PRIVACY
PIKAT KRYESORE TË POLITIKËS SË PRIVATËSISË TË SAMSUNG
Samsung Electronics Co., Ltd. (i referuar si “Samsung Electronics”, “Samsung” ose “ne” në këtë politikë), me seli në Korenë e Jugut, e di se sa e rëndësishme është privatësia për klientët tanë. Duam të sigurohemi se kuptoni si mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal në të gjitha pajisjet dhe shërbimet tona Samsung, nga telefonat celularë dhe tabletët tek TV-të, pajisjet elektro-shtëpiake, shërbimet në linjë dhe më shumë.
Ndonëse kjo Politikë e Privatësisë zbatohet për të gjitha shërbimet tona, do të ofrojmë gjithashtu informacion shtesë për privatësinë që lidhet me shërbime të veçanta kur është e nevojshme.
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI INFORMACIONIN PERSONAL
Mbledhim informacion personal që ofroni drejtpërdrejt, informacion në lidhje me mënyrën se si përdorni shërbimet tona dhe informacion nga burime palësh të treta. Këtë informacion e përdorim për t’ju ofruar shërbime, për të kuptuar mënyrën se si përdorni shërbimet tona që pastaj të mund të përmirësojmë dhe të personalizojmë përvojën tuaj, si dhe për të zhvilluar app-et, teknologjitë dhe materialet më të përshtatshme për klientët tanë. E përdorim informacionin personal edhe për të ofruar reklama të personalizuara të përshtatura për interesat tuaj, në pajtim me ligjin në fuqi.
BASHKËNDARJA E INFORMACIONIT TUAJ PERSONAL
Informacionin tuaj personal mund ta bashkëndajmë me kompani filiale të Samsung Electronics, si dhe me kompani që ofrojnë shërbime në emër të Samsung Electronics. Mund ta bashkëndajmë informacionin tuaj personal edhe me kompani të besuara partnere, siç janë ofruesit e shërbimeve celulare ose kompanitë e sigurimeve që ju ofrojnë produktet dhe shërbimet që ju kërkoni, si dhe informacionin për produktet dhe shërbimet për të cilat mund të jeni të interesuar. Gjithashtu mund ta bashkëndajmë informacionin personal me agjencitë e zbatimit të ligjit kur kjo kërkohet me ligj ose për të mbrojtur Samsung Electronics dhe përdoruesit e tij.
-
POLITIKA E PRIVATËSISË E SAMSUNG
Data e hyrjes në fuqi: 1 shkurt 2024
Kjo Politikë e Privatësisë vlen për të gjitha pajisjet dhe shërbimet e Samsung, nga telefonat celularë, tabletët, TV-të dhe pajisjet elektro-shtëpiake, deri te shërbimet tona të klientit dhe shërbimet në linjë që ne ofrojmë. Këtyre pajisjeve dhe shërbimeve do t’u referohemi si “Shërbimet” në këtë politikë.
Është me rëndësi që të kontrolloni shpesh nëse ka përditësime të Politikës së Privatësisë. Mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here për të pasqyruar ndryshimet në praktikat tona për informacionin personal në lidhje me Shërbimet ose ndryshimet në ligjin në fuqi. Do të publikojmë një njoftim në uebsajtin tonë ose në pajisjen tuaj për t’ju njoftuar paraprakisht për ndryshimet materiale në Politikën tonë të Privatësisë dhe do të tregojmë në krye të Politikës së Privatësisë se kur është përditësuar për herë të fundit. Versioni i përditësuar së fundmi i Politikës së Privatësisë do të jetë i disponueshëm gjithmonë këtu: https://account.samsung.com/membership/terms/privacypolicy Përveç kësaj Politike të Privatësisë, Samsung gjithashtu ofron njoftime të veçanta të privatësisë që lidhen me produkte dhe shërbime specifike. Në rast të ndonjë devijimi midis kushteve të kësaj Politike të Privatësisë dhe një njoftimi të veçantë të privatësisë, kushtet e njoftimit të veçantë të privatësisë do të mbizotërojnë.
-
ÇFARË INFORMACIONI MBLEDHIM?
Samsung Electronics mbledh informacion nga ju në disa mënyra.
Informacion që jepni drejtpërdrejt
Disa Shërbime ju aftësojnë që të na jepni informacion drejtpërdrejt. Për shembull:
- Kur krijoni një llogari ose profil me ne, kërkojmë informacion si emri juaj, data e lindjes ose informacioni i kontaktit siç është numri i telefonit dhe adresa e e-postës.
- Në qoftë se porositni prej nesh një produkt ose shërbim me pagesë, ju kërkojmë emrin, adresën, informacionin e kontaktit dhe informacion për dërgimin dhe pagesën, në mënyrë që të përpunojmë porosinë tuaj. Mund të zgjidhni gjithashtu të ruani informacionin e pagesës me ne në mënyrë që herën tjetër të mund të përfundoni blerjen më lehtë.
- Për të dhënë përgjigje kur kontaktoni Shërbimin e Klientit, kërkojmë disa informacione për të verifikuar identitetin tuaj dhe produktin për të cilin po na kontaktoni.
- Kur komunikoni me personelin e Shërbimit të klientit ose të tjerët, komunikimet tuaja do të transmetohen përmes sistemeve tona.
- Në qoftë se bashkëndani kontaktet tuaja, do të mbledhim numrat e tyre të telefonit dhe informacion tjetër të kontaktit për ta lehtësuar bashkëndarjen e skedarëve dhe mesazhimin. Mund t’i çaktivizoni ose kufizoni këto funksionalitete te Cilësimet në pajisjet tuaja.
Informacion rreth përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj
Përveç informacionit që ofroni, mbledhim informacion rreth përdorimit prej jush të Shërbimeve tona përmes softuerit në pajisjet tuaja dhe mënyrave të tjera. Ky informacion përfshin:
- Informacion për pajisjen Informacioni i pajisjes, duke përfshirë pajisjet e lidhura (siç është modeli dhe prodhuesi) dhe informacion për softuerin (siç është sistemi operativ dhe versionet e softuerit), numrin IMEI dhe identifikuesit e tjerë unikë të pajisjes (siç janë kodi celular i vendit, kodi i rrjetit celular, adresa MAC, adresa IP, numri serial, ID unike të pajisjes, ID e reklamimit (p.sh. për pajisjet celulare, ID e Google AD dhe ID Android për pajisjet e Samsung për paraqitje vizuale, duke përfshirë TV-të e mençur Samsung, ID e shërbimit të personalizuar (“PSID”) dhe Identifikuesi Tizen për reklamim (“TIFA”))), numrin e telefonit, kodin e shitjeve, regjistrimin e aksesit, cookies, pikselët dhe teknologjitë e ngjashme (siç përshkruhet më poshtë në “Cookies, beacons dhe teknologjitë e ngjashme”), informacion për abonimin dhe cilësimet e pajisjeve që përdor për akses te Shërbimet.
- Informacion për logimin Informacion diagnostikimi, teknik, të gabimeve dhe përdorimit, siç është ora dhe kohëzgjatja e përdorimit të Shërbimeve nga ana juaj, Shërbimet e instaluara në pajisjet tuaja, termat e kërkimit kur i futni në pajisjen tuaj në lidhje me një Shërbim të caktuar të Samsung, ndonjë informacion të ruajtur në cookies që kemi vendosur në pajisjet tuaja dhe raportet e gabimit dhe loget e pasqyrës së gjendjes.
- Informacion për vendndodhjen Informacion për pikat e afërta të aksesit në Wi-Fi, kullat e telefonisë celulare, dhe, me pëlqimin tuaj të dhënë veçmas, sinjali GPS i pajisjes suaj mund të përcillet te ne kur përdorni disa Shërbime. Përveç kësaj, për disa Shërbime, kodet zip ose kodet postare dhe vendndodhjet e nënkuptuara që përdorin adresa IP mund të transmetohen te ne kur përdorni ato Shërbime.
- Informacion zanor Regjistrimet e zërit tuaj që bëjmë dhe mbledhim në serverët tanë kur aftësoni këtë funksion dhe përdorni komandat zanore për të kontrolluar një Shërbim mbulohen nga politika e veçantë e privatësisë e Bixby. Gjithashtu mbledhim dhe ruajmë regjistrimet e zërit tuaj kur kontaktoni me ekipin e Shërbimit të klientit. Keni parasysh se nëse punojmë me një ofrues shërbimesh palë e tretë që ofron shërbime konvertimi nga fjalë në tekst ose shërbime të qendrës së telefonatave për llogarinë tonë, ky ofrues po ashtu mund të marrë dhe të ruajë disa komanda zanore në pajtim me kontratën e lidhur midis nesh dhe ofruesit të besuar të shërbimit palë e tretë.
- Informacion i Tastierës Samsung Fjalët që shtypni kur e aftësoni “Tekstin parashikues”. Ky funksionalitet mund të ofrohet në bashkëlidhje me Samsung account tuaj për të sinkronizuar të dhënat për përdorim në pajisjet tuaja të tjera celulare Samsung. Mund t’i pastroni të dhënat duke shkuar te cilësimet e “Tekstit parashikues”.
Informacion që ofrohet publikisht ose në mënyrë komerciale ose që bashkëndahet
Ndonjëherë mbledhim informacion të ofruar publikisht ose në mënyrë komerciale, përfshirë informacionin nga rrjetet sociale që përdorni dhe e kombinojmë këtë me informacion tjetër rreth jush në mënyrë që të kuptojmë më mirë nevojat, interesat dhe preferencat tuaja.
Informacion tjetër që mbledhim
Gjithashtu mbledhim informacion tjetër rreth jush, pajisjeve tuaja ose përdorimit prej jush të Shërbimeve që jepni pëlqimin për të na dërguar. Marrim pëlqimin tuaj në pajtim me ligjin në fuqi.
Shërbimet analitike nga palë të treta
Përmes disa Shërbimeve, mbledhim informacion personal rreth veprimtarive tuaja në linjë në uebsajte dhe pajisje të lidhura në rrjedhë të kohës dhe në uebsajte, pajisje, app-e dhe funksionalitete të shërbimeve të tjera në linjë të palëve të treta. Përdorim shërbime analitike të palëve të treta në Shërbime, si ato të Google Analytics dhe Adobe Analytics. Ofruesit e shërbimit që i administrojnë këto shërbime analitike na ndihmojnë të analizojmë përdorimin prej jush të Shërbimeve dhe të përmirësojmë Shërbimet. Informacioni që marrim mund t’u zbulohet ose të grumbullohet drejtpërdrejt nga këta ofrues dhe palë të tjera të treta përkatëse që e përdorin informacionin, për shembull, për të vlerësuar përdorimin e Shërbimeve, për të ndihmuar në administrimin e Shërbimeve dhe për të diagnostikuar probleme teknike. Për të mësuar më shumë rreth Google Analytics, ju lutemi vizitoni http://www.google.com/analytics/learn/privacy.html dhe https://www.google.com/policies/privacy/partners/.
Opsionet tuaja
Mund të zgjidhni të mos na jepni disa lloje të informacionit, si informacioni i kërkuar si pjesë e blerjes së një produkti ose shërbimi. Në disa raste, kjo mund ta kufizojë mundësinë tuaj për të përdorur disa Shërbime. Do të bëjmë sa mundemi për të shpjeguar këto kufizime kur kërkojmë informacion nga ju që të mund të merrni një vendim të informuar.
-
SI E PËRDORIM INFORMACIONIN TUAJ?
Informacionin që e mbledhim, e përdorim për qëllimet e mëposhtme:
- Për të ndihmuar që ju ose pajisja juaj të regjistrohet në Shërbimet tona.
- Për të ofruar një Shërbim ose funksionalitet që kërkoni.
- Për të ofruar materiale dhe shërbime të personalizuara bazuar në veprimtaritë tuaja të mëparshme në Shërbimet tona.
- Për të ofruar reklama, promocione dhe oferta të personalizuara dhe/ose të përgjithësuara që mund t’ju interesojnë në Shërbimet tona, uebsajtet tona, uebsajtet e palëve të treta dhe platformat në linjë si sajtet e mediave sociale (në pajtim me ligjin në fuqi). Do t’ju dërgojmë reklama, promocione dhe oferta të personalizuara pasi të keni dhënë pëlqimin për të pranuar komunikime marketingu nga Samsung.
- Për t’ju ofruar promocione dhe oferta nëpërmjet komunikimeve të marketingut të drejtpërdrejtë (si përmes e-postës, njoftimeve push ose mesazheve me tekst), vetëm atëherë kur na keni dhënë pëlqimin tuaj të veçantë.
- Për të operuar, vlerësuar dhe përmirësuar biznesin tonë , duke përfshirë zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve të reja dhe ekzistuese, menaxhimin dhe përmirësimin e komunikimeve tona, analizimin e Shërbimeve tona dhe bazës së klientëve (duke përfshirë kryerjen e kërkimit të tregut, kërkimin e opinioneve tuaja për produktet dhe shërbimet tona dhe kryerjen e anketave të klientëve, me pëlqimin tuaj të veçantë nëse është e nevojshme) dhe grumbullimin dhe anonimizimin e të dhënave.
- Për të ofruar përditësime të softuerit, shërbime të mirëmbajtjes dhe mbështetje për pajisjet tuaja.
- Për të ofruar mbështetje të klientit për ju kur pajisjet tuaja kanë garanci.
- Për të ofruar siguri të produktit dhe për të parandaluar mashtrimin kur produktet tuaja nuk kanë garanci, do të mbledhim numrin tuaj IMEI dhe numrin serial.
- Për të verifikuar pajisjen tuaj për riparime.
- Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat ligjorë, pronën ose sigurinë e Samsung Electronics ose të filialeve, partnerëve të biznesit ose klientëve tanë.
- Për t’ju përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve tuaja, përfshirë atyre lidhur me informacionin tuaj personal.
- Për të mbrojtur, për të identifikuar dhe parandaluar mashtrimin dhe veprimtari të tjera kriminale, kërkesat për zhdëmtime dhe përgjegjshmëritë e tjera.
- Për të përmbushur dhe zbatuar kërkesat ligjore të zbatueshme, standardet përkatëse të industrisë dhe politikat tona, përfshirë Politikën e Privatësisë së Samsung.
- Për të analizuar një pajisje me defekt që i është kthyer Samsung. Samsung merr masa për t’u siguruar që të gjitha informacionet personale të jenë fshirë nga pajisjet me defekt para se këto pajisje të analizohen.
Mund të bëni zgjedhje për informacionin tuaj. Shikoni seksionin CILAT JANË TË DREJTAT E TUA? për të mësuar më shumë.
Reklamat e pashënjestruara
Ju lutemi të keni parasysh se zgjedhja juaj e privatësisë në lidhje me reklamat e bazuara në interes ose të personalizuara (“reklamat e shënjestruara”) nuk do të kenë ndikim në atë nëse merrni apo shërbeheni apo jo me reklama të përgjithshme, bazike ose kontekstuale (“reklama të pashënjestruara”) që nuk bazohen në mënyrë specifike në informacionin që ne përshkruajmë për ju për të ofruar reklama të shënjestruara për një Shërbim të caktuar.
Për pajisjet celulare, informacioni që përdorim për t’ju shfaqur reklama të pashënjestruara përfshin informacionin e aplikacionit që përdoret (p.sh. paketën e aplikacionit, versionin, emrin dhe domenin), informacionin për pajisjen (p.sh. llojin e pajisjes, prodhuesin, sistemin operativ, versionin, informacionin e ekranit, ofruesin e telekomunikimeve, vendin dhe gjuhën), dhe identifikuesit e pajisjes (p.sh. IP-në dhe ID-në e reklamimit). I bashkëndajmë këto të dhëna me partnerë biznesi të besueshëm (kontrolluesit e të dhënave) dhe ofrues shërbimesh të besueshëm (përpunuesit) për të ofruar për ju reklama të pashënjestruara, sipas masave kontraktuale të duhura në fuqi.
Samsung përpunon këto të dhëna të kufizuara bazuar në interesin e tij legjitim për të shërbyer reklama të pashënjestruara. Këto reklama mund të jenë më pak të përshtatshme sepse nuk janë të bazuara në interesat tuaj.[Vetëm për banorët e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA)]
Samsung i përpunon informacionin personal për synimet e përshkruara më lart. Baza ligjore e Samsung për të përpunuar informacionin personal përfshin përpunim:
(i) Që ne të mund të mbajmë premtimet që të kemi dhënë (zbatimi i kontratës, Neni 6(1)(b) i GDPR-së), siç është ofrimi për ju i Shërbimit.
(ii) Për të promovuar interesat tanë të biznesit (interesi legjitim, Neni 6(1)(f) i GDPR-së) (për shembull, për të menaxhuar marrëdhënien tonë me ju, për të përmirësuar përvojën tuaj të shërbimit të klientit dhe për të ofruar reklama të përgjithshme), përfshirë komunikimet në uebsajtin tonë, uebsajtet e palëve të treta dhe platformat në linjë.
(iii) Për të respektuar ligjin dhe proceset ligjore (Neni 6(1)(c) i GDPR-së).
(iv) Me pëlqimin tuaj (Neni 6(1)(a) i GDPR-së (dhe Neni 9 në rast të kategorive të veçanta të të dhënave) për shembull, për të dërguar komunikime të marketingut të drejtpërdrejt. Kur kërkojmë pëlqimin tuaj, do t’ju japim informacion për llojin e informacionit që përdorim dhe mënyrën se si mund ta revokoni pëlqimin tuaj. Përndryshe, për ta revokuar pëlqimin tuaj, mund të na kontaktoni siç specifikohet në seksionin NA KONTAKTONI të kësaj Politike të Privatësisë.
Samsung Electronics është kontrolluesi i të dhënave për informacionin tuaj personal, siç përshkruhet më lart. Për disa komunikime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe disa reklama të personalizuara në Evropë, edhe Samsung Electronics (UK) Limited, i bazuar në Mbretërinë e Bashkuar, është kontrollues i të dhënave për informacionin tuaj personal. Disa nga degët tona evropiane të Samsung po ashtu përpunojnë informacionin tuaj personal. Në disa situata, do të veprojnë si kontrollues të të dhënave, përfshirë për shërbimet e klientit dhe disa veprimtari të marketingut. Në rastet kur dega evropiane e Samsung është kontrolluese e të dhënave, mund t’i referoheni Politikës së saj lokale të Privatësisë në uebsajtin e saj për të kuptuar se si e përpunon informacionin tuaj personal.
-
ME KË E BASHKËNDAJMË INFORMACIONIN TUAJ?
E shpalosim informacionin tuaj brenda biznesit tonë edhe me subjektet vijuese, për qëllimet e përshkruara më lart.
- Filialet: Kompani të tjera të Grupit Samsung Electronics të cilat i kontrollojmë ose i kemi në pronësi.
- Partnerët e biznesit: Partnerët me të cilët punojmë së bashku. Për shembull, mund të punojmë me një bankë që të mund të përdorni një prej Shërbimeve tona për të bërë pagesa më të shpejta dhe më efikase. Këta partnerë të biznesit kontrollojnë dhe menaxhojnë informacionin tuaj personal.
- Ofruesit e shërbimeve: Kompani të përzgjedhura me kujdes që ofrojnë shërbime për ne ose në emër tonë, siç janë kompanitë që na ndihmojnë me riparimet, qendrat e kontaktit të klientit, veprimtaritë e kujdesit ndaj klientit, reklamimi (përfshirë reklamimin e personalizuar në uebsajtet tona, uebsajtet e palëve të treta, platformat në linjë dhe platformat e mediave sociale), realizimin e anketave për të mësuar nëse klientët janë të kënaqur, faturimin apo që dërgojnë e-postë në emër tonin. Edhe këta ofrues janë zotuar për ta mbrojtur informacionin tuaj.
- Palët e tjera kur kjo kërkohet me ligj ose sipas nevojës për të mbrojtur Shërbimet tona: Për shembull, mund të paraqitet nevoja për qëllime të ligjit, procesit ligjor ose urdhrit të gjykatës të ndajmë informacionin tuaj të shpalosur me autoritete qeveritare. Gjithashtu, ato mund ta kërkojnë informacionin tuaj prej nesh për synime të zbatimit të ligjit, sigurisë kombëtare, anti-terrorizmit ose çështjeve të tjera të ndërlidhura me sigurinë publike.
- Palët e tjera në lidhje me transaksione të korporatave: Mund t’ia zbulojmë informacionin tuaj një pale të tretë si pjesë e një si pjesë e një shkrirje ose transferimi, blerje ose shitje, ose në rast të një falimentimi.
- Palët e tjera me pëlqimin tuaj ose me vendimin tuaj: Përveç shpalosjeve të përshkruara në këtë Politikë të Privatësisë, e bashkëndajmë informacionin tuaj me palë të treta kur jepni pëlqimin veçmas për këtë ose kur e kërkoni një bashkëndarje të tillë.
-
SI E MBAJMË TË SIGURT INFORMACIONIN TUAJ?
E marrim shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave. Kemi marrë masa teknike dhe fizike të arsyeshme, për ta mbajtur të sigurt informacionin që mbledhim. Megjithatë, ju lutemi të keni parasysh se megjithëse marrim masa të arsyeshme për ta mbrojtur informacionin tuaj, asnjë uebsajt, transmetim në Internet, sistem kompjuterik ose lidhje pa tel nuk është krejtësisht e sigurt.
-
KU I DËRGOJMË TË DHËNAT TUAJA?
Përdorimi prej jush i Shërbimeve tona do të përfshijë transferimin, magazinimin dhe përpunimin e informacionit tuaj personal brenda dhe jashtë vendit ku jetoni, në pajtim me këtë politikë. Në veçanti, informacioni juaj personal do të transferohet në Republikën e Koresë.
Përveç kësaj, përdorimi i Shërbimeve nga ana juaj mund të përfshijë edhe transferimin, magazinimin dhe përpunimin e informacionit tuaj personal në vende të tjera kur kjo është e nevojshme; këto vende përfshijnë, pa kufizim, vendet në Zonën Ekonomike Evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën, Kinën, Singaporin, Vietnamin, Indinë, Kanadanë, Meksikën, Filipinet dhe Japoninë. Disa vende janë caktuar nga Komisioni Evropian që të mbrojnë në mënyrë adekuate të dhënat tuaja personale. Një listë të këtyre vendeve mund ta gjeni këtu: https://ec.europa.eu/info/law/law-topic/data-protection/international-dimension-data-protection/adequacy-decisions_en. Ju lutemi që të keni parasysh që ligjet për mbrojtjen e të dhënave dhe ligjet e tjera të vendeve tek të cilat mund të transferohet informacioni juaj mund të mos jenë aq gjithëpërfshirëse sa ato në vendin tuaj. Do të marrim masa të përshtatshme, në respektimin e ligjit të zbatueshëm, për të siguruar se informacioni juaj personal mbetet i mbrojtur. Masa të tilla përfshijnë përdorimin e Klauzolave Kontraktuale Standarde për të mbrojtur transferimin e të dhënave jashtë EEA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Për të kërkuar më shumë informacion ose për të marrë një kopje të Klauzolave Kontraktuale Standarde, na kontaktoni. Shih seksionin NA KONTAKTONI.
-
CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA?
Informacioni juaj personal ju përket juve. Në përputhje me ligjin në fuqi, keni të drejtën të na kërkoni që të japim hollësi në lidhje me informacionet që kemi mbledhur dhe mund të na kërkoni ta heqim atë ose të korrigjojmë ndonjë pasaktësi. Gjithashtu, mund të na kërkoni të bllokojmë ose të kufizojmë përpunimin, bashkëndarjen ose transferimin e informacionit tuaj personal, si dhe t’ju japim informacionin tuaj personal që kemi mbledhur në mënyrë që ju ta përdorni për qëllimet tuaja. Keni të drejtën e portabilitetit të të dhënave, që do të thotë se mund të na kërkoni që informacionin tuaj personal t’ju japim juve ose një pale të tretë në një format që mund të lexohet nga një makineri. Gjithashtu, mund të kundërshtoni përpunimin e informacionit tuaj personal dhe mund të tërhiqni pëlqimin tuaj. Megjithatë kërkesa për fshirjen e informacionit tuaj personal gjithashtu mund të rezultojë në një humbje të aksesit në Shërbimet që ofrojmë. Nuk do t’i heqim të dhënat që me ligj kërkohet që ne t’i mbajmë.
Gjithashtu keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin bazuar në interesa të ligjshme dhe të kundërshtoni përpunimin për qëllime të marketingut, përfshirë profilizimin.
Për të bërë një kërkesë në lidhje me të drejtat tuaja ose për t’u informuar më tej, na kontaktoni. Shih seksionin NA KONTAKTONI..
-
PËR SA KOHË E MBAJMË INFORMACIONIN TUAJ?
Nuk do ta mbajmë informacionin tuaj personal për më gjatë sesa që është e nevojshme për qëllimin për të cilin ai informacion është mbledhur. Kjo do të thotë se informacioni do të shkatërrohet ose do të fshihet nga sistemet tona kur të mos nevojitet më.
Marrim hapa të përshtatshëm për të siguruar që të përpunojmë dhe të mbajmë informacionin rreth jush mbështetur në logjikën e mëposhtme:
1. Të paktën aq kohë sa informacioni përdoret për t’ju ofruar një shërbim;
2. Siç kërkohet sipas ligjit, një kontrate ose në lidhje me detyrimet tona ligjore;
3. Vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin informacioni është mbledhur, përpunohet ose për më gjatë nëse kërkohet sipas ndonjë kontrate, me ligjin në fuqi ose për qëllime statistikore, duke iu nënshtruar masave të përshtatshme. -
ÇFARË SHËRBIMESH TË PALËVE TË TRETA PËRDORIM NE?
Disa nga materialet, reklamat dhe funksionalitetet në Shërbimet tona ofrohen nga palë të treta. Këto palë të treta mund të përdorin cookies, beacons, pikselë gjurmues dhe vegla të tjera për të mbledhur informacion në lidhje me përdorimin prej jush të Shërbimeve. Këto palë të treta nuk kontrollohen drejtpërdrejt nga Samsung, prandaj rekomandojmë që të kontrolloni politikat e tyre të privatësisë për të kuptuar se si i përdorin ato të dhënat tuaja.
Për disa app-e dhe shërbime, përfshirë rrjetet sociale, marrim dhe magazinojmë informacion të lidhjes dhe informacion tjetër që na lejoni të marrim kur lidheni me këto app-e dhe shërbime.
-
COOKIES, BEACONS DHE TEKNOLOGJI TË NGJASHME
Së bashku me disa palë të treta siç janë ofruesit e materialeve dhe reklamuesit, mund të përdorim edhe teknologji të quajtura cookies, beacons ose pikselë, ose edhe vegla të tjera (bashkërisht të njohura si “teknologjitë”) që i komunikojnë një serveri informacion nga pajisja jote. Këto teknologji mund të jenë të përfshira në materiale, video dhe reklama në linjë. I lejojnë një serveri të lexojë disa lloje të informacionit nga pajisja juaj, të dijë se kur e keni parë një material të caktuar apo një reklamë të caktuar dhe të përcaktojë orën dhe datën në të cilën i keni parë materialet, si dhe informacion për pajisjen tuaj, përfshirë adresën IP të pajisjes suaj. Ne, dhe palët e treta, i përdorim këto teknologji për qëllime siç është verifikimi që materialet dhe reklamat janë dërguar dhe janë parë saktësisht.
Cookies
Cookies janë skedarë të vegjël që ruajnë informacion në kompjuterin tuaj, TV, telefonin celular ose pajisje të tjera. I lejojnë entitetit që ka vendosur cookie-n në pajisjen tuaj që t’ju njohë nga uebsajte, shërbime, pajisje dhe/ose sesione shfletimi të ndryshme. Cookies shërbejnë për shumë qëllime të dobishme. Për shembull:
- Cookies mund të mbajnë mend kredencialet tuaja të lidhjes kështu që nuk keni nevojë t’i futni ato sa herë që logoheni në një shërbim.
- Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta që të kuptojmë se cila pjesë e Shërbimeve tona pëlqehet më shumë sepse na ndihmojnë të shohim se cilat faqe dhe funksionalitete aksesohen nga vizitorët dhe sa kohë kalojnë ata në faqe. Duke e studiuar këtë informacion, jemi në gjendje që t’i përshtatim Shërbimet tona dhe t’ju ofrojmë një përvojë më të mirë.
- Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta që të kuptojmë se cilat reklama keni parë në mënyrë që të mos merrni të njëjtën reklamë sa herë që aksesoni një Shërbim.
- Cookies na ndihmojnë ne dhe palët e treta që t’ju ofrojmë përmbajtje dhe reklama përkatëse duke mbledhur informacion rreth përdorimit prej jush të Shërbimeve tona dhe të uebsajteve e app-eve të tjera.
Përdorim llojet e mëposhtme të cookies në Shërbimet tona:
- Cookies thelbësore: Ju aftësojnë të merrni shërbimet që ju kërkoni përmes uebsajtit tonë. Pa këto cookies, Shërbimet që keni kërkuar nuk mund të ofrohen. Për shembull, cookies thelbësore mund të përdoren për t’ju autentifikuar kur logoheni. Këto cookies janë të aftësuara automatikisht dhe nuk mund të çaktivizohen sepse janë thelbësore për të mundësuar që Shërbimet tona të funksionojnë në mënyrë efektive.
- Cookies të performancës: Na mundësojnë që të analizojmë performancën dhe dizajnin e Shërbimeve tona dhe të zbulojmë gabimet. Për shembull, ky lloj i cookies na mundëson të njohim se e keni përdorur një shërbim më parë dhe na tregon se cilat nga app-et tona janë më të mirënjohura duke na lejuar të shikojmë se cilat faqe vizitohen më së shpeshti nga vizitorët dhe se sa kohë vizitorët kalojnë në secilin app. Ne përdorim Google Analytics, Adobe dhe cookies të tjerë të analitikës për ta arritur këtë.
Ky lloj i cookie është i paaftësuar automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta. - Cookies të funksionalitetit dhe të profilit: Na lejojnë të ofrojmë një përvojë përdoruesi më të mirë. Për shembull, ky lloj i cookie siguron që informacioni i shfaqur në vizitën tuaj të radhës në uebsajtin tonë të përputhet me preferencat tuaja të përdoruesit ose me Samsung account nga e cila jeni lidhur me një Shërbim. Ky lloj i cookie është i paaftësuar automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.
- Cookies të reklamimit/shënjestrimit: Na lejojnë ne dhe partnerëve tanë të përzgjedhur me kujdes që të personalizojmë uebsajtin tonë, t’ju ofrojmë reklama apo t’ju kontaktojmë drejtpërdrejt kur keni dhënë pëlqimin e veçantë për këto komunikime, në një mënyrë që është relevante për ju dhe e cila përputhet me interesat tuaj, për shembull, duke përdorur informacionin rreth Shërbimeve që keni aksesuar përmes app-eve tona. Mund të përdorim dhe të kombinojmë të dhënat e cookie-ve dhe informacionin që mbledhim rreth jush nga burime të tjera për t’ju ofruar një përvojë më të mirë. Për shembull, për t’ju ofruar më shumë marketing të drejtpërdrejtë relevant, por vetëm nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për të pranuar marketing të drejtpërdrejtë.
Mund t’u lejojmë palëve të treta të përzgjedhura me kujdes që të vendosin këtë lloj të cookie-s ose të teknologjive të ngjashme për këtë qëllim. Për shembull, dhe pa kufizim, përdorim etiketat e rimarketimit Google për t’u lejuar partnerëve tanë tregtarë që të reklamojnë produkte të cilat i keni shfletuar në uebsajtin tonë. Më shumë për mënyrën e funksionimit të etiketave të rimarketimit Google mund të mësoni këtu: https://www.thinkwithgoogle.com/intl/en-gb/. Përveç kësaj, palë të treta siç është Facebook mund të vendosin cookies për t’ju gjurmuar në uebsajtet e aplikueshme dhe në uebsajtet e tjera.
Mund të punojmë gjithashtu me partnerë biznesi të përzgjedhur me kujdes për të ofruar bashkërisht reklamim. Kjo mund të përfshijë kombinimin e të dhënave të cookie-ve të mbledhura nga uebsajti ynë me të dhënat e mbledhura nga partneri ynë i biznesit. Varësisht se cilat cookie ju i aktivizoni, mund të përdorim edhe informacionin e mbledhur për të kuptuar preferencat e klientëve tanë dhe për të ndikuar në fushatat tona të ardhshme të reklamimit duke përfshirë edhe mënyrën për të përzgjedhur se kujt do t’ia drejtojmë marketingun.
Ne dhe partnerët tanë të biznesit të përzgjedhur me kujdes mund të vendosim cookie kur shfaqim reklama për produktet ose shërbimet tona në uebsajtet e palëve të treta dhe kur klikoni në ato reklama, që të dimë se cila sajte dhe cilat reklama i kanë parë klientët tanë dhe me cilat reklama ka pasur ndërveprim. Ne dhe partnerët tanë të biznesit i përdorim këto cookies vetëm nëse i jepni pëlqimin operuesit të sajtit të palës së tretë. Mund t’i rregulloni preferencat tuaja në lidhje me këto cookies në ato sajte të palëve të treta. Do t’i përdorim këto lloj ‘cookie’ për një periudhë prej 13 muajsh. - Cookies të palëve të treta: Shërbimet tona po ashtu mund të shfaqin materiale nga një uebsajt ose shërbim i një pale të tretë, që mund të rezultojë në ruajtjen e cookies të palëve të treta në pajisjen tuaj. Mund t’i menaxhoni preferencat tuaja për këto palë të treta në të njëjtën mënyrë si për cookies të Samsung. Ju lutemi të shikoni më poshtë për më shumë hollësi për mënyrën e menaxhimit të preferencave tuaja. Nuk e kontrollojmë ruajtjen dhe përdorimin e këtyre cookies nga këto palë të treta dhe duhet t’i referoheni politikave të privatësisë të palëve të treta përkatëse për më shumë informacion. Për më shumë informacion për ofruesit e tjerë të shërbimeve, na kontaktoni duke vizituar Faqen tonë për mbështetje lidhur me privatësinë në https://117.p.syniva.es/request-desk. Ky lloj i cookie është i paaftësuar automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.
Beacons dhe pikselët
Ne, së bashku me disa palë të tjera, përdorim teknologji të quajtura beacons ose pikselë që i komunikojnë një serveri informacion nga pajisja juaj. Beacons mund të përfshihen në materiale në linjë, video e e-posta dhe mund t’i mundësojnë një serveri të lexojë disa lloje të informacionit nga pajisja juaj, të dijë se kur keni parë materiale të caktuara ose një mesazh të caktuar të e-postës dhe të përcaktojë orën dhe datën në të cilën keni parë materialet e caktuara, si dhe adresën e IP-së së pajisjes suaj. Ne dhe disa palë të treta përdorim beacons për disa qëllime, përfshirë për të analizuar përdorimin e Shërbimeve tona dhe, bashkë me informacione të tjera, për t’ju ofruar materiale dhe reklama që janë më relevante për ju.
Magazinime lokale të tjera
Ne, bashkë me disa palë të treta, përdorim lloje të tjera të teknologjive të magazinimeve lokale, të tilla si Local Shared Objects (e referuar edhe si cookies Flash) dhe magazinimi lokal HTML5, lidhur me Shërbimet tona. Këto teknologji janë të ngjashme me cookies të diskutuara më lart. Ruhen në pajisjet tuaja dhe mund të përdoren për të magazinuar informacion të caktuar për veprimtaritë dhe preferencat tuaja. Megjithatë, këto teknologji përdorin pjesë të ndryshme të pajisjes suaj nga cookies standarde, prandaj mund të mos jeni në gjendje t’i kontrolloni ato duke përdorur veglat dhe cilësimet standarde të shfletuesit. Për informacion rreth paaftësimit ose fshirjes së informacionit që gjendet në Local Shared Objects, vizitoni http://helpx.adobe.com/flash-player/kb/disable-local-shared-objects-flash.html.
Cookies nuk mbahen për më gjatë se sa që është e nevojshme për të ofruar funksionin për të cilin përdoren. Kjo do të ndryshojë varësisht nga Shërbimi specifik. Për shembull, një cookie për autentifikimin e logimit mund të mbahet për një periudhë më të gjatë kohore se sa një cookie që përdoret për t’ju lejuar të vëni artikuj në një shportë blerjeje si një vizitor në uebsajtin tonë.
Si të menaxhoni preferencat tuaja
Aty ku përdorim këto teknologji në Shërbimet tona, mund të tërhiqni pëlqimin tuaj ose të menaxhoni preferencat tuaja në çdo kohë. Megjithatë, disa teknologji janë thelbësore ose të nevojshme për të ekzekutuar Shërbimin dhe nuk mund të ndryshohen. Vizitoni cilësimet ose menynë për preferencat e cookie-ve te Shërbimet përkatëse ose në pajisjen tuaj për më shumë informacion lidhur me mënyrën e menaxhimit të këtyre opsioneve.
-
NA KONTAKTONI
Mund të na kontaktoni për të përditësuar preferencat tuaja, për të korrigjuar informacionin tuaj, për të paraqitur një kërkesë ose për të na drejtuar pyetje.
Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është përmes seksionit të Mbështetjes së https://117.p.syniva.es/.
Mund të na kontaktoni edhe në:
Kontrolluesi i të dhënave
Samsung Electronics Co., Ltd.
129, Samsung-ro, Yeongtong-gu,
Suwon-si, Gyeonggi-do 16677, Republika e Koresë
[Vetëm për banorët e Zonës Ekonomike Europiane (EEA)]
Samsung Electronics ka zyra në Evropë për të siguruar që kërkesa ose pyetja juaj të trajtohet nga ekipi i mbrojtjes së të dhënave që ndodhet në rajonin tuaj.
Mënyra më e lehtë për të na kontaktuar është përmes faqes sonë të ndihmës për privatësinë në https://117.p.syniva.es/request-desk.
Mund të na kontaktoni edhe në:
Zyrtari evropian për mbrojtjen e të dhënave
Samsung Electronics (UK) Limited
Samsung House, 2000 Hillswood Drive, Chertsey, Surrey KT16 0RS, UK
Nëse besoni se përpunimi i informacionit tuaj personal nga ana jonë shkel ligjin në fuqi, mund të paraqitni ankesë pranë autoritetit mbikëqyrës përkatës. Hollësirat e kontaktit për të gjitha autoritetet mbikëqyrëse të BE-së dhe EEA-së mund të gjenden në https://edpb.europa.eu/about-edpb/board/members_en.