Zilia e postimeve: Këshilla për
krijimin e videove të mediave sociale
epike
Si të bëni montazh të videove dhe të krijoni efekte vizive mahnitëse.
Gjallëroni videot tuaja me efekte të hijshme si regjimi i Vizatimit të AR në Galaxy Note10
Një video e shkëlqyer në rrjetet sociale ka fuqinë të tërheq vëmendjen tuaj dhe të bëjë që të shikoni shumë video të tjera. Por ndërsa bërja që videot tuaja të dallohen mund të duket e pamundur, nuk ka pse të jetë e tillë. Edhe nëse nuk jeni një mjeshtër i videografisë, me pak durim (dhe shumë imagjinatë) sërish mund të krijoni video virale. Këtu jepen disa teknika të shkëlqyera që t’u japin videoklipeve tuaja fuqinë e theksimit dhe tërheqjes së vëmendjes.
Një teknike rrotulluese pa fund. Regjistruar me Galaxy S10+
Video që përsëritet
Si ta realizoni: Fillimisht, regjistroni skenën që dëshironi në pozën tuaj që përsëritet. Mënyra e thjeshtë: regjistroni subjektin tuaj që lëviz përmes kornizës dhe zhdukeni pas një objekti ose dilni nga ekrani. Regjimi i vështirë (por që ia vlen): regjistroni një skenë që mund të krijojë një përsëritje të pafundme brenda një objekti të fshehur. Pastaj, duke përdorur Adobe After Effects, fshiheni atë objekt dhe krijoni një përsëritje pa fund duke çiftuar një shtresë brenda një shtrese që rritet dhe rritet. Përsëriteni këtë derisa të keni një pjesë të videoklipit tuaj që përsëritet në mënyrë të përsosur. Si ta zotëroni: Gjeni një sfond që nuk lëviz ose ndryshon që ju lejon të krijoni një përsëritje më të besueshme.
Luani me kohën dhe hapësirën
Ndalim i lëvizjes
Si ta realizoni: Regjistroni fotografitë tuaja me një largësi të barabartë nga subjekti juaj në një gjysmë-rreth (ose rreth të plotë). Pasi të keni regjistruar magjinë, vendosni këto regjistrime në Adobe After Effects si një sekuencë e imazheve dhe përdorni Warp Stabilizer tuaj. Nëse dëshironi të përdorni një efekt të ndalimit të lëvizjes në një subjekt që lëviz, përsërisni hapat e mësipërm ndërsa subjekti juaj lëviz në distanca të barabarta ndërsa regjistroni në vend. Si gjithmonë, sa më shumë kohë që investoni në perfeksionimin e pozave tuaja, aq më i hijshëm do të duket rezultati juaj përfundimtar.
Si ta zotëroni: Bëni poza të shumta për një animacion më të lëmuar, më realist. Çojini pozat tuaja në nivelin e ardhshëm duke përdorur spango dhe shkumës për të shënuar largësinë tuaj të saktë nga subjekti çdo herë.
Vendosni vizatimet tuaja në një dimension të ri me Galaxy Note10
Efekte speciale
Si ta realizoni: Nga përdorimi i prizmave dhe lenteve argëtuese tek shkarkimi i aplikacioneve të caktuara, ka shumë mënyra për të shtuar një farë “mahnitje” në përmbajtjen tuaj. Kështu që bëni gjithçka që doni. Regjimi i Vizatimit AR të Galaxy Note10 ju lejon të përdorni S Pen për të personalizuar videot tuaja me vizatime, efekte dhe animacione virtuale që qëndrojnë të fiksuara në vend kur lëvizni kamerën.
Si ta zotëroni: Praktikoni. Dhe praktikoni më shumë. Krijuesit e përmbajtjes së shkëlqyer regjistrojnë të njëjtën skenë pa fund për të marrë pozën e përsosur—duhet të bëni të njëjtën gjë këtu. Gjithashtu, përpiquni të regjistroni gjatë ora e artë për një efekt të hijshëm që është 100% natyral.
Luani me objekte si prizma për të marrë një efekt kaledioskopik
Regjistruar me Galaxy Note10
Filmoni në Super Slow-mo në Galaxy S10+ dhe pastaj kthejeni pas për një shikim të mrekullueshëm
Kthimi pas
Si ta realizoni: Mendoni për një skenë argëtuese me një element të lëvizjes—diçka që do të dukej mirë nëse shihej e kthyer pas. Filmoni videoklipin tuaj duke përdorur veçorinë Super Slow-mo me pajisjen tuaj Galaxy, pastaj zgjidhni opsionin e shikimit të Kthimit pas. Disa skena spektakolare, si hedhja e diçkaje në ajër, duken mirë nëse regjistrohen me lëvizje të ngadaltë—kështu që përpiquni të luani me atë ide, gjithashtu.
Si ta zotëroni: Mbani disa elementë të skenës të qëndrueshëm dhe përfshini shumë objekte të dallueshme si lëngje, automjete, ose në rastin tonë, lule.
Regjistroni momente epike në Super Slow-mo me Galaxy S10+
Super Slow-mo
Si ta realizoni: Synoni për skena që janë plot lëvizje dhe tregoni diçka unike—një veprimtari që do të krijojë një videoklip interesant kur veprimi të jetë ngadalësuar mjaft. Pasi ta keni organizuar skenën, regjistroni veprimin mahnitës duke përdorur veçorinë Super Slow-mo.
Si ta zotëroni: Ndriçimi është KRYESOR për lëvizjen e ngadaltë, kështu që sigurohuni se ndriçimi për videon është në vendin e duhur. Për rezultate epike, regjistroni jashtë në dritën natyrale të diellit për të shmangur një efekt dridhës që krijon shpesh ndriçimi artificial.
Kalime krijuese për t’i mbajtur duke vrarë mendjen
Regjistruar me Galaxy Note10
Montazhe më të zgjuara
Si ta realizoni: Regjistroni videoklipe të shumta me lëvizje ndërsa ndryshoni një element të vetëm në secilin rast. Për besueshmëri, regjistroni vazhdimisht dhe fiksoni ekspozimin dhe fokusin, kështu që ndriçimi juaj të jetë i qëndrueshëm. Pasi ta keni regjistruar, përdorni një aplikacion të përparuar të montazhit si Adobe Premiere Rush për të prerë videoklipet tuaja në të njëjtën pikë në secilën lëvizje, korrigjoni lëvizjen dhe kombinojini ato krah për krah për të krijuar një lëvizje të pashkëputur. Përsëriteni sipas nevojës për ndryshime të shumta në skenën tuaj.
Si ta zotëroni: Veprimet më të shpejta zakonisht duken më mirë dhe ndihmojnë ta bëjnë montazhin të duket më i besueshëm.
Gati për të krijuar
video të bukura, që ia vlejnë të bëhen virale ?
Nga regjistrimi i momenteve të shkëlqyera me Super Slow-mo tek shtimi i stampës tuaj unike me Vizatimin AR, përdorni këto teknika për të rafinuar përmbajtjen tuaj dhe për të krijuar video virale.
Galaxy Note20 | 20 Ultra
Galaxy S21 | S21+ 5G
Galaxy S20 | S20+ | S20 Ultra
Lexoni këto histori më pas
* Lizenziert unter einer Creative-Commons-Lizenz für Namensnennungen (Attribution).