Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
key features
-
5K
-
Ekran mat
-
Thunderbolt™ 4
-
Dizajn ergonomik
Më shumë hapësirë për të bërë më shumë gjëra në 5K
Rezolucion 5K
5K ofron më shumë pikselë se 4K, duke krijuar një kanavacë më të madhe për ty me 218 PPI për detaje të jashtëzakonshme. Opsioni DCI-P3 99% ofron saturim më të mirë të ngjyrave për të sjellë idetë e tua në jetë drithëruese dhe saktësia e ngjyrave e kalibruar nga fabrika (ΔE < 2) ofron paraqitjen e ngjyrave të vërteta direkt nga kutia.
* Figurat me saktësi të ngjyrave mund të variojnë në bazë të pajisjes matëse dhe pikës matëse. * Veçoritë e ekranit mund të variojnë në varësi të mjedisit të sistemit, si p.sh. pjesët përbërëse të kompjuterit, kohëzgjatja e përdorimit ose faktorë të tjerë.* Kalibrimi nga fabrika plotësohet dhe matet në sRGB para dërgesës.
Ngjyra të pastra të mbështetura nga ekspertë
Vërtetuar nga Pantone™Shikoni çdo nuancë me saktësi të vërtetë. Mbështetur nga lideri botëror në zhvillimin e ngjyrave, S9 është Pantone Validated, duke konfirmuar riprodhimin autentik të më shumë se 2000 ngjyrave Pantone dhe 100 nuancave Pantone SkinTone™ në ekran. Tani puna juaj duket po aq e mirë në monitorin tuaj sa në botën reale.
Shijoni 5K me Windows dhe Mac
Thunderbolt 4 dhe porta DPMonitor 5K që lidh pajisjet tuaja të preferuara Windows dhe Mac me lidhshmërinë DisplayPort dhe Thunderbolt 4. Lidhshmëria e re Thunderbolt 4 do të thotë që mund të transferoni të dhëna në mënyrë më të besueshme.
* Disa pajisje që përdorin Mac OS 13 mund të kenë përputhshmëri të kufizuar.Zgjeroni mundësitë me Apple AirPlay
Apple AirPlayVetëm një ekran nuk mjafton ndonjëherë. Pasqyroni ose zgjeroni ekranet tuaja me Apple AirPlay për të bërë me shumë gjëra. Ekranet e dyfishta me valë rritin produktivitetin pa rritur numrin e fishave.
* AirPlay ose pasqyrimi i celularit kërkon iOS 12.3 e lart ose macOS 10.14.5 e lart ose Android OS 8.0 e lart.* Ky funksion mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.* Apple dhe AirPlay janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA dhe në vende e rajone të tjera.Akses i thjesht tek argëtimi pas pune
Aplikacionet e Smart TVKaloni tek argëtimi në çastin që mbaroni punën. Aplikacionet e Smart TV të integruara kanë të gjithë përmbajtjen më të mirë në transmetim që aksesohet lehtësisht në një ekran.
* Disponueshmëria e aplikacionit mund të variojë sipas shtetit dhe mund të kërkohen abonime të veçanta. * Disponueshmëria e Samsung TV Plus dhe Udhëzuesi universal dhe specifikimet e telekomandës mund të variojnë sipas shtetit.* Kërkohet lidhje me internetin dhe sintonizuesi i televizorit nuk përfshihet.* Do të të duhet një llogari Samsung për të aksesuar gamën e plotë të veçorive inteligjente që disponohen në pajisjen tënde, duke përfshirë shërbimet inteligjente me bazë në rrjet, aplikacione të tilla si lojërat dhe shërbimet e transmetimit, funksionalitetin e shtëpisë inteligjente dhe shumë më tepër. Nëse zgjedh që të mos identifikohesh në pajisjen tënde me llogarinë Samsung, do të mund të lidhesh vetëm me televizorin tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme, si p.sh. përmes HDMI. Nëse nuk ke ende një llogari Samsung, mund të krijosh lehtësisht një llogari këtu: https://account.samsung.com, regjistrimi është falas! Zbatohen kushtet e përgjithshme.* Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.Aty ku lojërat bëhen bashkë
Qendra e lojëraveQendra e lojërave Samsung është shtëpia kryesore për të luajtur. Luani menjëherë lojërat më të famshme nga partnerët më të mirë të transmetimit, pa qenë nevoja për kompjuter ose konsolë. Zbuloni lojëra të reja ose luani përsëri lojërat e vjetra të preferuara, të gjitha në një vend.
* Qendra e lojërave ofrohet vetëm në disa shtete, disponueshmëria e aplikacionit ndryshon sipas shtetit.* Aksesi në qendrën e lojërave është pa pagesë. Mund të nevojitet abonim për të aksesuar përmbajte të ofruara nga ofruesit e transmetimit të lojërave në platformën e qendrës së lojërave.* Mund të nevojitet një kontrollues tjetër në varësi të lojës specifike që po luan te Qendra e lojërave.* Nevojitet lidhje me internetin.Specifikimet
-
Rezolucioni 5K (5,120 x 2,880)
-
Koha e reagimit (ms) 5ms(GTG)
-
Shpejtësia e kuadrove Maks. 60Hz
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme