Fotografia

Një buqetë e dritave bokeh

Si të mjegulloni sfondet e fotografive për një estetikë të mrekullueshme.

Oh ato net të ëmbla, sfondi i përsosur për regjistrimin e momenteve plot hir të magjisë dhe haresë. Nëse dëshironi poza mahnitëse që tregojnë net të kaluara mirë, atëherë mos shikoni me tej sesa bokeh. Ju pëlqen? Këtu janë këshillat dhe marifetet tona më të mira të fotografisë bokeh që do t’i çojnë fotografitë tuaja të verës në nivelin tjetër.

Çfarë është bokeh?

Kjo teknikë e fotografisë—emri i të cilës vjen nga fjala japoneze “boke” që do të thotë të “turbullosh” ose “mjegullosh"—është efekti i kënaqshëm estetik i një sfondi të mjegulluar/jashtë fokusit. Nëse nuk e keni dëgjuar termin, padyshim e keni parë atë kudo në mediat tuaja sociale. Ideal për fotografi të verës me dritë të paktë, bokeh bën që subjekti juaj të dalë në pah ndaj një sfondi të bukur të mjegulluar.

Afrohuni shumë pranë

Për atë thellësi të paktë të fushës që nevojitet mjaft, do të dëshironi të jeni krejtësisht në fytyrën e subjektit tuaj. Prandaj, afrohuni. Jo, më pranë. Shihni sesa pranë mund të afroheni ndërsa ende i mbani ata në fokus. Sa më afër të jeni, aq më mirë do të duket bokeh. Për rezultate maksimale, përdorni një lente që ndihmon në veçimin e subjektit tuaj ndaj një sfondi të mjegulluar.

Largësia është kyçi

Sfondi mund të jetë tërheqës, por nëse jeni shumë pranë tij bokeh do të ndikohet negativisht. Mbani mend se që subjekti juaj të dalë në pah ndaj një sfondi bokeh të bukur, është e rëndësishme të ruani një raport të mirë subjekt ndaj sfondit. Gjithnjë do të dëshironi të jeni pranë subjektit tuaj por larg nga burimi i dritës. Sa më shumë largësi ndërmjet të dyve, aq më shumë mjegullim do të ketë. I thjeshtë.

KËSHILLË
Ndryshoni gjendjen emocionale të dritave të sfondit duke përdorur filtrat e Fokusit Live në Galaxy S10+.

Gjithçka ka të bëjë me theksimet

Për një efekt dramatik bokeh, gjithnjë kushtojini vëmendje theksimeve. Këto janë pjesa më e shndritshme e skenës tuaj, kështu që sigurohuni se ka shpërthime të gjalla të ngjyrave pas subjektit tuaj. Me fjalë të tjera, lejojeni që të shkëlqejë. Sfonde të thjeshta nuk do t’ju japin atë “faktor mahnitës”, kështu që gjeni një vend me më shumë elementë vizivë. Patjetër përdorni ato drita të qytetit dhe të rrugës në avantazhin tuaj. Dritat neon janë të përsosura për të krijuar rrathë mahnitës të dritës. Pasqyrimet nga pellgjet gjithashtu bëjnë mrekullira për krijimin e një sfondi bokeh mbresëlënës.

Hapje e Dyfishtë
Përdorni regjimin e hapjes F1.5 në Galaxy S10+ për të tërhequr dritën në errësirë.

Bëhuni krijues me të

Në një botë ideale, do të regjistronit në një zonë të ndriçuar mirë. Diku të ndriçuar me fenerë, llamba të rrugës dhe shenja të gjitha duke shkëlqyer në harmoni të përsosur. Por nëse vendndodhja juaj ka pak dritë (dhe hëna dhe yjet nuk ndihmojnë shumë), provoni të vendosni disa artikuj ndriçues rreth subjektit. Nëse jeni me miq, u kërkoni atyre të përdorin fenerin në telefonat e tyre për dritë shtesë. Dritat e magjishme funksionojnë edhe më mirë dhe shtojnë një element mahnitës në fotografitë tuaja të verës.

Loja e ngjyrave, deri në fund

Gjithnjë shikoni për vende që do të paraqesin një sfond plot ngjyra. Ndërsa zonat urbane kanë ngjyra kudo, një fushë e hapur ose park nuk do t’ju japin asgjë në lidhje me sfondin (na vjen keq fshat, qyteti e fiton këtë raund). Gjithashtu, përpiquni të ndriçoni subjektin tuaj. Një dritë delikate në plan të parë (ndoshta një shkëlqim i ambientit nga një dritë e rrugës)—që plotëson ngjyrat mbizotëruese të sfondit—do t’u japë pozën që bie në sy që jeni duke kërkuar. Për një pamje të veçantë, provoni ndriçimin me ngjyra të këndshme tek subjekti juaj për të ekuilibruar ngjyrat e ngrohta pas.

Ndjeheni të frymëzuar?

Shtoni një prekje të përsosur tek fotografitë tuaja të verës natën me Galaxy S10+. Me Fokusin Live të përmirësuar të kamerës—që përfshin opsione për të shtuar efektet e reja të bokeh rrotullues, bokeh i zmadhuar dhe pika të ngjyrave—shpejt do të jeni mjeshtër i mjegullimit.

Lexoni këto histori më pas

*Veçoritë e Galaxy S10+ ndryshojnë sipas vendit.