Samsung Find
Lokalizoni pa mundim pajisjet tuaja dhe
ato tё tё dashurve tuaj duke pёrdorur Samsung Find.
Samsung Find ju ndihmon tё gjeni lehtёsisht smartfonёt, tableta, orёt, kufjet tuaja Galaxy tё humbura,
S Pens dhe pajisje tё tjera, si pёr ju dhe pёr familjen tuaj. Gjithashtu thjeshton gjurmimin e etiketave tё bashkёngjitura
nё artikuj tё çmuar ndёrsa ju mundёson tё bashkёndani vendndodhjen tuaj.
Çfarё duhet tё bёj nёse kam humbur pajisjen time?
Lokalizoni dhe kyçni pajisjen tuaj ose fshini tё dhёnat tuaja pёrmes Samsung Find.
Lokalizoni pajisjen time
Nёse keni aktivizuar opsionin 'Dёrgo vendndodhjen e fundit', mund ta gjeni afërsisht vendndodhjen e pajisjes tuaj. Ajo mund tё dёrgojё adresёn e saj tё fundit tё njohur në server pёrpara sesa tё fiket, duke ndihmuar nё gjurmimin e vendndodhjes sё saj.1
Kyçni
Mund ta kyçni ekranin tuaj dhe tё shfaqni njё mesazh ose informacion tё kontaktit pёr personin qё gjen pajisjen tuaj. Pёrveç kёsaj, mund tё kufizoni qasjen te Samsung Pay dhe Samsung Pass, si dhe tё kyçni telefonin tuaj qё tё mos fiket.
Bjerini ziles sё pajisjes time
Nёse pajisja juaj ёshtё pranё, lokalizojeni duke i rёnё ziles nё volumin maksimal pёr njё minutё tё plotё.
Fshini tё dhёnat
Tё dhёnat e ruajtura nё pajisjen tuaj mund tё fshihen nga larg pёr tё parandaluar rrezikun e ekspozimit ndaj tё tjerёve.2
Qёndroni tё lidhur duke bashkёndarё vendndodhjen tuaj
Bashkёndani vendndodhjen tuaj me miqtё dhe familjen pёr njё periudhё tё caktuar,
qoftё për njё orё ose gjithё ditёn. Gjithashtu mund tё kёrkoni informacionin e vendndodhjes sё tyre,
duke krijuar njё pёrvojё reciproke tё bashkёndarjes pёr tё kontrolluar vendndodhjet e njёri-tjetrit.
Gjeni pajisjet edhe kur nuk janё nё internet
Përfitoni paqe shpirtёrore pёr humbje tё ardhshme tё pajisjeve Samsung Galaxy duke aktivizuar gjendjen jashtë internetit.
Edhe kur nuk nuk ёshtё e lidhur me rrjetin, pёr sa kohё qё ёshtё ndezur me funksionin e gjetjes jashtё internetit tё aktivizuar,
pajisjet Samsung Galaxy përreth mund tё transmetojnё sinjale tek serveri, duke zbuluar vendndodhjen e pajisjes sё humbur pёr rikthim të lehtё.3
Gjurmoni sendet tuaja tё çmuara me etiketa dhe gjurmues
Shfrytёzoni avantazhin e app-it Samsung Find pёr t’ju ndihmuar qё tё lokalizoni Smart Tags ose gjurmues tё tjerё tё pёrputhshëm tё bashkёngjitur në zotërimet tuaja. Pajisjet aty pranё mund tё ndihmojnё nё zbulimin e SmartTags pёrmes Bluetooth, duke zbuluar vendndodhjen e pёrafёrt tё tyre dhe historinё e lёvizjes gjatё njё jave, duke thjeshtuar procesin e rimarrjes sё sendeve tuaja.4
Si të përdoret
Eksploroni mёnyra pёr të pёrfituar sa mё shumё nga Samsung Find.
Si tё konfiguroni Find My Mobile
Si tё pёrdorni gjetjen jashtё internetit
Gjetja jashtё internetit ёshtё gati pёr pёrdorim pasi tё aktivizohet nё Samsung Account tuaj.5
Eksploroni veçoritë kryesore
Njerëz
Bashkёndarja me miqtё dhe familjen
Aktivizoni bashkёndarjen e vendndodhjes pёr tё transmetuar vendndodhjet tuaja tё tanishme te miqtё dhe familja gjatё periudhave kohore tё caktuara, si njё orё ose njё ditё. Gjithashtu mund tё bashkёndani vendndodhjen tuaj te kontaktet nё telefonat, tabletat ose orёt Samsung Galaxy dhe kёrkoni vendndodhjet e tyre gjithashtu.
Pajisja
Gjetja e pajisjeve
Kёrkoni vendndodhjet e pajisjes suaj Samsung Galaxy nё hartё dhe merrni udhёzime tё sakta tё drejtimit. Nёse telefoni juaj ka humbur dhe app-i Samsung Find nuk ёshtё i aksesueshёm, mund tё provoni t’i lokalizoni pajisjet tuaja Samsung Galaxy pёrmes app-it Samsung Find tё njё anёtari tё familjes, pёrsa kohё qё keni bashkёndarё vendndodhjen e tij paraprakisht. Pёndryshe, hyni nё samsungfind.samsung.com.
Artikujt
Gjurmimi i sendeve personale
Zbuloni SmartTags dhe gjurmues tё tjerё tё pёrputhshёm tё regjistruar nё SmartThings, tё aksesueshёm pёrmes kartelёs Artikujt nё app-in Samsung Find. Regjistroni SmartTags direkt nё app jo vetёm pёr tё gjurmuar artikujt personalё por gjithashtu pёr tё zgjeruar funksionalitetin e tij pёr kafshёt tuaja shtёpiake tё dashura, biçikletat dhe mё shumё.
- Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustrimi.
- Shërbimet e mbështetjes teknike mund të ndryshojnë sipas vendit/rajonit/operatorit.
- Pajisjet e mbështetura: Pajisje Galaxy (celular, tableta Galaxy, Galaxy Watch me Tizen OS 5.5 ose më të ri ose Wear OS, Galaxy Buds+ ose më të ri, Galaxy SmartTag/SmartTag+, modele të caktuara të Galaxy Book, S Pen Pro) dhe SmartTags të përputhshme që mund të lidhen me SmartThings.
- Funksionimi, mjediset e mbështetura dhe specifikimet e Samsung Find mund të ndryshojnë sipas produktit.
- App-i Samsung Find është i disponueshëm për shkarkim nga Galaxy Store.
- Pajisja duhet të jetë e ndezur dhe e identifikuar në Samsung account.
- Gjetja jashtë internetit tashmë mbështetet në smartfonët dhe tabletat Galaxy me të paktën Android 8, Galaxy Watch3, Galaxy Watch4, Galaxy Watch5, dhe Galaxy Buds Live, Galaxy Buds Pro, Galaxy Buds2 e Galaxy Buds2 Pro dhe të gjitha llojet e serisë Galaxy SmartTag. Pajisje shtesë do të shtohen në të ardhmen.
- Veçoria gjetja jashtë internetit për Galaxy Watch dhe Buds tuaj mund të aktivizohet brenda app-it Galaxy Wearable. Cilësimet e Gjetja jashtë internetit të telefonit ose tabletës së lidhur do të përdoren gjiashtu për Galaxy Watch dhe Buds tuaj.
- Pajisjet e humbura mund t'i lokalizoni edhe me veçorinë SmartThings Find brenda aplikacionit SmartThings. Për të përdorur SmartThings Find, ‘Lejoni qё ky telefon tё gjendet’ në cilësimet e Find My Mobile duhet të jetë aktivizuar.
- Për të regjistruar një pajisje si një Find Node, duhet ta pranoni të lejoni përdorimin e informacionit të vendndodhjes tuaj dhe Njoftimin e konfidencialitetit.
- Pajisjet Find Node nuk tregojnë vendndodhjen e saktë të pajisjes së humbur.
- Për të lokalizuar pajisje që mund të vishen si ora dhe kufje, ato duhet të regjistrohen në app-in Galaxy Wearable.
- Pajisjet e regjistruara në Samsung Find mund të lokalizohen në të gjitha vendet përveç Kinës (Hong Kongu dhe Taivani mbështeten).
- Disponueshmëria e veçorisë Find My Mobile mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes ose sistemit operativ.
- Si të aktivizoni opsionin 'Dërgoni vendndodhjen e fundit': Shkoni te Cilësimet > Samsung Account > Pajisjet > Mbrojtja e pajisjes së humbur > Aktivizoni ‘Dërgoni vendndodhjen e fundit'.
- Kjo veçori mbështetet në faqen ueb të Samsung Find.
- Kur aktivizoni gjetjen jashtë internetit në smartfonin ose tabletën tuaj Samsung Galaxy, ajo mund të zgjerohet automatikisht te Galaxy watch dhe kufjet tuaja të lidhura.
- Për të përdorur veçorinë e gjetjes së vendndodhjes në SmartTag tuaj ose gjurmues të tjerë të përputhshëm, sigurohuni që janë të regjistruar në SmartThings. Gjithashtu mund t’i regjistroni në mënyrë të përshtatshme në SmartThings duke përdorur app-in Samsung Find.
- Gjetja jashtë internetit mund të aktivizohet vetëm kur cilësimi 'Lejoni që ky telefon të gjendet' është aktivizuar nën Silësimet > Samsung Account > Pajisjet > Mbrojtja e pajisjes së humbur > Lejoni që ky telefon të gjendet.