Çfarë lloj fshese me korrent ju nevojitet për qimet e kafshëve shtëpiake?
Fshesa më e mirë me korrent për qimet e kafshëve shtëpiake është ajo që i përshtatet shtëpisë dhe stilit tuaj të jetesës, si dhe nevojave të kafshës suaj. Çfarë lloj dyshemeje keni? A po kërkoni për fshesë robot automatike për qimet e kafshëve shtëpiake, që mund të pastrojë edhe pa praninë tuaj? Ja disa faktorë që duhen marrë parasysh përpara se të blini një fshesë me korrent për qimet e kafshëve shtëpiake.
Lloji i dyshemesë
Fshesat me korrent pa kordon për kafshët shtëpiake, me furça të ndërrueshme dhe fije shumëfunksionale, mund të shërbejnë për një gamë të gjerë të llojeve të dyshemeve.
Fshesa me korrent pa kordon në krahasim me fshesën me korrent robot
Fshesat me korrent janë të shkëlqyera për përdorim të përditshëm, ndërsa fshesat me korrent robot për qimet e kafshëve shtëpiake mund të jenë zgjidhja që kërkonit për kafshët shtëpiake që frikësohen më kollaj.
Jetëgjatësia e baterisë dhe sipërfaqja e shtëpisë
Nëse dispononi një fshesë me korrent me bateri të çmontueshme për qimet e kafshëve shtëpiake do të keni gjithmonë një zgjidhje rezervë për stinët kur kafshëve u bien më shumë qimet.
Veçoritë shtesë
Nga teknologjia e avancuar e IA-së e deri te kamerat, fshesat më të mira me korrent robot për qimet e kafshëve shtëpiake ofrojnë shumë mënyra për të pastruar shtëpinë dhe për të monitoruar kafshët tuaja shtëpiake.
Cili është ndryshimi midis një fshese të zakonshme me korrent dhe një fshese me korrent për qimet e kafshëve shtëpiake?
Fshesat më të mira me korrent për qimet e kafshëve shtëpiake janë të dizajnuara me fije unike ose filtra të veçantë për qimet e gëzofit dhe zbokthin; ato janë shpesh të pajisura me aksesorë që mund të përdoren për të hequr qimet e kafshëve shtëpiake nga sipërfaqet ku rri zakonisht macja ose qeni juaj.
Fshesë me korrent Samsung pa kordon për qimet e kafshëve shtëpiake
E doni kafshën tuaj shtëpiake, por jo qimet e tyre? Me një fshesë dore me korrent Samsung pa kordon për qimet e kafshëve shtëpiake , është e mundur që t'i keni të dyja, si shoqërinë e kafshëve ashtu edhe higjienën. Nga fuqia thithëse gjatë pastrimit rutinë e deri te heqja e papastërtive, fshesat tona për qimet e kafshëve shtëpiake janë projektuar për ta bërë jetën tuaj më të lehtë. Për të hequr pluhurin dhe papastërtitë në fshesën tuaj me korrent pa kordon, thjesht shtypni dhe rrotulloni koshin e plehrave për ta zbrazur.
Pastroni çdo sipërfaqe me Jet Dual Brush
Pastroni çdo sipërfaqe me Samsung Bespoke Jet™. Jet Dual Brush ka të integruar një rul për dysheme të forta dhe fije për pastrimin e tapeteve.
Jepuni zgjidhje qimeve kokëforta të kafshëve shtëpiake me mjetin për kafshë shtëpiake
Furça kompakte Samsung Jet™ e mjetit për kafshë shtëpiakel¹ është e optimizuar për heqjen e qimeve të kafshëve shtëpiake duke kombinuar fijet me kokën e gomës.
Mblidhni qimet e kafshëve shtëpiake me sistemin e filtrimit
Fshesa me korrent pa kordon Samsung Bespoke Jet™ e përkryer për kafshët shtëpiake mbledh 99,999%² të pluhurit³ dhe zvogëlon ekspozimin ndaj alergjenëve të kafshëve shtëpiake⁴ me një sistem filtrimi me shumë shtresa 99,999%.
Bëni gjithçka me All-in-one Clean Station™
Samsung Bespoke Jet™. mund të përdoret me një All-in-one Clean Station që zbraz efektivisht⁵ koshin e pluhurave nga papastërtitë dhe qimet e kafshëve shtëpiake duke përdorur teknologjinë Air Pulse.
Fshesat me korrent robot janë krijuar për të pastruar, ashtu si fshesat e zakonshme me korrent. Fshesat me korrent robot për qimet e kafshëve shtëpiake ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të grumbujve të qimeve të kafshëve duke e pastruar rregullisht shtëpinë — edhe pa praninë tuaj.
Fshesat më të mira me korrent robot për qimet e kafshëve shtëpiake kanë kapacitet të lartë thithës, por shumë qen kanë frikë prej tyre. Fshesa me korrent robot për qimet e kafshëve shtëpiake ju lejon ta programoni kohën e pastrimit kur kafshët tuaja të jenë jashtë për shëtitje.
Njohja e objekteve për qëllime sigurie
Sensorët e fuqishëm në Samsung Jet Bot™ identifikojnë se cilat objekte duhet të shmangen⁶ në mënyrë që të mos keni nevojë t'i lëvizni përpara se të pastroni.
AI+ monitoron kafshët tuaja shtëpiake nga kudo
Kamera e përparme e Samsung Jet Bot mund të diktojë dhe të transmetojë drejtpërsëdrejti lëvizjet e kafshës suaj shtëpiake,⁷ ndërsa ka akses edhe në pajisje të tjera inteligjente⁸.
Zonë e ndaluar për mjediset e kufizuara
Samsung Jet Bot™ përdor teknologjinë e njohjes së objekteve Jet AI për të identifikuar dhe përcaktuar se cilat objekte duhet të shmangen⁹ gjatë pastrimit.
Filtrim i avancuar për të çliruar ajër të pastër
Samsung Jet Bot™ kap 99.999%¹⁰ të pluhurit¹¹ dhe redukton ekspozimin ndaj alergjenëve të kafshëve¹².
Pse qentë i urrejnë fshesat me korrent
Para se të pyesni veten pse qentë i urrejnë fshesat me korrent, kini parasysh se qentë janë më të ndjeshëm se ne ndaj zhurmave dhe tingujve me frekuencë të lartë. Por mos e humbni shpresën nëse keni vendosur të përdorni një fshesë me korrent për qimet e qenit. Me disa kërkime, ju mund të gjeni fshesën më të mirë me korrent për qimet e qenit, e cila u shërben edhe nevojave të kafshës suaj. Kombinimi i duhur i kohës dhe desensibilizimi gradual mund ta ndihmojë qenin ose macen tuaj të mësohet me fshesat me korrent.
Si ta familjarizoni qenin tuaj ndaj fshesave me korrent?
Ekspozojeni ndaj fshesës me korrent që kur është i vogël
Në mënyrë që qeni juaj të mos frikësohet shumë, përdoreni fshesën me korrent pranë tij sa më herët të jetë e mundur. Nëse kjo nuk është e mundur, vendoseni fshesën me korrent në një vend të sigurt ku kafshët mund ta ndeshin shpesh.
Stërvitini gradualisht me shpërblime
Shoqërojeni përdorimin e fshesës me korrent për qimet e kafshëve shtëpiake me shpërblime për kafshët tuaja. Filloni duke e përdorur fshesën me korrent në cilësimin më të ulët dhe shpërblejeni qenin tuaj me ushqimin e tij të preferuar kur përdorni fshesën.
Konsultohuni me një trajner profesionist
Nëse nuk mund ta kuptoni përse qeni juaj ka frikë nga fshesa me korrent, kërkoni një profesionist për ta ndihmuar qenin të desensibilizohet ndaj saj në një mënyrë sistematike që i përshtatet personalitetit të kafshës dhe nevojave tuaja.