Këshilla

4 Këshilla teknologjie miqësore ndaj mjedisit për të pakësuar
gjurmën tuaj të karbonit

Nga ripërdorimi i pajisjeve të vjetra tek karikimi më rrallë, ja disa mënyra të thjeshta për bërë një ndryshim.

Trajtimi i ndryshimit të klimës do të kërkojë veprim të madh dhe të guximshëm. Por zgjidhjet e vogla që bëni çdo ditë gjithashtu mund të ndihmojnë. Duke pakësuar gjurmën tuaj të karbonit—masën se sa dioksid karboni dhe gaz serë krijoni—jeni duke bërë një ndikim të vogël, të vazhdueshëm dhe ndryshimi i zakoneve tuaja të teknologjisë së qëndrueshme është pika e shkëlqyer për t’ia filluar. Ja sesi t’a bëni.

Riciklimi në shtëpii Galaxy
Shndërroni pajisjet² tuaja të vjetra të Galaxy në sensorë intelligjentë të shtëpisë.
1

Gjeni një përdorim të ri për pajisjet e vjetra

Kur bëhet fjalë për krijimin e një shtëpie miqësore ndaj energjisë, nuk ka pse të filloni nga hiçi. Nëse keni telefona të vjetër që mbledhin pluhur në sirtar, është e kollajtë t’u jepni një jetë të re me programin Riciklimi në shtëpi¹i Galaxy.

4
2

Automatizoni shtëpinë tuaj për të kursyer energji

Gjysma e sfidës së pakësimit të konsumit të energjisë është thjesht të kujtoni që t’a bëni atë, qoftë fikja e dritave në dhoma boshe ose ulja e kondicionerit kur nuk nevojitet. Fatmirësisht, automatizimi i shtëpisë e bën atë, në mënyrë që ju të mos keni nevojë të mbani mend. Duke lidhur Galaxy S21 tuaj me pajisjet SmartThings, mund të krijoni një Bixby Routine të thjeshtë që ndez ose fik automatikisht dritat inteligjente⁴ dhe menaxhon përdorimin e energjisë së tyre. E mirë për planetin. E mirë për faturën tuaj të energjisë elektrike.

3

Bëni që karikimet tuaja të zgjasin më shumë

Sa më rrallë të karikoni, aq më shumë energji kurseni—dhe ka shumë veçori të krijuara për të ndihmuar që bateria juaj të zgjasë më shumë. Në Galaxy S21, mund të aktivizoni cilësime si Optimizimi i baterisë ose Modaliteti i errësirës dhe të fikni veçoritë që përdorin shumë energji dhe që nuk ka nevojë të jenë të aktivizuara gjatë gjithë kohës (për shembull, Gjithnjë në ekran dhe Vendndodhja). Telefoni madje mund të përshtasë përdorimin e energjisë së tij sipas zakoneve tuaja personale me modalitetin e Përshtatjes për kursim energjie.

Qëllime botërore
Samsung dhe Kombet e Bashkuara bashkohen për t’ju ndihmuar që të ndryshoni botën.
4

Rrëshqitni për një kauzë të mirë

Mbështetja e luftës kundër ndryshimit të klimës mund të jetë aq e thjeshtë sa klikimi i disa reklamave. Në Galaxy S21 tuaj, gjendet një aplikacion i quajtur Qëllime Botërore që u bënë nga Samsung dhe Kombet e Bashkuara. Në aplikacion, çdo reklamë me të cilën ndërveproni dhuron të ardhura tek një nga Qëllimet Botërore, të cilat përfshijnë Masa Klimatike dhe Konsumin e Prodhimin e Përgjegjshëm të Energjisë. Mund të mos ju duhet as që të ngrini gishtin. OK, vetëm atë për të klikuar reklamën.

¹ Shërbimi beta për Riciklimi në shtëpi i Galaxy është i disponueshëm në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kore. Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas operatorit.
² Veçoria Riciklimi lart në shtëpi i Galaxy është i disponueshëm në të gjitha seritë S, Note, dhe Z të hedhura në treg nga viti 2018 (S9, Note9 ose më vonë) që përdorin Android 9 dhe version më të ri. Më shumë pajisje do ta ofrojnë atë në të ardhmen.
³ Azhornimi i softuerit mund të bëhet në SmartThings Labs, një veçori brenda aplikacionit SmartThings .
⁴ Kërkohet identifikim në Samsung Account dhe lidhje me rrjetin e të dhënave (Wi-Fi ose rrjeti i të dhënave). Për të komanduar pajisjet e tjera me Bixby, të gjitha pajisjet duhet të regjistrohen në SmartThings. Ju lutemi vizitoni https://117.p.syniva.es/smartthings për më shumë informacion.

Pakësoni gjurmën tuaj. Rrisni ndikimin tuaj.

Galaxy S21 mund të jetë themeli për zakonet tuaja të teknologjisë që kursejnë energji.

Lexoni këta artikuj në vijim