Jeta hapet me Galaxy

Kur bota nuk ka pengesa, nuk mund të thuash
se ku mund të të çojë. Kjo është arsyeja pse
Galaxy ju sjell risitë më të fundit për t'ju
ndihmuar të lini pas kufizimet dhe të eksploroni
mundësitë tuaja.

Botë e hapur. E nesërmja juaj më e mirë.

Me çdo vendim që marrim sot, ne mendojmë për të nesërmen.
Bashkohuni me ne në kërkimin tonë për një botë më të aksesueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë ne.

Lidhuni me më shumë pajisje

Pajisjet në ekosistemin e Galaxy bashkohen lehtësisht për t'ju ndihmuar që të bëni gjërat që doni më mirë se kurrë. Stërvituni më zgjuar. Rritni produktivitetin tuaj. Përmirësoni projektet tuaja krijuese.

Për fanatikët e fitnesit

Lidhni Galaxy Watch dhe Galaxy Buds për të marrë
një gjurmues fitnesi dhe një mënyrë për të hartuar
listën tuaj të luajtjes për stërvitje nga kyçi i dorës.

Për profesionistët e produktivitetit

Lidhni Galaxy S22 dhe Tab S8 për të kontrolluar
njoftimet e punës së telefonit tuaj ndërsa merrni
shënimet e takimit në tabletën tuaj.

Pajisje që punojnë së bashku pa probleme

Bëjeni tuajin
dizajnin e Galaxy

Nuk ju nxë një kornizë. As teknologjinë tuaj s'ka përse t’a nxërë. Me Galaxy jeni në gjendje të personalizoni pothuajse çdo aspekt të pajisjes tuaj, në mënyrë që të mund të keni një produkt po aq unik sa ju.

One UI

Shprehni vetveten nëpërmjet ndërfaqes së pajisjes suaj Galaxy duke personalizuar ekranin bazë, miniaplikacionet, temat dhe të tjera.

Bashkëpunime ekskluzive

Galaxy bashkëpunon me artistë, projektues dhe influencues për t'ju dhënë dizajne të personalizuara mahnitëse që nuk i gjeni askund tjetër.

“Në thelb, aftësia për ta përdorur telefonin tim sipas mënyrës që dëshiroj është se pse zgjedh Galaxy...”

- Skubeeraw, reddit.com/r/samsung

Merrni veçoritë
e fuqishme që ju nevojiten…

... dhe inovacione që
nuk do t'i prisnit kurrë

Konfidencialiteti juaj.
I siguruar.

Bota ka ndryshuar dhe mënyrat e reja të punës sjellin rreziqe të reja. Teknologjitë e konfidnecialitetit të Samsung ju japin mbrojtjen dhe kontrollin që ju nevojitet, pavarësisht situatës.

Knox Vault

Knox Vault është si një kasafortë brenda një kasaforte, me izolim fizik të PIN-eve, fjalëkalimeve dhe informacioneve të tjera private, që të mos ketë akses nga hakerët.

Paneli i konfidencialitetit

Merrni një pamje të shpejtë të app-eve që përpiqen të aksesojnë informacionin tuaj, pastaj personalizoni cilësimet tuaja. Është konfidencialiteti juaj, i siguruar.

Gati për të provuar Galaxy?

Zbuloni një botë aplikacionesh dhe shërbimesh

Kur regjistroheni në Galaxy, merrni akses në mijëra app-e të dobishme që ju ndihmojnë me mbështetjen teknike, mirëqenien dhe më shumë.

Ndani atë që krijoni #withGalaxy

Shikoni fotot dhe videot nga përdoruesit e tjerë të Galaxy me etiketën #withGalaxy

  • Jo të gjitha specifikimet dhe veçoritë janë të disponueshme në të gjitha pajisjet Galaxy. Specifikimet e hollësishme dhe informacionet e veçorive për një produkt specifik janë të disponueshme në secilën faqe të informacionit të produkteve Galaxy.
  • ¹ Seria Galaxy S22, seria Galaxy S21, Galaxy Z Fold2, Galaxy Z Flip (vetëm LTE), seria Galaxy S20 dhe seria Galaxy Note20 lejojnë përdorimin e baterisë gjatë gjithë ditës. Kohëzgjatja reale e baterisë ndryshon sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe të mesazheve, herëve të karikimit dhe shumë faktorëve të tjerë.
  • ² Shpejtësitë e 5G ndryshojnë dhe kërkojnë rrjet dhe lidhje optimale (faktorët përfshijnë frekuencën, gjerësinë e brezit, mbingarkesën); shikoni operatorin për disponueshmërinë.
  • ³ Mbështetja për IP68 ndryshon sipas pajisjes Galaxy. IP68 bazohet në kushtet e analizës për zhytje deri në 1.5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Nuk këshillohet për përdorim në plazh ose pishinë.
  • ⁴ Përputhet me smartfonë Samsung Galaxy, tableta dhe kompjuterë që mbështesin S Pen.
  • ⁵MOS e matni përbërjen e trupit nëse keni stimulues kardiak ose pajisje të tjera mjekësore të implantuara. MOS e matni përbërjen e trupit nëse jeni shtatzënë. Rezultatet e matjeve mund të mos jenë të sakta nëse jeni nën 20 vjeç. Përbërja e trupit mbështetet vetëm nga seritë Samsung Galaxy Watch4 dhe modelet e Galaxy Watch të hedhura në treg më vonë.
  • ⁶Synohet vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin, trajtimin monitorimin apo menaxhimin e problemeve shëndetësore ose sëmundjeve. Çdo informacion që lidhet me shëndetin i aksesuar nëpërmjet pajisjes dhe/ose aplikacionit nuk duhet të trajtohet si këshillë mjekësore. Përdoruesit duhet të kërkojnë këshilla mjekësore nga një mjek.
  • *Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jenë të ndryshme nga specifikimet dhe përshkrimet aktuale për produktin. Samsung rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në këtë dokument dhe produktin e përshkruar këtu, në çdo kohë, pa detyrim për Samsung që t’ju njoftojë për një ndryshim të tillë. Të gjitha funksionet, karakteristikat, specifikimet, GUI dhe informacione të tjera të produktit të dhëna në këtë dokument, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përfitimet, dizajnin, çmimin, përbërësit, performancën, disponueshmërinë dhe aftësitë e produktit, mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të imituara dhe janë vetëm për qëllime demonstrimi.