Nxirrni në pah arritjet tuaja me një set
fotografik virtual të diplomimit
Bëjeni momentin tuaj të rëndësishëm të paharrueshëm përmes fotografive artistike të diplomimit të regjistruara #withGalaxy.
Regjistruar me modalitetin e Portretit në Galaxy S21 Ultra 5G
Bëhuni gati të hidhni kapelet dhe provimet tuaja—momenti drejt të cilit keni punuar më në fund ka mbërritur. Ndërsa mund të mos jetë tamam diplomimi që kishit imagjinuar, është një moment që meriton të festohet, të regjistrohet dhe t’u tregohet të tjerëve. Për t’ju frymëzuar, kemi thirrur influencuesen dhe të diplomuarën së fundmi Jessica Carrie Lee (@jessicacarrielee) për të na treguar sesi bëhet me Galaxy S21 Ultra 5G.
Krijoni sfondin tuaj të portretit
Po planifikoni seancën e fotografive në shtëpi? Tani ekzistojnë të gjitha llojet e ideve të sfondeve të bëra vetë që mund t’i krijoni duke bashkuar artikujt të përditshëm të shtëpisë dhe pak imagjinatë. “Doja të theksoja gëzimin e diplomimit pavarësisht se po festoj në dhomën time të vogël të fjetores,” thotë Lee . Nëse keni një hapësirë të vogël ku të punoni, përpiquni të ripërdorni dekorin e shtëpisë tuaj si peisazh. “Përdora perdet e mia si një sfond tekstili dhe përdora pikturat e murit për t’i shtuar tek portretet e mia.“ Një sfond miklues madje mund të krijojë skenën për një hyrje madhështore tek ceremonia juaj e diplomimit virtual.
Këshillë: Nëse ka shumë gjëra në sfond, prekni imazhin e vogël të ‘Mjegullim’ në cepin e poshtëm të anës së djathtë në gjetësin e pamjes në modalitetin e Portretit. Pastaj, rregulloni mjegullimin për t’a parë efektin menjëherë. Gjithashtu mund t’a bëni këtë pasi të keni bërë fotografinë duke klikuar ‘Ndryshoni efektin e sfondit’ për të rregulluar mjegullimin, pastaj ‘Zbatoni’ për t’a nxerrë në pah ndaj sfondit tuaj. “Mund të klikoni në zona të caktuara për të rifokusuar pas bërjes së pozave, gjë që është një veçori të cilën e kërkoj në DSLR-të,” shpjegon Lee . “Nuk kisha imagjinuar se një kamera e telefonit e bën atë në procesin pas fotografimit.”
“Doja të theksoja gëzimin e diplomimit pavarësisht festimit në dhomën time të vogël të fjetores.”
- Jessica Carrie Lee
Zgjidhni një mjedis të jashtëm me domethënie
Nëse vendosni të dilni jashtë për seancën tuaj, merrni në konsideratë një vendndodhje që ju kujton vitet e universitetit—ndoshta disa prej viteve më të mirë të jetës tuaj. Vetëm sigurohuni se është një hapësirë e ndriçuar mirë, e pastër dhe e hapur. Për Lee, ajo ishtë në kompleksin universitar pranë fjetores së saj dhe përpara një ndërtese që nuk ishte në përdorim: “Në qytete si Los Anxhelis, mund të jetë e vështirë që të mos keni makina dhe njerëz në kuadër, kështu që regjistrimi nga një taracë boshe është preferenca ime.” Për më shumë pamje panoramike të vendndodhjes, kaloni tek lentja Wide në Galaxy S21 Ultra 5G tuaj—e përsosur për të regjistruar të gjithë pamjen pa kompromentuar cilësinë e pozës.
Regjistroni ngazëllimin e ditës
Marifeti për t’i bërë të gjalla fotografitë tuaja argëtuese të diplomimit? Lëvizja. Pavarësisht nëse janë xixëllues të dritës ose hedhja e kapeles tuaj tek kamera, krijimi i lëvizjes me pozat tuaja mund të evokojë energji dhe të ndihmojë që të tjerët të ndjehen sikur janë atyre me ju (edhe nëse nuk mund të jenë atje fizikisht). Për Lee, “ishte me të vërtetë e rëndësishme të regjistroja veprimin e festimit me mantelin që valëvitet, konfetin që valëvitet dhe prerjen e kekut.” Këshilla e saj? Mos harroni të argëtoheni: “Shume prej pozave të mia të preferuara janë poza të çiltra të qeshjes dhe momente të vërteta, sepse janë të natyrshme dhe inkurajuese.”
*Imazh i simuluar për qëllime ilustrimi.
Përfshini shokun tuaj të dhomës në kolegj ose një anëtar të familjes
Sepse me kë është më mirë të regjistroni këtë moment të rëndësishëm sese me njerëzit të cilëve dëshironi t’ua jepni? Në mënyrë që poza juaj të duket ashtu siç e dëshironi atë, krijojeni fotografinë tuaj me cilësimet tuaja të dëshiruara të kamerës, në mënyrë që gjithshka që ata duhet të bëjnë është të klikojnë dhe të regjistrojnë. “Regjistrova një kombinim të selfive, me matësin e kohës time dhe portrete me ndihmën e të dashurit tim, Skyler, për t’a regjistruar veprimtarinë nga të gjitha këndet,” thotë Lee . Kur përfundojnë regjistrimit tuaj solo, vendoseni telefonin tuaj në një trekëmbësh dhe ftojini të bëhen pjesë e veprimit.