Samsung AI

Zbuloni se si produktet e fuqizuar nga AI mund të sjellin më shumë gëzim në botën tuaj, nga jashtë dhe brenda.

A e keni zili përmbajtjen në rrjetet sociale të një influencuesi? A ndiheni shumë të ngarkuar emocionalisht për bërjen e një pune të thjeshtë në shtëpi? Apo jeni mërzitur nga navigimi i pafund për të gjetur diçka më emocionuese? Produktet e Samsung të fuqizuara nga AI janë këtu për t'ju ndihmuar.

Largoni zilinë për "influencuesit" me veçorinë Qarko për të kërkuar


Krijuesi juaj i preferuar sapo postoi “veshjen e ditës” në një ambient me sfond të bukur. Po ju bën të zmadhoni me sy ziliqarë dhe të mendoni për pushimet verore të radhës. Po ku është ai qytet i bukur me pamje nga deti?

Prezantojmë Qarko për të kërkuar me Google. Me një gjest të thjeshtë, mund të zgjidhni atë që ju bën më shumë kureshtarë ose ju shton zilinë dhe të merrni më shumë informacion pa u larguar nga aplikacioni ku jeni. Kënaqësi e vërtetë në pëllëmbë të dorës!

E disponueshme në gamën e Galaxy S24, S23, Flip5 dhe Fold5.

Qetësoni ankthin që shkaktohet nga larja e rrobave me lavatriçen BESPOKE AI™


Pambuk, sintetike, delikate? Ngjyra të përziera apo vetëm të bardha? Larje me ujë të ngrohtë apo të ftohtë? Sa detergjent? Cikël i shkurtër apo i gjatë? Rrotullim i shpejtë apo i ngadaltë? A po e shpërdoroj ujin, apo po kursej mjaftueshëm energji? Që kur larja e rrobave shkakton kaq shumë ankth?

Lavatriçet Samsung BESPOKE AI™ ofrojnë larje perfekte pa hamendësime dhe ankth. Me ciklin AI Wash, katër sensorë peshojnë rrobat e palara dhe kontrollojnë se sa pis janë ato për të përcaktuar sasinë e duhur të ujit, detergjentin e nevojshëm, kohën e shpëlarjes dhe shpejtësinë e rrotullimit të nevojshme për rezultate të kënaqshme dhe pa stres.

Harrojeni mërzitjen me përmbajtjen e përmirësuar në televizorët 8K Samsung të fuqizuar nga AI


Televizorët 8K Samsung të fuqizuar nga AI përmirësojnë cilësinë audio-vizuale, duke e shndërruar të zakonshmen në të jashtëzakonshme. Në fakt, rezolucioni 8K është aq i rafinuar dhe sistemi i tingullit rrethues Dolby Atmos aq përfshirës sa do t'ju duket sikur të jeni në stadium, duke bërë tifo për ekipin tuaj të preferuar.

Pastroni sikletin me Samsung BESPOKE Jet™ AI


Mbajtja pastër e shtëpisë nuk bëhet vetëm për t'u dukur mirë, por gjithashtu për t'u ndjerë mirë! Një shtëpi e pastër dhe pa pluhur do të thotë më shumë rehati për ju dhe të dashurit tuaj dhe më pak siklet për ju.

Fshesa e duhur me korrent e bën punën më të lehtë, ashtu si Samsung BESPOKE Jet™ AI. Kjo fshesë me korrent inteligjente jo vetëm që dallon llojin e dyshemesë, gjithashtu rregullon në mënyrë automatike fuqinë e thithjes për ta përshtatur. Gjithashtu boshatis koshin e pluhurit për ju! Si ju duket kjo për pastrimin inteligjent?

Shikoni videon promocionale të “Inside Out 2” nga Disney dhe Pixar

Zërat e vegjël në kokën e Riley e njohin atë brenda dhe jashtë - por këtë verë, gjithçka ndryshon kur “Inside Out 2” nga Disney dhe Pixar prezanton disa emocione të reja.

Zbuloni edhe më shumë kënaqësi me produktet e përfshira

Lexo këta artikuj në vijim