Mirëqënia

Stërvitja me artikujt e
përditshëm në shtëpi

Bëhuni krijues me rutinën e ushtrimeve

Nëse nuk keni kohë për palestër, apo preferoni të kurseni paratë e palestrës, mos u shqetësoni. Shtangat e ndritshme dhe pajisjet moderne mund të jenë të dobishme, por nuk janë të nevojshme. Mund të bëni palestër me lehtësi në shtëpi nëse tregoheni pak krijues.

Për t'ju ndihmuar të filloni, kemi gjetur një listë ushtrimesh që mund t'i bëni nga komoditeti i shtëpisë suaj duke përdorur artikujt e përditshëm shtëpiakë. Thjesht mos harroni të monitoroni stërvitjen duke përdorur Galaxy Watch.

Ngjitja e shkallëve

Nëse keni shkallë në shtëpi, shkoni dhe ngjituni te to. Shkallët ofrojnë një stërvitje të shkëlqyer kardiovaskulare thjesht duke i hipur e zbritur disa herë. Ngjitja e shkallëve ka vërtetuar se djeg më shumë kalori për minutë se vrapimi, plus ndihmon me rënien në peshë dhe tonifikimin e muskujve. Është një formë ushtrimi e thjeshtë, por efikase. Mund të monitoroni numrin e hapave që bëni dhe katet që ngjisni duke përdorur edhe Galaxy Watch.

Pompa në mur

Nuk ju pëlqejnë pompat? Mos kini frikë, provoni në vend të tyre pompat në mur. Këto janë një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar forcë bazë dhe për t'ju përgatitur për stërvitje më sfiduese. Thjesht vendosini duart në mur me krahët në nivelin e shpatullave, dhe vetëm pak më shumë se një gjerësi shpatullash nga njëra-tjetra, dhe bëni pompa në pozicionin e ngritur.



Ushtrime me libra

Kjo është për admiruesit e librave. Nëse jeni fillestar për ushtrimet, në vend që të blini një top stërvitjeje apo pllakë me pesha, përdorni një prej librave më të rëndë që keni, ata janë të përkryer për ushtrime. Shtrihuni me fytyrë lart në dysheme me gjunjët e përthyera dhe vendosni librin në duar, të zgjatur para kraharorit. Ngrini me ngadalë kokën, qafën dhe shpatullat nga dyshemeja, dhe ndieni muskujt që vihen në punë.

Uljet me karrige

Po kërkoni stërvitje për tricepët? Provoni uljet me karrige. Uluni përpara karriges dhe vendosni duart prapa shpinës në qoshet e karriges dhe zgjasni këmbët. Më pas, përthyeni bërrylat për t'u ulur, dhe drejtoni krahët për t'u ngritur. Djersituni duke bërë disa përsëritje dhe mbani nën monitorim rrahjet e zemrës me Galaxy Watch.

Stërvitje për bicepët me kanaçe

Girat janë të zakonshme në palestër, por nëse nuk i keni në shtëpi, shikoni në dollap. Kënaçet me fasule dhe supë mund të bëjnë të njëjtën punë për bicepët. Filloni me kanaçet më të vogla dhe më të lehta përpara se të shkoni tek ato më të mëdha dhe më të rënda.

Rrotullimet me fshesë

Fshirja e dyshemesë së kuzhinës me fshesë mund t'jua vërë trupin në lëvizje, por duke u treguar pak më kreativ, fshesat mund t'ju ulin edhe perimetrin e barkut. Thjesht mbajeni fshesën prapa shpatullave kur uleni dhe rrotulloni ijet nga e majta në të djathtë për t'ju dhënë një ushtrim të mirë.

Pompa me top basketbolli me një dorë

Jeni fans i basketbollit? Pasi të qëlloni disa kosha, çlodhuni me disa pompa me top basketbolli me një dorë. Thjesht mbani pozicionin tradicional të pompave me krahët në tokë, por vendoseni topin e basketbollit poshtë njërës dorë. Kjo do t'ju ndihmojë të zhvilloni balancë dhe koordinim më të mirë. Bëni disa sete prej tyre dhe kujtohuni të kontrolloni Galaxy Watch për të parë sa kalori keni djegur.

Monitoroni stërvitjen në shtëpi me Galaxy Watch

Monitoroni rrahjet e zemrës, numëroni shkallët që keni ngjitur dhe monitoroni kaloritë që keni djegur me Galaxy Watch.

Lexoni këto histori më pas