Trashëgimia

Trashëgimia

Ku filloi
gjithçka

Ku filloi
gjithçka

Ajo që filluam më 1969 ka evoluar dhe është zgjeruar gjatë dekadave. Në gjuhën koreane, fjala ‘Samsung’ nënkupton “tre yje” dhe emri mban vizionin e themeluesit Lee Byung-chull për kompaninë – të shkëlqejë si yjet në qiell, e madhe, e fortë dhe përjetësisht e ndritshme. Fjala ‘tre’ përfaqëson të mëdhenj, të shumtë dhe të fortë, ndërsa ‘yll’ nënkupton të shndritshëm, të lartë dhe përjetësisht të ndritshëm. Që atëherë, kemi marshuar drejt një universi të tërë mundësish. Jemi të ngazëllyer të ndajmë me ju trashëgiminë e markës tonë – historinë se si u shpalos e gjitha. Ejani dhe eksploroni momentet kryesore të kompanisë tonë dhe evolucionin e logos sonë ndër vite.

Në një drejtkëndësh të bardhë në kuadrat të verdhë, ja modeli i vjetër i makinës llogaritëse Samsung në vitin 1969 shkruar në ngjyrë gri Në një drejtkëndësh të bardhë në kuadrat të verdhë, ja modeli i vjetër i makinës llogaritëse Samsung në vitin 1969 shkruar në ngjyrë gri

Mbërritja në një shtëpi pranë jush

Ne fituam njohjen tonë të parë botërore në vitet '70 kur filluam prodhimin masim të pajisjeve elektroshtëpiake. Shpejt u bëmë prodhuesi kryesor i televizorëve bardhezi dhe përgatitëm skenën për t'u bërë lideri në sektorin e gjysmëpërçuesve. Tri yjet që përfaqësojnë vizionin e Samsung janë përdorur në logot tona të mëparshme deri në vitin 1993.

Hap i vogël për ne, kërcim i madh për të gjithë

Vitet 1980 ishin një epokë dinamike për industrinë e elektronikës dhe për Samsung. Ne krijuam dy qendra kërkim-zhvillimi që u bënë themelet e teknologjive tona botërore deri më sot. Dhe për të shënuar këtë fillim të mundësive të reja, ne e përditësuam logon tonë për të shtuar një ndjesi të imazhit të inkorporuar në identitetin e markës.

Identiteti i markës për teknologji të avancuar

Në vitet 1990, i kemi prezantuar shumë risi botës: memorien e parë 64M DRAM, televizorin digjital, telefonin me MP3 etj. Për të krijuar përshtypjen e ekselencës te klientët tanë botërorë, e kemi rinovuar tërësisht markën. Pas zgjedhjes së të kaltrës si ngjyrën tonë të markës, kemi projektuar një logo të re - germën-markë të bardhë mbi një sfond të kaltër oval.

Thjesht emblematike

Me hyrjen në epokën digjitale ne vazhduam të krijojmë produkte konkurruese përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe teknologjive të fundit. Por ne synojmë më lart. Në angazhimin për t'u bërë markë lider botërore, ne thjeshtuar logon tonë duke hequr sfondin oval dhe duke ndryshuar germën-markë në ngjyrën tonë identifikuese të kaltër të Samsung.

Vazhdojmë të qëndrojmë në krye të zhvillimeve

Ne nuk po ngadalësojmë. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar një përvojë edhe më të mirë për klientët tanë dhe për të sjellë më shumë krijimtari në botë
me produkte si seria Galaxy Z, pajisjet elektroshtëpiake me porosi dhe televizorët e përditshmërisë së njerëzve të zakonshëm.
Ne do të vazhdojmë t'i shpiem më tej kufijtë tanë me eksperienca më të personalizuara dhe të përshtatura për të ardhmen.

50 vjet dhe vazhdojmë numërimin

Ndërsa vazhdojmë me risitë tona në produkte, forcojmë lidershipin tonë në industrinë e teknologjisë duke investuar në teknologji të së ardhmes, si 5G/6G, IA dhe robotikë.
Prania jonë globale manifestohet përmes CI tonë, gërmat e markës, për klientët anembanë botës.