INFORMACION LIGJOR

1. Njoftim ligjor

 

1.1 Ky njoftim i Kushteve zbatohet për të gjithë përmbajtjen e website-it tonë nën emrin e domenit 117.p.syniva.es/al/(website-i ynë) dhe çdo korrespondencë mes jush dhe nesh (siç përcaktohet në nenin 1.3 më poshtë), me kusht që Kushtet tona të përgjithshme të shitjes për Konsumatorin të zbatohen për porositë tuaja dhe për furnizimin nga ana jonë me produktet e listuara në pjesën e dyqanit në internet në website-in tonë. Ju lutemi të lexoni me kujdes këto Kushte përpara se të përdorni website-in tonë. Përdorimi i website-it tonë tregon se ju pranoni këto Kushte pavarësisht nëse zgjidhni ose jo të regjistroni informacionin tuaj pranë nesh. Nëse nuk i pranoni këto Kushte, mos e përdorni website-in tonë.

1.2 Ju mund të aksesoni website-in tonë pa i regjistruar të dhënat tuaja pranë nesh. Ne mund t'i rishikojmë herë pas here këto Kushte sipas gjykimit tonë ekskluziv dhe absolutdhe pa njoftim paraprak. Prandaj, ju duhet të kontrolloni website-in tonë herë pas here për t'i rishikuar këto Kushte, sepse duke aksesuar dhe përdorur website-in tonë, ju do të konsideroheni se keni pranuar t’i nënshtroheni Kushteve që shfaqen aty në momentin e aksesimit të tij. Megjithatë, disa prej këtyre Kushteve, mund të zëvendësohen përmes njoftimeve ligjore të përcaktuara shprehimisht ose kushteve që ndodhen në faqe të caktuara brenda website-it tonë. 

1.3 Ne që operojmë website-in http://117.p.syniva.es/al jemi, Samsung Electronics Austria GmbH, përmes degës së saj në Beograd, me adresë në Omladinskih Brigada 90V, Novi Beograd, Serbi. Numri ynë i TVSH-së është: 106611734. Ju mund të na kontaktoni në adresën e emailit [email protected]

 

2. Pronësia intelektuale dhe licenca

 

2.1 Ju lejoheni të printoni dhe shkarkoni ekstrakte nga website-i ynë për përdorimin tuaj personal dhe jotregtar si më poshtë:
(a) asnjë dokument ose grafikë përkatëse në website-in tonë të mos modifikohet në ndonjë mënyrë; (b) asnjë grafikë në website tonë të mos përdoret veçmas nga teksti korrespondues; dhe (c) të drejtat tona dhe njoftimet e markave tregtare dhe dispozitat e këtij neni  2 të shfaqen në të gjitha kopjet.

2.2 Përveçse kur deklarohet ndryshe, të drejtat e autorit, markat tregtare, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale në çdo software, kod burimor (source code) apo përmbajtje tjetër dhe material në website-in tonë (duke përfshirë, por pa u kufizuar me, fotografitë dhe imazhet grafike) janë të drejta pronësie të zotëruara prej nesh ose licencuesit tanë. Për efekt të këtyre Kushteve, çdo përdorim i ekstrakteve nga website-i ynë për ndonjë qëllim tjetër nga ai i nenit  2.1 më lart, është i ndaluar. Nëse shkelni ndonjë prej këtyre Kushteve, leja juaj për të përdorur website-in tonë përfundon automatikisht dhe ju duhet të shkatërroni menjëherë çdo ekstrakt të shkarkuar ose të printuar nga website-i ynë.

2.3 Sipas nenit 2.1 më lart, asnjë pjesë e website tonë nuk mund të riprodhohet ose ruhet në ndonjë website tjetër apo të përfshihet në ndonjë mjet ose shërbim elektronik ruajtjeje publike ose private pa lejen tonë paraprake me shkrim. 

2.4 Të gjitha të drejtat që nuk jepen shprehimisht në këto Kushte janë të rezervuara. 

2.5 Website-i ynë nuk mund të përdoret për ndonjë qëllim tregtar, përveç atyre që pranohen ose miratohen specifikisht prej nesh. Ne do të marrim masat e duhura ligjore për çdo përdorim të paligjshëm ose të paautorizuar të website-it tonë. 

 

3. Privatësia dhe regjistrimi

   

3.1 Përdorimi nga ana jonë i informacionit tuaj drejtohet nga Politika e privatësisë e cila mund të shihet në fund të faqes kryesore të website tonë. LEXONI ME KUJDES POLITIKËN E PRIVATËSISË - ajo trajton të drejtat tuaja dhe detyrimet tona në lidhje me të dhënat tuaja personale, duke përfshirë atë që mund të bëjmë me to dhe se kujt mund t'ia japim ato në situata të caktuara.

3.2 Ne përdorim cookies për zona të caktuara të website tonë. Cookies janë skedarë që ruajnë informacione në hard diskun tuaj ose në browser-in tuaj dhe na japin mundësinë ta përshtatim këtë website për nevojat tuaja dhe t'ju japim juve një përvojë përdoruesi më të personalizuar. Informacione të mëtejshme rreth Cookies që përdoren në website tonë janë të disponueshme në Politikën tonë të privatësisë.

3.3 Çdo llogari dhe regjistrim (për reklamimin e mallrave ose të shërbimeve, të një produkti Samsung dhe me dëshirën tuaj për t'u kontaktuar apo jo nga Samsung) i kryer përmes website-it tonë është vetëm për një përdorues. Aty ku ju caktohet një emër përdoruesi dhe një fjalëkalim, ne nuk ju lejojmë që ta ndani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin me ndonjë person tjetër dhe as me përdorues të shumtë në një rrjet. Përgjegjësia për sigurinë e çdo fjalëkalimi të ndarë me të tjerë qëndron mbi ju. 

 

4. Sjellja e vizitorëve

 

4.1 Përveç informacionit personal identifikues, i cili mbulohet nga Politika jonë e privatësisë, çdo material që ju transmetoni ose postoni në website-in tonë do të konsiderohet si material jo-konfidencial dhe jo-pronësor. Ne nuk kemi asnjë detyrim në lidhje me këto materiale. Ne dhe të emëruarit tanë do të jemi të lirë të kopjojmë, zbulojmë, shpërndajmë, integrojmë dhe përdorim ndryshe këto materiale dhe të gjitha të dhënat, imazhet, tingujt, tekstet dhe gjërat e tjera të vendosura aty për çdo qëllim tregtar dhe jotregtar. 

4.2 Juve ju ndalohet të postoni ose transmetoni në ose nga website-i ynë çdo material: (a) që është kërcënues, shpifës, i pahijshëm, i papërshtatshëm, turbullues, ofendues, pornografik, abuziv, nxitës i urrejtjes racore, diskriminues, i rrezikshëm, skandaloz, nxitës, blasfemues, në shkelje të mirëbesimit apo privatësisë ose që mund të shkaktojë bezdisje apo shqetësim; (b) për të cilin mund të mos keni marrë të gjitha licencat dhe/ose miratimet e nevojshme; (c) që përbën apo inkurajon sjellje që do të konsideroheshin shkelje penale, përgjegjësi civile ose ndryshe do të ishin në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm apo që shkelin të drejtat e një pale të tretë, në ndonjë vend të botës; (d) që është teknikisht i dëmshëm (duke përfshirë, pa u kufizuar në, viruset e kompjuterëve, bombat logjike, trojan horses, worms, komponentët e dëmshëm, të dhënat e dëmtuara apo malware-e ose të dhëna të tjera të dëmshme).

4.3 Përdorimet e lejuara

 Ju mund të përdorni Sajtet ose llogarinë tuaj vetëm në përputhje me këto Kushte dhe të gjitha ligjet në fuqi. Ju nuk mund t'i përdorni Sajtet në asnjë mënyrë që mund të dëmtojë Samsung, filialet e tij, markat e tij ose ndonjë person ose pronë. Përveç kësaj, nuk duhet të:

 1. bëni inxhinieri të kundërt, dekompiloni, çmontoni ose bëni ndonjë përpjekje për të zbuluar kodin burimor ose algoritmet e Sajteve tona.

 2. modifikoni ose çaktivizoni çdo veçori të Faqeve tona.

 3. krijoni ndonjë punë derivative bazuar në Faqet tona.

 4. jepni me qira, hua, nënlicenconi ose ofroni ndonjë shërbim komercial duke përdorur Faqet tona.

 5. cenoni të drejtat tona të pronësisë intelektuale ose të drejtat e dikujt tjetër gjatë përdorimit të faqeve tona.

 6. përdorni Faqet tona në çfarëdo mënyre që shkel këto Kushte ose çdo ligj, rregull, rregullore, kod praktikash, udhëzim ose çdo kërkesë tjetër të autoriteteve rregullatore, të ndryshuara herë pas here, brenda juridiksionit në të cilin ju jeni banor ose nga të cilat po përdorni Faqet (“Ligji i zbatueshem”).

 7. përdorni Faqet tona në çdo mënyrë mashtruese ose keqdashëse, për shembull për të futur viruse, kode me qëllim të keq ose të dhëna të dëmshme.

 8. përdorni ose aksesoni faqet tona në çfarëdo mënyre që mund të dëmtojë, çaktivizojë, mbingarkojë, dëmtojë ose kompromentojë sistemet ose sigurinë tonë, ose të ndërhyjë me përdoruesit e tjerë të sajteve tona.

 9. përveç rasteve kur lejohet nga Samsung, grumbulloni, merrni ose përdorni, duke përfshirë pa kufizim përdorimin ose nëpërmjet përdorimit të crawling, scraping, minierave ose ndonjë metodë tjetër tëngjashme të nxjerrjes ose të automatizuar, çdo informacion ose të dhëna nga sajtet, serverët ose sistemet tona ose përpiqeni të deshifroni ndonjë transmetim te ose nga serverët që drejtojnë Faqet tona.

4.4 Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me çdo autoritet të zbatimit të ligjit dhe do të zbatojme çdo  urdhër gjykate që kërkon ose na udhëzon të zbulojmë identitetin ose të lokalizojmë këdo që poston materiale në shkelje të nenit  4.2 ose nenit 4.3 më lart.

 

5. Lidhjet

 

5.1 Lidhjet drejt website-ve të palëve të treta nga website-i jonë jepen vetëm për lehtësinë tuaj. Nëse i përdorni këto lidhje, ju largoheni nga website-i ynë (faqet e lidhura me tonën zakonisht do të hapin një dritare të re, ndërkohë që website-i ynë qëndron i hapur). Ne nuk i kemi analizuar të gjitha website-t e palëve të treta, nuk i kontrollojmë dhe nuk jemi përgjegjës për to apo për përmbajtjen apo disponueshmërinë e tyre. Prandaj, ne nuk i miratojmë apo nuk japim garanci rreth tyre apo rreth ndonjë materiali që gjendet në to apo të ndonjë rezultati që mund të merret nga përdorimi i tyre. Nëse ju vendosni të aksesoni ndonjë prej website-ve të palëve të treta të lidhura me website tonë, ju e bëni këtë duke marrë vetë përsipër të gjithë rrezikun.

5.2 Ju nuk mund të krijoni lidhje drejt website-it tonë pa miratimin tonë paraprak me shkrim, miratim i cili do të jepet vetëm duke plotësuar kritere të caktuara. 

5.3 Ju do të na zhdëmtoni plotësisht për çdo humbje apo dëmtim që pësohet prej nesh apo ndonjë prej shoqërive të Grupit Samsung (të përkufizuara në nenin 5.4 më poshtë) për shkelje të nenit 5.2 më lart.

5.4 Shoqëritë e Grupit Samsung nënkuptojnë grupin e shoqërive të Samsung Electronics ose çdo kompani tjetër nën markën Samsung. Një listë e plotë e shoqërive të Grupit Samsung vihet në dispozicion me kërkesën tuaj.

 

6. Përjashtimi i përgjegjësisë

 

6.1 Ne nuk garantojmë, deklarojmë apo japim garanci se përdorimi nga ana juaj i website-it tonë do të jetë pa ndërprerje apo pa gabime. Megjithëse ne përpiqemi që të sigurohemi që website-i ynë të jetë normalisht i disponueshëm 24 orë në ditë, ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për ndonjë arsye përtej kontrollit tonë website-i ynë është i padisponueshëm në ndonjë moment apo për ndonjë periudhë kohe. Aksesi në website-in tonë mund të pezullohet përkohësisht dhe pa dhënë njoftim në rast avarie të sistemit, mirëmbajtjeje apo riparimi apo për arsye përtej kontrollit tonë.

6.2 Ju bini dakord shprehimisht se përdorimi ose pamundësia e përdorimit të faqes sonë nga ana juaj, bëhet duke marrë vetë ju përsipër rrezikun. Materialet në website-in tonë jepen "siç janë", pa kushte apo  garanci të ndonjë lloji. Përkatësisht, deri në masën maksimale të lejuar nga ligji i zbatueshëm, ne përjashtojmë shprehimisht të gjitha garancitë ose kushtet e tjera, qoftë të shprehura apo të nënkuptuara, duke përfshirë këtu edhe të gjitha garancitë e nënkuptuara të cilësisë së kënaqshme, garancitë për cilësinë e kënaqshme, përshtatshmërinë për një qëllim të caktuar, përshtatshmërinë, besueshmërinë, korrektësinë, saktësinë, plotësinë, sigurinë, titullin e pronësisë dhe mosshkeljen, të cilat përveç këtyre Kushteve, do të kishin efekt në lidhje me faqen tonë.

6.3 Në masën e lejuar nga ligji i zbatueshëm, ne, ndonjë palë tjetër (qoftë ose jo e përfshirë në krijimin, prodhimin, mirëmbajtjen apo transmetimin e website-it tonë), ndonjë nga kompanitë e Grupit Samsung, dhe as ndonjë prej drejtorëve, nëpunësve, punonjësve, partnerëve, agjentëve, kontraktorëve apo të licencuarve të këtyre kompanive nuk do të jenë përgjegjës ndaj jush ose ndonjë pale të tretë në lidhje me ndonjë dëm të drejtpërdrejtë, të tërthortë, pasues, dëmtues, të veçantë apo aksidental, duke përfshirë, por pa u kufizuar këtu edhe dëmet për humbjen e përdorimit, të fitimit ose të dhënave që lindin nga përdorimi juaj i website-it tonë ose për ndonjë pretendim tjetër në lidhje me ndonjë mënyrë me përdorimin tuaj të website-it tonë, duke përfshirë, por pa u kufizuar edhe gabimet ose fshirjet e ndonjë përmbajtjeje apo ndonjë humbje ose dëmtim të ndonjë lloji të pësuar si rezultat i përdorimit ose pamundësisë së përdorimit të ndonjë përmbajtjeje të postuar, të transmetuar ose ndryshe të vënë në dispozicion përmes website tonë ose nga sjellja e ndonjë përdoruesi të faqes sonë, qoftë në linjë ose jashtë linje, fshirjen e të dhënave, informacioneve ose përmbajtjeve tuaja të ruajtura në faqen tonë, edhe nëse është këshilluar për mundësinë e tyre,
qoftë kur këto humbje ose dëme lindin sipas kontratës, jashtë kontratës, për neglizhencë apo edhe ndryshe.

6.4 Ne nuk deklarojmë apo garantojmë se website-i ynë do të jetë pa humbje, dëmtim, sulme, viruse, ndërhyrje, hakim ose ndërhyrje të tjera sigurie dhe ne refuzojmë çdo përgjegjësi në lidhje me këto. Ju do të jeni vetë përgjegjës për krijimin e kopjeve të sistemit tuaj dhe nëse përdorimi juaj i materialeve në websitein tonë rezulton në nevojë për servis, riparim ose korrigjim të pajisjeve, software apo të të dhënave, ju merrni përsipër çdo kosto të tyre.

6.5 Ne mund të bëjmë ndryshime në materialet e website-it tonë, ose në produktet dhe çmimet e përshkruara në të, në çdo moment pa dhënë njoftim paraprak. 

6.6 Asgjë në këto Kushte  nuk do të veprojë për të përjashtuar ose kufizuar përgjegjësinë tonë për vdekjen ose lëndimet personale të shkaktuara nga neglizhenca, mashtrimi, keqprezantimi për një çështje thelbësore ose çdo detyrim tjetër që nuk mund të ekzekutohet ose kufizohet sipas ligjit të zbatueshëm.

6.7 Nëse nuk jeni të kënaqur me ndonjë pjesë të website-it tonë ose me këto Kushte, zgjidhja juaj e vetme dhe ekskluzive është ndërprerja e përdorimit të faqes sonë.

 

7. Zhdëmtimi

 

Duke përdorur website-in tonë, ju bini dakord të na zhdëmtoni dhe të na mbani ne, çdo shoqëri të Grupit Samsung, dhe çdo drejtor, nëpunës, punonjës, partner, agjent, kontraktor ose të licencuar të këtyre kompanive të padëmtuar në lidhje me pretendimet që lindin nga shkelja e këtyre Kushteve, përdorimi nga ana juaj i website-it tonë, çdo veprim i ndërmarrë nga ne ose si pjesë e një hetimi të një shkeljeje të dyshuar të këtyre Kushteve ose si rezultat i konstatimit ose vendimit tonë se ka ndodhur kjo shkelje e këtyre Kushteve.

8. Të përgjithshme

 

8.1. Këto Kushte janë mes jush dhe nesh dhe janë formuluar dhe do të interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet që lindin në lidhje me këto Kushte do t'i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të gjykatave kompetente të Republikës së Shqipërisë. 

8.2. Asnjë dështim apo vonesë në ushtrimin e ndonjë të drejte sipas këtyre Kushteve nuk do të dëmtojë ose veprojë si heqje dorë prej tyre pjesërisht apo plotësisht. Asnjë ushtrim i vetëm ose i pjesshëm i ndonjë të drejte sipas këtyre Kushteve nuk do të pengojë ndonjë ushtrim tjetër ose të mëtejshëm të kësaj të drejte ose ushtrimin e ndonjë të drejte tjetër. 

8.3. Ju bini dakord se ne mund ta nënkontraktojmë përmbushjen e ndonjë prej detyrimeve tona që lindin nga këto Kushte apo edhe ndonjë prej të drejtave ose detyrimeve tona këtu, pa dhënë asnjë njoftim paraprak, gjithsesi pa cënuar të drejtat tuaja apo garancitë sipas këtyre Kushteve apo legjislacionit në fuqi. 

8.4. Ne nuk do të jemi përgjegjës ndaj jush për ndonjë shkelje të këtyre Kushteve që lindin për shkak të rrethanave që ne nuk mund të pritemi logjikisht që t’i kontrollojmë. 

8.5. Këto Kushte përbëjnë të gjithë marrëveshjen mes jush dhe nesh në lidhje me përdorimin nga ana juaj të website-it tonë dhe zëvendësojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme në lidhje me website-in tonë. Nëse një pjesë e këtyre Kushteve përcaktohet si e pavlefshme ose e pazbatueshme ligjërisht, atëherë dispozita e e pavlefshme ose e pazbatueshme do të konsiderohet e zëvendësuar me një dispozitë të vlefshme dhe të zbatueshme që përputhet sa më afër me qëllimin e dispozitës fillestare dhe pjesa e mbetur e këtyre Kushteve do të mbetet plotësisht e efektshme. 

 

Në fuqi: Prill 2017