FOTOGRAFIA

Shkrepni
foto mahnitëse
të orës blu me telefon

Keni dëgjuar për orën e artë. Tani mësoni
sekretet e fotografisë së orës blu.

Nëse ora e artë është momenti më i preferuar, ora blu është homologu i vet artistik. Është ai interval i shkurtër kur qielli merr një ngjyrim të thellë bluje, mu përpara lindjes së diellit ose menjëherë pas perëndimit, duke u dhënë fotove një atmosferë unike të qetë dhe misterioze. Dhe këtu për t'ju treguar se si ta regjistroni? Fotografi i udhëtimeve dhe i stilit të jetesës, Karl Shakur(@karl_shakur). “Ora blu është magjike për mua,” - thotë ai. “Ngjyrat janë më të pasura dhe kompozimet mund të dalin më kinematofrafike.” Në këtë episod të Master It, Karl ju shoqëron në një fotografim përgjatë limaneve të Londrës me Galaxy S22 Ultra dhe funksionet e kamerës Nightography të krijuar për ndriçim të ulët. Shikoni këtë udhëzues dhe në vijim lexoni për këshilla se si të realizoni fotot tuaja.

Planifikoni përpara për një shkrepje (shumë) të shkurtër

"Ora" blu me të vërtetë zgjat vetëm rreth 20 deri në 30 minuta në varësi të vendndodhjes tuaj, kështu që do të donit të shfrytëzonit sa më shumë prej saj. Kontrolloni kohëzgjatjen e orës blu për rajonin tuaj. Përpiloni një listë të detajuar të fotografive. Fiksoni cilësimet e kamerës së telefonit dhe organizoni pajisjet tuaja. (Pajisjet e Karl për këtë fotografim: një Galaxy S22 Ultra, një panel dritash LED, një këmbalec dhe një prizëm.) Ndoshta më e rëndësishmja, zbuloni një vend të mrekullueshëm - një vend me një subjekt intrigues, të ndriçuar bukur në plan të parë, që do të dallohet në sfondin e bukur blu.

Mbani shkrepjen tuaj të palëkundur

Kjo kohë e ditës është mjaft e errët, çka do të thotë se do t'ju duhettë ulni shpejtësinë e shkrepjes (për të rritur kohën e marrjes së dritës nga sensori), duke rritur rrezikun e lëkundjes dhe turbullimit të kamerës. Këmbaleci do të jetë thelbësor për ta mbajtur fotografinë tuaj të qartë. Për të hequr mundësinë më të vogël të lëkundjes së dorës, mund të përdorni gjithashtu S Pen të integruar të Galaxy S22 Ultra në rolin e shkrehësit në distancë dhe t'i shkrepni fotot duke shtypur butonin e stilolapsit.

Mësoni si të përdorni
dritën e kufizuar

Fotot e bukura të orës blu shpesh janë në kontrast me një sfond blu të ftohtë me një subjekt interesant në plan të parë. Megjithatë, në një mjedis kaq të errët, ky subjekt duhet të ndriçohet pak nga një burim drite. Dritat e rrugës, fenerët ose dritat e ndërtesave funksionojnë mirë, dhe dritat e bardha, të verdha dhe të kuqe kontrastojnë bukur me ngjyrën blu. Karl përdori një panel drite LED për ta bërë modelin e tij të dallohej nga errësira. Por kini kujdes që të mos e mbiekspozoni imazhin tuaj duke humbur blunë. Përdorni vetëm ndriçim të mjaftueshëm për ta bërë subjektin tuaj të dukshëm dhe fotografoni në modalitetin manual për kontroll më të madh mbi dritën.

Kamerë e kategorisë profesionale
Përshtatni ISO tuaj, shpejtësinë e shkrepjes dhe më shumë për orën blu.

Merrni kontrollin e cilësimeve tuaja

Me modalitetin e ekspertit të Galaxy S22 Ultra, mund të personalizoni cilësimet e kamerës së telefonit tuaj për orën blu. Këto mund të ndryshojnë në bazë të skenës që po shkrepni - peizazhi i qytetit, peizazhi, portreti etj. - por, në përgjithësi, duhet të përdorni një ISO nën 800 për të minimizuar ndjeshmërinë ndaj dritës dhe zhurmën e imazhit. Përdorni gjithashtu një shpejtësi më të madhe të shkrepjes (për të shmangur turbullimin, jo më të ngadaltë se 1/15 ose 1/20) për të kapur ndriçimin e kufizuar të cilësimeve. Së fundi, bëni balancën tuaj të bardhë pak më të freskët (midis 3400K dhe 4600K) për të rritur fortësinë e blusë. Ndërsa qielli ndriçon ose errësohet, do t'ju duhet t'i rregulloni pak këto cilësime.

Këshilla bonus: Karl i pëlqeu sidomos veçoria e përforcimit të fokusit te Galaxy S22 Ultra, që i mundësoi të shkrepte në errësirë ndërsa kishte ende mundësinë të shikonte se cilat pjesë të imazhit kishte në fokus. Gjithashtu, provoni të shkrepni me aplikacionin Expert RAW² për të nxjerrë skedarë 16-bit Linear DNG RAW që ju lejojnë të modifikoni dhe amplifikoni blunë sipas nevojës.

4

Zbavituni me të

Pasi të keni marrë të gjitha fotot nga lista juaj e fotografimit, bëni disa eksperimente. Karl vendosi një prizëm mbi objektivin e kamerës së Galaxy S22 Ultra për të marrë një efekt xhami me shkëlqim, të pasqyruar. Ju gjithashtu mund të bëni disa pikturë me drita, 'Faqja e artikullit "Festoni natyrën përmes pikturës me dritë" nga Samsung.com Explore ose edhe të regjistroni një video me kalim kohe si në ëndërr.

  • ¹ Imazh i regjistruar me Galaxy S22 Ultra, më pas redaktuar nga fotografi. Rezultatet mund të ndryshojnë në bazë të mjedisit konkret të shkrepjes.
  • ² Aplikacioni Expert RAW mbështetet për momentin nga Galaxy S22 Ultra, S22+, S22, S21 Ultra dhe Z Fold3, dhe ofrohet në Galaxy Store.

Gati për shkrepjen tuaj të orës blu?

Shkoni përtej orës së artë me veçoritë e fuqishme të Nightography të Galaxy S22 Ultra.

DUKE PARAQITUR

Karl Shakur

Fotograf udhëtimesh dhe stili jetese

Ikonë e Samsung Galaxy Ikonë e Samsung Galaxy

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj shpërndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexo këta artikuj në vijim