Fotografia

Tregimi i historive të mëdha me një
kamera të madhësisë së xhepit

Mësoni sesi regjisori Sha Mo xhiroi filmin e tij Kids of Paradise me Galaxy S21 Ultra.

Kanë ikur kohët kur krijimi i filmave ishte vetëm për studiot e mëdha të filmave dhe personalitetet e mirënjohur. Ajo që dikur përfshinte konfigurime të shumta të kamerave, ndriçim teknik dhe sasi të mëdha parash tani mund të bëhet me një pajisje të vetme që futet komplet në xhepin tuaj. Çdokush me një smartfon ka fuqinë për të krijuar histori bindëse përmes filmit. Në partneritet me Samsung, regjisori kinez Sha Mo bëri pikërisht këtë, duke krijuar filmin e tij të ri të shkurtër, Kids of Paradise, duke përdorur vetëm Galaxy S21 Ultra.

Një djalë i ri nga filmi Kids of Paradise me një kapele me majë. Një djalë i ri nga filmi Kids of Paradise me një kapele me majë.

Një tregimtar i ri në ngjitje

Pavarësisht se është vetëm 31 vjeç, Mo s’është i panjohur në xhirimin e një filmi apo tregun e filmave kinezë, me filmin e tij Love Will Tear Us Apart që arriti numrin një në shitjen e biletave në Kinë. Në filmin e tij të shkurtër, të ardhshëm Kids of Paradise, Mo punon me aktorë të rinj me vështirësi në dëgjim për të treguar një histori të miqësisë së fëmijërisë. Ai e pa punën me këta aktorë si mundësi të përsorur për të shfaqur këmbënguljen e tyre përballë vështirësive, një ide e pasqyruar në vetë filmin.

Një përrallë e treguar me poezi vizuale

I trainuar në Akademinë e Filmit të Beijing, Mo është regjizor i pesë veprave, përfshirë Black Fish, Senior Teacher, Honey Trap dhe My Huckleberry Friends. Prodhimi i filmave si me ngjyrë ashtu edhe bardh-e-zi, historitë e tij tregojnë një pamje të njerëzimit përmes lenteve të ndryshme. Me Kids of Paradise, Mo tregon një histori të re. “Kjo është një përrallë për marrëdhëniet ndërmjet individit dhe kolektivit,” thotë ai. Filmi ka në qendër dy fëmijë protagonistë, Douzi dhe Fatty dhe një kapelë të stërmadhe. Ajo çka fillon si një rast i përditshëm i ngacmimit në klasë shpejt shndërrohet në një histori të faljes dhe miqësisë. Përdorimi i kapeles si një mjet për mesazhin gjithashtu shton hijeshinë e historisë. Siç shpjegon Mo, “Filmi i shkurtër është një lloj poezie vizuale.” Pra, cila është mënyra më e mirë për ta sjellë në jetë atë poezi sesa me Galaxy S21 Ultra?

4

“Nuk pata përshtypjen se po xhiroja me një telefon.”

—Sha Mo për filmimin me Galaxy S21 Ultra

Çojeni regjistrimin celular në nivelin tjetër

Galaxy S21 Ultra ka një shumëllojshmëri të përparuar të veçorive për krijuesit aspirantë të filmave. “Është intuitive për regjizorin që të zgjedhë xhirimet dhe të mbajë parasysh vendosjen e skenave,” thotë Mo për Director's View në Galaxy S21 Ultra. Për kineastin Li Jianeng, cilësia e figurës është prioriteti kryesor—dhe Galaxy S21 Ultra ju jep më të mirën. Krijuar për të regjistruar ata elementë vizualë të qartë, të detajuar dhe pamje ultra të lëmuara të ngjashme me një stabilizues mekanik dore që prisni në një film. Me këtë lloj fuqie në xhepin tuaj, opsionet për bërjen e filmave krijues janë të pafundme.

4

Cilësi. Zhvendosje. Komoditet.

Mo asnjëherë s’e vuri në dyshim nëse ishte e mundur të bëhej një film në një telefon. “Gjithnjë pata përshtypjen se ishte vegla e përsosur për të shprehur idetë e mia,” shprehet ai. Zhvendosja dhe komoditeti i një smartfoni ishte një avantazh kryesor për të dhe ekipin e tij në produksionin e Kids of Paradise. Në vend që të shtonte vështirësinë, puna me një smartfon në fakt ofroi momente surprizë: “S’pata përshtypjen se po regjistroja me një telefon. Ai na lejon të zbulojmë jetën, të zbulojmë personazhet dhe t’u kushtojmë vëmendje pjesëve të vogla rreth nesh,” thotë ai. Pavarësisht pajisjes me madhësi më të vogël, ai beson se dëshira jonë për të shprehur vetveten do të rritet edhe më shumë. Sot është epoka kur çdokush mund t’i japë jetë imagjinatës me një smartfon dhe pak aftësi krijuese.

Aktorët e rinj të Kids of Paradise në një mjedis të klasës, dy duar duke mbajtur një dërrasë të filmit përpara tyre. Aktorët e rinj të Kids of Paradise në një mjedis të klasës, dy duar duke mbajtur një dërrasë të filmit përpara tyre.

Gati për të thirrur “filmojmë”?

Filloni produksionin e vetë filmit tuaj duke përdorur Galaxy S21 Ultra dhe Director’s View.

Ikonë e Samsung Galaxy Ikonë e Samsung Galaxy

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj ndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexoni këta artikuj në vijim