Galaxy AI is here
Mirë se vini në epokën e celularëve me AI. Me Galaxy S24 | S24+ në duart tuaja mund të shkyçni nivele tërësisht të reja të krijimtarisë, produktivitetit dhe të mundësive, duke filluar me pajisjen më të rëndësishme në jetën tuaj. Smartfonin tuaj.
Shijoni çdo detaj
I thjeshtë për t'u kapur. Komod në dorë. Me dizajnin e tyre të unifikuar dhe me finicionin prej sateni, Galaxy S24 dhe S24+ janë po aq të lëmuar sa duken.
Më të mëdhenj dhe më të shpejtë.
Këto pajisje janë përmirësimet për të cilat keni pritur. Më shumë ekran. Më shumë bateri. Më shumë fuqi përpunuese. Ka shumë gjëra për t'u pëlqyer rreth Galaxy S24 dhe S24+. Veçanërisht tani që Galaxy S24+ vjen me rezolucionin më të lartë të ekranit në një pajisje Galaxy: QHD+.
Dy pajisje të serisë Galaxy S24 në ngjyrë vjollcë kobalti. Njëra pajisje qëndron drejt dhe shihet nga pjesa e pasme. Telefoni tjetër shihet nga pjesa anësore për të treguar skajet e kornizës.
Të mbrojtur me Armor Aluminum
Përfshihuni në historinë tonë të bazuar te mineralet
Galaxy AI
I fuqizon detajet me motorin ProVisual
50 MP. Mega mega pikselë
Një stacion i përsosur i pikselëve që nuk do t'ju zhgënjejë. Asnjëherë. Shkrepni fotografi me rezolucion të lartë që do të ruajnë detajet dhe cilësinë e tyre edhe me kalimin e viteve.
Shkrepni në largësi. Edhe në errësirë
Ndryshojani përmasat, modifikojeni. Fare e thjeshtë!
Shkyçni magjinë e modifikimit të fotografive me AI. Tani mund të perfeksiononi fotografitë tuaja pa shumë mund, duke u siguruar që çdo imazh të shkëlqejë. Por kjo nuk është e gjitha, edhe nëse nuk e keni shkrepur dot fotografinë që dëshironit, Generative Edit mund të mbushë sfondet dhe të heqë objektet e padëshiruara në çast.
Prekni dhe mbani për Lëvizje të ngadaltë
Prekni dhe mbani për Lëvizje të ngadaltë
Pamje paraprake në Super HDR. Të përmirësuara nga AI përpara se të shkrepni
Me përmirësimin tonë të fundit të Super HDR, mund të shkrepni fotografi të gjalla ashtu siç i shikoni në realitet, nga pamja paraprake te postimi. Kjo funksionon edhe kur bëni fotografi nga kamera e Instagram.
Shihni një pamje paraprake në Super HDR përpara se të shtypni obturatorin. Mbajeni te Galeria ose ngarkojeni te feed- i juaj, cilado qoftë zgjedhja juaj cilësia HDR do të mbetet e pandryshuar.
Qarkojeni, gjejeni. Ashtu siç është!
Elementët thelbësorë janë dispozicionin tuaj
Personalizoni përvojën tuaj ditore me miniaplikacione në ekranin e kyçur dhe në stilin Ekrani gjithnjë ndezur. Nga alarmet rikujtuese të rëndësishme e deri te cilësia e ajrit të qytetit, merrni menjëherë informacionin që ju nevojitet.
Ekrani i telefonit me përshtatje në nivelin më të lartë të ndriçimit nën rrezet e diellit
Përmirësoni lojën tuaj me këta dy ekrane të mëdhenj. Falë madhësisë së rritur të ekraneve dhe kornizave shumë të holla, ekrani FHD+ 6,2” i Galaxy S24 dhe ekrani QHD+ 6,7” i Galaxy S24+ ofrojnë më shumë hapësirë ekrani se asnjëherë më parë, duke ofruar përvojën më gjithëpërfshirëse të shikimit., Për më tepër, mund të shijoni ngjyra dhe kontrast optimal me veçorinë Përforcuesi i shikimit në të dyja ekranet.
Pse të kaloni nga iOS në Galaxy?
Kalo në Galaxy
Kalo në Galaxy, është e thjeshtë. Përmirësoni përvojën tuaj me veçoritë ekskluzive për përdoruesit e Galaxy.
Kaloni lehtësisht nga iOS
Mbani fotografitë, videot, kontaktet, kalendarin dhe app-et tuaja me Smart Switch — edhe nëse po kaloni nga iOS.,,
Harrojini pengesat midis pajisjeve
Kaloni në Galaxy për të hapur mënyra pa ndërprerje në pajisjet tuaja për të punuar, luajtur dhe për të qëndruar të shëndetshëm.
Ndani skedarë në çast
Dërgoni lehtësisht fotografi, video dhe një larmi skedarësh me përdorues jashtë ekosistemit të Galaxy përmes Ndarjes së shpejtë. Edhe pse më parë ka punuar vetëm me pajisjet Galaxy, tani punon edhe me pajisjet Android në afërsi.
Try Galaxy nё telefonin tuaj
A e keni pёrjetuar ende pajisjen mё tё re tё Galaxy? Po sikur ta provoni tani? Nё telefonin tuaj! Filloni pёrvojёn me kёtё shkarkim.
A e keni pёrjetuar ende pajisjen mё tё re tё Galaxy? Po sikur ta provoni tani? Nё telefonin tuaj! Thjesht skanoni QR code dhe shkarkoni pёr tё filluar.
Ndryshimet fillojnë nga hapat e vegjël
Po ecim drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, hap pas hapi. Ne besojmë në krijimin e një rrugëtimi të qëndrueshëm përmes ndryshimeve të vogla që mund të bëjnë një ndryshim të madh. Ndjesia është e mirë kur bëni gjënë e duhur.
Pyetjet e shpeshta
Provojeni një herë
- Sekuencat janë shkurtuar dhe simuluar. Vetëm rezultate për qëllime ilustruese. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit duhet të përditësohen me versionin më të fundit të Android. Funksionaliteti i produktit mund të varet në aplikacionin tuaj dhe cilësimet e pajisjes. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione të caktuara. Disponueshmëria e shërbimit ndryshon sipas shtetit dhe gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Live Translate kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Live Translate është i disponueshëm vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Phone. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkim të paketës së gjuhëve. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Interpreter kërkon hyrje në llogarinë Samsung. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë sipas shtetit, rajonit ose operatorit celular. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë.
- Transcript Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Transcript Assist disponohet vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Voice Recorder ose në skedarët e regjistruar me anë të aplikacionit të instaluar paraprakisht Samsung Phone. Veçoria e regjistrimit të zërit në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Phone mund të mos mbështetet në disa shtete. Skedarët audio duhet të jenë me kohëzgjatje më të vogël se 3 orë në mënyrë që të përpunohen. Veçoria e përmbledhjes tek Transcript Assist mund të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar karakteresh. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Generative Edit kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Modifikimi me Modifikimin gjenerues rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12 MP. Një shenjë e dukshme sigurie mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e produktit të gjeneruar nuk është e garantuar.
- Galaxy S24+ krahasuar me Galaxy S24.
- Krahasuar me Galaxy S23 dhe S23+.
- I matur diagonalisht, madhësia e ekranit të Galaxy S24 është 6,2 inç si drejtkëndësh i plotë dhe 6 inç kur llogarisim edhe këndet e rrumbullakëta, madhësia e ekranit të Galaxy S24+ është 6,7 inç si drejtkëndësh i plotë dhe 6,5 inç kur llogarisim edhe këndet e rrumbullakëta; pamja reale e shikueshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe vrimës së kamerës.
- Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 3880 mAh për Galaxy S24, 4755 mAh për Galaxy S24+ dhe 4855 mAh për Galaxy S24 Ultra. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
- Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.
- Korniza nuk përfshin butonat e volumit dhe anësorë ose folenë e kartës SIM.
- Zmadhimi i cilësisë optike mundësohet nga sensori i pikselëve adaptues.
- Zmadhimi 2x duhet të aktivizohet në cilësimet e app-it të Camera Assistant. Camera Assistant mund të shkarkohet nga Galaxy Store.
- Rezultatet mund të variojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
- 30X Space Zoom përfshin zmadhim optik 3x dhe zmadhim dixhital 30x me teknologjinë Super Resolution. Distancat e zmadhimit mbi 3x mund të shfaqin përkeqësim të imazhit.
- Zmadhimi me AI zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Disa aplikacione të medias sociale mund të mos e mbështesin Super HDR. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Cilësia HDR mbështetet në fotografitë e ngarkuara si postime në furnizimin e Instagram dhe në videot e ngarkuara si reels.
- Veçoria Sketch to Image kërkon lidhje rrjeti dhe identifikim në Samsung Account. Redaktimi me Sketch to Image mund të rezultojë në foto të zmadhuar deri në 12MP. Një filigran i dukshëm mbivendoset në imazhin që del pas ruajtjes për të treguar se imazhi është krijuar me AI. Precizioni dhe besueshmëria e riprodhimit nuk është e garantuar.
- Veçoria Live Effect for Photo Assist mbështet skedarët JPG, HEIC (HEIF), BMP, PNG dhe WebP. Mund të mos ofrohet në foto të caktuara. Precizioni dhe besueshmëria e riprodhimit nuk është e garantuar.
- Veçoria e përkthimit tek Chat Assist mund të kërkojë identifikimin në llogarinë Samsung. Disa aplikacione të bisedës mund të mos e mbështetin këtë veçori. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkim të paketës së gjuhëve. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Kjo veçori aktivizohet kur zbulohet një gjuhë e përkthyeshme. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- Disa miniaplikacione funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në llogari Samsung. Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit.
- Veçoria e sugjerimit të tonit tek Chat Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogari Samsung. Duhet të plotësohen kërkesat e gjatësisë që veçoria të aktivizohet. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
- ©2024 Gameloft. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Gameloft, logoja e Gameloft dhe Asphalt janë marka tregtare të Gameloft në SHBA dhe/ose shtete të tjera. Të gjithë prodhuesit, makinat, emrat, markat dhe imazhet shoqëruese janë marka tregtare dhe/ose materiale me të drejtë autori të zotëruesve të tyre përkatës.
- Ekrani mund të arrijë ndriçimin maksimal deri në 2600 nit, duke përmirësuar kontrastin mes aspekteve të errëta dhe të ndritshme të përmbajtjes dixhitale për një cilësi figure më të shkëlqyer, me raport kontrasti 5 000 000:1 për ta bërë përvojën tuaj në celular më tërheqëse.
- Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar përkundrejt profilit të përdorimit mesatar të hartuar nga UX Connect Research. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga UX Connect Research mes datave 25.11.2023 dhe 15.12.2023 në SHBA dhe MB me versionet para hedhjes në treg të SM-S921, SM-S926 dhe SM-S928 sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave.
- Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë përkatësisht gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje) dhe luajtjes së audios (skedar mp3, 192 kbps, ruajtur në pajisje me ekranin LCD të fikur). Koha reale e luajtjes së videos dhe audios ndryshon sipas lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
- Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 4.3™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 4.0 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat dhe përmbajtjet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
- Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarkoni Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tuaj. Të dhënat dhe përmbajtjet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
- Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.
- Galaxy Buds2 Pro, Galaxy Watch6 dhe Galaxy Tab S9 shiten veç.
- Disponohet në pajisje me sistem operativ Android 10 (Q OS) e lart dhe One UI 2.1 e lart. Kompjuterët e mbështetur përfshijnë Samsung Notebooks dhe Galaxy Books, përfshirë këtu edhe kompjuterët me bazë Qualcomm të hedhur në treg në vitin 2020 e më të vonë dhe kompjuterët me Windows nga prodhues të tjerë që punojnë me versionin e vitit 2004 të Windows 10 e lart, të cilët kanë njësi Bluetooth 22.50.02 e lart të versionit Intel dhe njësi Wi-Fi 22.50.07 e lart të versionit Intel.
- Galaxy Tab S9 shitet veç.
- Kur ndani skedarë duke përdorur kodet QR dhe kontaktet, deri në 1000 skedarë mund të transferohen në një kohë. Skedarët individualë duhet të jenë më pak se 3 GB dhe deri në 5 GB kapacitet të dhënash në total mund të transferohet në ditë. Lidhja skadon pas dy ditësh. Pajisja e dërguesit kërkon një llogari Samsung dhe si pajisjet e dërguesit dhe të marrësit kërkojnë lidhje me internetin.
- Knox Matrix mbështetet në smartfonët dhe tabletët Galaxy me One UI 6.0 e sipër. Disponueshmëria mund të variojë sipas shtetit ose rajonit.
- Zbatohen kushtet e përgjithshme. Disponueshmëria mund të variojë sipas operatorit celular, shtetit ose rajonit. Kontrolloni kualifikimin e pajisjes për shkëmbim në faqen Shkëmbe.
- Opsionet e hapësirës ruajtëse dhe disponueshmëria mund të ndryshojnë sipas operatorit celular, shtetit ose rajonit. Disponueshmëria reale e hapësirës ruajtëse mund të ndryshojë në varësi të softuerit të instaluar paraprakisht.
- Të gjithë aksesorët shiten veç.
- Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra janë të vlerësuar si IP68. Bazuar në kushtet e testit laboratorik për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta. Jo i këshillueshëm për përdorimin në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit dhe pluhurit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal.
- Lëvizja e ngadaltë në çast është e disponueshme vetëm në Samsung Video Player të instaluar paraprakisht dhe app-in Samsung Gallery. Shërbimi i disponueshëm mund të ndryshojë nga specifikimet e videos.
- Veçoria e përkthimit në Chat Assist kërkon një lidhje me rrjetin, hyrjen në Samsung Account dhe shkarkimin e paketës së gjuhës nga Galaxy store. Duhet të plotësojë kërkesat e gjatësisë për të aktivizuar veçorinë. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, rajonit ose gjuhës. Disa app-e të bisedave mund të mos lejojnë përdorimin e kësaj veçorie. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.