për të mos thënë më shumë. Për të zbatuar praktika transparente biznesi, furnizuesve tanë u jepen edhe "Udhëzime biznesi" veç.
Menaxhimi i përputhshmërisë
Programi ynë i pajtueshmërisë synon të krijojë një kulturë korporative të udhëhequr nga pajtueshmëria me qëllim pakësimin e rreziqeve të biznesit që mund të ndodhin për shkak të caktimit të çmimeve ose shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe marrjes së një përgjegjësie më të madhe në fushat e të drejtave të njeriut, shëndetit dhe sigurisë, si dhe të mjedisit. Sistemi i Menaxhimit të Programit të Pajtueshmërisë (SMPP), një sistem i IT-së i krijuar për menaxhimin e rreziqeve që lidhen me pajtueshmërinë, siguron politikat specifike të zonës, si dhe detajet e monitorimit të çështjeve rajonale. Seksioni ynë i ndihmës është i gatshëm t'u përgjigjet kurdo dhe një për një pyetjeve të punonjësve drejtuar ekspertëve në lidhje me punën ose kur ata i konsiderojnë udhëzimet tona si të pamjaftueshme për të përcaktuar paligjshmërinë. Sistemi ynë i denoncimit të parregullsive të brendshme, i zhvilluar sipas CPMS për punonjësit tanë, operon në mënyrë të tillë që të garantojë në mënyrë absolute fshehtësinë e denoncuesve.
Procesi i menaxhimi të pajtueshmërisë
-
Parandalimi
Ofrojmë trajnim të punonjësve, udhëzime specifike sipas fushave, kryejmë vetëshqyrtim duke u bazuar në sistem, operojmë Shërbimin e mbështetjes së klientit, monitorojmë dhe menaxhojmë rregulloret e reja dhe të rishikuara
-
Monitorimi
Kryerja e monitorimit të rregullt të dedikuar, përmes njësive ose stafit të dedikuar
-
Menaxhimi në vazhdim
Identifikojmë shkakun bazë të problemeve nëpërmjet analizave proces/produkt, kryejmë përmirësime, parandalojmë përsëritjen e të njëjtit problem (p.sh. paraqesim çështje reale si pjesë trajnimi)
Politika e privatësisë
Kemi shpallur zyrtarisht politikën tonë të privatësisë me standarde globale dhe kemi zhvilluar politika të rëndësishme, që pasqyrojnë kushtet rregulluese specifike trajonale dhe karakteristikat vendore. Si rezultat i këtyre përpjekjeve, punonjësve tanë u ofrohet një guidë informative e personelit global dhe një guidë menaxhimi për transferimin e përpunimit të të dhënave personale që të përdoren si rregulla menaxhimi. Zbatojmë proceset dhe sistemet tona duke përfshirë politika të rëndësishme në sjelljen tonë ditore të biznesit dhe vazhdojmë të shqyrtojmë dhe ofrojmë trajnime të gjera në nivel kompanie.