Fotografia

Transformoni pamjen e fotove të profilit tuaj në
aplikacionin e takimeve

Ndiqni këshillat e ekspertëve tanë dhe mësoni sekretet e nxjerrjes së fotografive perfekte për t'u përdorur për profilin e aplikacionit të takimeve.

Je mjaft tërheqës. Por sikur të jesh duke humbur disa përputhje cilësore për shkak se fotografitë e profilit tënd të takimeve janë ca të mërzitshme? Epo kjo është diçka që instruktorja profesioniste e takimeve Alexis Germany (@thealexisgermany) thjesht s’mund ta durojë. Ajo jep rregullisht këshilla të dobishmë në TikTok, duke i mësuar 67 mijë ndjekësit e saj mbi mënyrat më të mira për të regjistruar të gjithë qenien e tyre të mahnitshme në formën e profilit. Këtu, Germany jep disa prej sugjerimeve të saj kryesore mbi fotografitë, që i kemi sjellë në jetë me Galaxy Z Flip3 5G. Ndaj vazhdo të lexosh, planifiko pozat e tua dhe bëhu gati për kalendarin social që të bëhet më i ngarkuar.

Të jesh vetvetja është mënyra më e mirë për të rënë në sy

Është e lehtë ta mendosh “thjesht të qënit ti” dhe të “biesh në sy” si të kundërta. Por njerëzit me të cilët dëshiron të lidhesh janë ata që do të të pëlqejnë ashtu siç je. “Fotografitë e tua duhet t’i japin njerëzve një ide se me kë do të shkojnë në një takim,” thotë Germany. “Por gjithashtu dëshiron të bësh inventarin e cilësive të tua më të mira, atëherë gjej një mënyrë të menduar për t’i ndarë ato.” Ajo rekomandon theksimin e interesave të tua në të paktën një nga fotografitë e profilittënd, pavarësisht nëse është t’i biesh kitarës apo gatimi i një rizotoje të shijshme. Kur bëhet fjalë për rrobat, vish ato me të cilat ndihesh më rehat. Fto një mik që të bësh disa poza të sinqerta, të natyrshme. (Gjithnjë mund të bësh përmirësime të vogla të tyre duke përdorur regjimin Portret në Galaxy Z Flip3 5G.) Më në fund, për pak lëvizje dhe vërtetësi të botës reale, mendo për vendosjen e një video të shpejtë të vetes duke bërë diçka që të pëlqen.

Regjimi Flex
Bëj selfi pa duar që s’duken si selfi.

Ndahu nga të njëjta selfi të vjetra

Germany s’kursen fjalët kur shpreh mendimin e saj për selfi të profilit të takimeve: “Jo selfi në banjë. Jo selfi në pasqyrë. Qëndro larg selfive në përgjithësi,” thotë ajo. “Nëse absolutisht duhet të postosh një selfi, një është mjaft.” Me të thënë këtë, mund të vijë një kohë kur qëllon të jesh vetëm, veshur me rroba të përsosura, zhytyr në ndriçim të përsosur—dhe po pastaj? A s’duhet të bësh një fotografi të lezetshme të profilit? Për fat të mirë, regjimi Flex në Galaxy Z Flip3 5G të lejon të shpalosësh telefonin, ta vendosësh dhe të bësh një selfi pa duar që s’duket fare si një selfi. Madje mund të lidhni një Galaxy Watch4 dhe të bësh poza nga telefoni thjesht duke takuar orën. (Është shoqëruesi i përsosur.)

4

Rrëshqit djathtas për foto cilësore

Këto ditë të gjithë kemi kamera të shkëlqyeshme në xhepat tanë, ndaj është më thjesht se kurrë që të bëjmë një fotografi të profilittë takimit të qartë me rezolucion të lartë. Dhe Germany thotë se cilësia ka rëndësi. “Edhe nëse përmbajtja e shkruar në profilin tuaj është e mahnitshme, të mos kesh fotografi të mira për ta mbështetur atë do të rezultojë në më pak përputhje.” Prandaj sigurohuni se fotografitë e tua s’janë të turbullta apo me ndriçim të paktë. Një kamera 12MP si ajo në Galaxy Z Flip3 5G do të të japë imazhet e qarta, me rezolucion të lartë që të nevojiten. Nuk kërkohet asnjë modifikim apo filtra ekstravagante.

4

Trego më shumë vendndodhje për të filluar më shumë bisedime

Mendo për fotografitë e profilit tënd si një histori që i çon shikuesit nga një vendndodhje magjepsëse në një tjetër. Shumëllojshmëria e vendndodhjeve gjithashtu nënkupton më shumë fillues të bisedave. Ndaj trego fotografinë tënde në një koncert që të ndryshoi jetën apo duke vrapuar përmes parkut tënd të preferuar. “Fotografi të bëra në veprimtari apo grumbullime funksionojnë mirë, sepse nëse po ia kalon mirë, ka të ngjarë që të shfaqet në fotografitë e tua,” thotë Germany. Dhe padyshim, sigurohu të rregullosh cilësimet e kamerës tënde për vendndodhjen. Nëse je jashtë gjatë një ekskursioni ditën, duhet të jesh në rregull me dritën e natyrës. Nëse po përpiqesh të regjistrosh një natë në qytet, do të dëshirosh të diah bazat e fotografisë me dritë të paktë. Regjimi i natës në Galaxy Z Flip3 5G do të të japë imazhe të gjalla, plot hollësi të natës tënde (pavarësisht sesa errët apo zbehtë janë gjërat).

Dhurata të paharrueshme
për të dashurit e tu

Dhuroni diçka surprizuese për këtë Shën Valentin.

*Imazh i simuluar.

Gati për t’u socializuar?

Bëj fotografi tërheqëse të profilit dhe bëhu gati për të gjitha takimet e tua.

Portret duke buzëqeshur i Alexis Germany. Portret duke buzëqeshur i Alexis Germany.

JU PREZANTOJMË

Alexis Germany

Eksperte e marrëdhënieve dhe instruktore e stilit të jetesës

Ikonë e Samsung Galaxy Ikonë e Samsung Galaxy

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj shpërndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexoni këta artikujt në vijim