Galaxy Z Flip6

is here

Mjeti juaj i shprehjes se vetvetes, Galaxy Z Flip6, është më kompakt dhe tërheqës, me Galaxy AI dhe një kamerë të nivelit profesional 50 MP të gatshme për të fotografuar.

MË KOMPAKT

Galaxy Z Flip6 shihet duke u mbyllur në profilin anësor. Rihapet, rrotullohet dhe këndi i tij ndryshon në FlexMode.

IMPAKT I MADH

Dizajni i ri pluskues i Galaxy Z Flip6, është modern, elegant dhe i hollë, duke krijuar smartfonin tonë më kompakt deri më tani.

Me ngjyra. I gëzueshëm. I mrekullueshëm

Gjeni ngjyrën tuaj të preferuar.

aparat shikimi 3d 360

Paracaktimi i këndit

Dy pajisje Galaxy Z Flip6 në ngjyrë blu të vendosura vertikalisht. Njëra është e hapur plotësisht dhe me pamje nga pjesa e pasme dhe tjetra është në FlexMode dhe me pamje nga ekrani kryesor.

Paracaktimi i këndit

N/A

Galaxy AI është këtu, tani i disponueshëm edhe në pajisjet e palosshme Galaxy

INTERPRETER

Përvojë interpretimi e nivelit të lartë me FlexWindow

I humbur në përkthim? Galaxy Z Flip6 është pasaporta juaj për të komunikuar — duke funksionuar si përkthyesi juaj personal.,

Një bisedë në dy gjuhë transkriptohet dhe përkthehet në kohë reale. Përkthimet e transkriptuara shfaqen si tekste në ekran, duke treguar interpretimin në kohë reale.

CHAT ASSIST

Biseda vazhdon, edhe kur pajisja është e mbyllur

Dërgoni mesazhe direkt nga FlexWindow me Ndihmën e Chat Assist. Thjesht zgjidhni një nga Suggested Replies — të kuruara nga AI e ndërgjegjshme për kontekstin.

Konvertimi i mesazheve me tekst shfaqet në FlexWindow të Galaxy Z Flip6.

Dritarja juaj, sipas mënyrës suaj

Bisedoni me Google Gemini për t’u dhënë hov ideve tuaja

Falë partneritetit për një kohë të gjatë të Samsung me Google, Galaxy-a juaj tani vjen me aplikacionin Google Gemini. Bisedoni me Gemini për të marrë ndihmë për të mësuar në mënyra të reja, për të shkruar shënime falënderimi, për të planifikuar veprimtari dhe më shumë.

Logoja e Google Gemini. Google Gemini i është bërë një pyetje me një imazh të ekranit të bashkëngjitur. Kur pyetet, “What's a good activity to do here?”, Gemini jep një përgjigje duke shpjeguar përmbajtjet e imazhit të ekranit dhe rekomandon veprimtarinë më të mirë.

50 MP. KAMERA E RE. PORTRETE MAHNITËSE

Shkrepet një foto me dritë të ulët, por kapen ngjyra të gjalla dhe detaje.
Shkrepur nga Galaxy Z Flip6 #withGalaxy

Portretet e shkrepura gjatë natës janë të ndriçuara

Shkrepni fotografi mahnitëse gjatë ditës por edhe natën — madje edhe në zona me ndriçim të dobët. Përdorni Nightography për të siguruar që çdo fotografi të shkëlqejë me detaje, falë Motorit ProVisual.

Kamera më e fuqishme në një Galaxy Z Flip, tani me AI

Kamera e pasme e gjerë 50 MP e përmirësuar i përpunon fotografitë tuaja me Motorin ProVisual për të kapur skena mahnitëse dhe portrete më të plota.,,,,,

Motori ProVisual

kamera e pasme

  • 50 MP E gjerë Zmadhim i cilësisë optike 2x

  • 12 MP Ultra Wide

FlexCam. Kapni këndin tuaj më të mirë

FlexCam përdor zmadhimin automatik për të zmadhuar ose zvogëluar subjektet dhe ofron një pamje paraprake në FlexWindow për një përvojë të shkrepjes së selfieve pa duar.

Një fotografi e tre miqve duket në Galaxy Z Flip6 FlexWindow. Galaxy AI përdoret për të zmadhuar pa duar te subjektet.

Shkrepur nga Galaxy Z Flip6 #withGalaxy

Portretet e kamerës së pasme dalin ndryshe

Përdorni FlexWindow për t'u dhënë subjekteve një pamje paraprake ndërsa i fotografoni në 50 megapiksel. Më pas, nxirrni një fotografi për të kapur portrete të ndritshme dhe të detajuara edhe kur drita bie prapa.

Tre miq pozojnë së bashku për një selfi të shkrepur nga lart me Galaxy Z Flip6 në distancë.
Shkrepur nga Galaxy Z Flip6 #withGalaxy

Shikoni, fotografoni, shpërndani, edhe gjatë natës

Detajet mbeten të mprehta, të përcaktuara dhe të qarta, madje edhe në errësirë. Fotografoni dhe postoni menjëherë në Instagram duke përdorur modalitetin e natës të kamerës brenda aplikacionit.,

Captured by Galaxy Z Flip6 #withGalaxy

Bateria e Galaxy Z Flip me kohëzgjatjen më të madhe

Njihuni me baterinë tonë Flip më të madhe në histori. E çiftuar me Snapdragon® 8 Gen 3 për Galaxy, ju mund të flisni, të shkruani ose të luani sipas dëshirës - përgjatë të gjithë ditës.,

4000 mAh
  • Dëgjoni muzikë deri në

    68 orë

  • Shihni video deri në

    23 orë

Snapdragon më i shpejtë deri më tani në një Galaxy Z Flip,

Dhomëza e parë e avullit në Galaxy Z Flip

Mbani gjërat të freskëta, të qeta dhe të funksionojnë pa probleme me një Dhomëz Avullishpërndan nxehtësinë me shpejtësi.

Pjesa e brendshme e një Galaxy Z Flip6 shihet me dy grupe shigjetash që dalin prej tij për të përfaqësuar nxehtësinë që del prej tij.

Kalo në Galaxy

Kalo në Galaxy, është e thjeshtë. Përmirësoni përvojën tuaj me veçoritë ekskluzive për përdoruesit e Galaxy.

Mëso më shumë
Galaxy Z Fold6 shihet pjesërisht i hapur në formë 'V' nga pjesa e pasme dhe Galaxy Z Flip6 shihet pjesërisht i hapur në FlexMode nga pjesa e pasme.
Provoni Galaxy në telefonin tuaj

Ende nuk e keni përjetuar pajisjen më të re Galaxy? Si thoni ta provoni tani? Në telefonin tuaj! Thjesht skanoni kodin QR dhe shkarkoni për të filluar.

Shkoni te trygalaxy.com
QR code to access Try Galaxy.

Monitoroni nga afër dhe në mënyrë të saktë mirëqenien tuaj me AI

Çiftoni Galaxy Z Flip6 së bashku me Galaxy Watch Ultra ose Galaxy Watch7 plotësisht të re për të monitoruar Rezultatin tuaj të energjisë gjatë të gjithë ditës.,

Samsung Health

Mësoni më shumë

Ndryshimet fillojnë nga hapat e vegjël

Qëllimi ynë është një e ardhme më e qëndrueshme.

Pyetjet e shpeshta

Galaxy Z Fold6

Kontrolloni mënyrat inteligjente për të marrë Galaxy Z Flip6 tuaj

Hapni një horizont të ri me Galaxy

  1. Krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Z Flip.
  2. Zmadhimi automatik është i disponueshëm në FlexMode duke përdorur kamerën e pasme dhe do të ndalojë nëse zmadhimi rregullohet manualisht. I kufizuar në kushte me pak dritë. Mund të mos funksionojë nëse pajisja është në lëvizje ose kur subjekti është shumë afër.
  3. Veçoria Interpreter kërkon identifikim në Samsung Account. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit ose operatorit celular. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë.
  4. Rezolucioni 50 MP ofrohet vetëm në kamerën e pasme të gjerë të Galaxy Z Flip6.
  5. Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar sipas profilit të përdorimit mesatar dhe i vlerësuar në mënyre të pavarur nga UX Connect Research sipas cilësimeve të parazgjedhura duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6.
  6. Trashësia e matur nga fillimi deri në fundin e xhamit kur shpaloset.
  7. Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.
  8. Interpreter mund të shikohet si nga ekrani kryesor ashtu edhe nga FlexWindow por ky funksion duhet aktivizuar manualisht. I padisponueshëm vetëm në FlexWindow.
  9. Veçoria Suggested Replies kërkon lidhje me rrjetin për të marrë mesazhe. Mund të sugjerojë përgjigje pa lidhje me rrjetin sapo ti mbërrin mesazhet pajisjes. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Veçoria Suggested Replies është i suportuar vetëm nga FlexWindow. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës, shtetit dhe aplikacionit. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  10. Sekuencat të shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet vetëm për qëllime ilustrimi. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës, modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internet dhe hyrje në llogarinë Google. Përdoruesit mund të duhet të shkarkojnë ose të përditësojnë aplikacionin Google Gemini në versionin më të fundit. Kontrolloni përgjigjet për saktësi. Gemini është një markë tregtare e Google LLC. Hyrja në Gemini është duke u dhënë në disa modele dhe vende — zgjidhni të hyni në Gemini nga Google Assistant ose duke shkarkuar aplikacionin Gemini. Funksionaliteti i produktit mund të varet nga aplikacioni dhe cilësimet e pajisjes. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria e veçorisë mund të ndryshojë sipas përmbajtjes.
  11. Sekuencat janë shkurtuar dhe simuluar. Rezultatet janë vetëm për qëllime ilustruese. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Funksioni Circle to Search nuk është i disponueshëm nëpërmjet FlexWindow.
  12. Veçoria Live Translate kërkon lidhje me rrjetin për të marrë mesazhe të telefonatave. Mund të përktheje përgjigje pa lidhje me rrjetin sapo ti mbërrin mesazhet e telefonatave pajisjes. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Veçoria Live Translate është e disponueshëm vetëm në aplikacionet e instaluara paraprakisht në telefonat Samsung dhe në disa aplikacione të palëve të treta. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  13. Veçoritë e Transkriptimit dhe Përmbledhjes për Transcript Assist kërkojnë lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Veçoritë për Transcript Assist janë të dispunueshme vetëm në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Voice Recorder ose në skedarët të rregjistruara duke përdorur aplikacionet e instaluar paraprakisht Samsung Phone, Samsung Notes ose Samsung Interpreter. Veçoria e regjistrimit të zërit në aplikacionin e instaluar paraprakisht Samsung Phone mund të mos mbështetet në disa shtete. Skedarët audio duhet të jenë me kohëzgjatje më të vogël se 3 orë në mënyrë që të përpunohen. Veçoria Summarizing për Transcript Assist mund të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar karakteresh. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  14. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të gjendjes së dritës dhe/ose kushteve të shkrepjes duke përfshirë subjekte të shumta, të qënit jashtë fokusit ose subjekte në lëvizje.
  15. Zmadhimi i cilësisë optike aktivizohet nga sensori Adaptive Pixel.
  16. zmadhimi 2x duhet të aktivizohet te cilësimet e aplikacionit Camera Assistant. Camera Assistant mund të shkarkohet nga Galaxy Store.
  17. Zmadhimi me AI zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit digjital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  18. Veçoria e Generative Edit për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Generative Edit rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
  19. Veçoria Instant Slow-mo për Photo Assist është e disponueshme në Samsung Video Player dhe Samsung Gallery. Mund te mos jetë i disponueshem në disa lloje të caktuara videosh. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
  20. Veçoria e Efektit Live për Photo Assist mbështet skedarët të llojit JPG, HEIC (HEIFT), BMP, PNG dhe WebP. Mund te mos jetë e disponueshme në disa foto. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
  21. Night Mode mbështetet në kamerën brenda aplikacionit në Instagram.
  22. Produktet e markës Snapdragon janë produkte të Qualcomm Technologies, Inc. dhe/ose filialeve të saj.
  23. I kufizuar në smartfonë të palosshëm të Galaxy.
  24. Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 3887mAh për Galaxy Z Flip6. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
  25. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë përkatësisht gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje) dhe luajtjes së audios (skedar mp3, 192 kbps, ruajtur në pajisje me ekranin LCD të fikur). Koha reale e luajtjes së videos dhe audios ndryshon sipas lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  26. Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 4.3™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 4.0 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
  27. Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarkoni Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tuaj. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit. Kontaktet, galeria, videot, kalendarët dhe përkujtuesit mund të transferohen me valë nga një pajisje iOS.
  28. Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.
  29. Veçoria Quick Share midis pajisjeve Galaxy ofrohet me sistemet operativë të mëposhtëm: smartfonët dhe tabletët me Android OS versioni 10.0 (Q) dhe One UI 2.1 ose më lart, kompjuterë me Windows 10 ose më të ri. Kërkon identifikim në Samsung Account dhe lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth. Quick Share në pajisjet iOS dhe Android ofrohet duke dërguar lidhjen e përbashkët: skedarët individualë të ndarë nuk mund të kalojnë 5 GB (për një total prej 5 GB në ditë) dhe lidhja do të skadojë pas dy ditësh; kërkon identifikim në Samsung Account dhe lidhje interneti.
  30. Korniza Armor Aluminum nuk përfshin butonat e volumit dhe anësorë ose folenë e kartës SIM.
  31. Krahasuar me modelet e mëparshme.
  32. Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 është i vendosur në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes.
  33. Bazuar në kushtet e testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta dhe për mbrojtje ndaj një objekti të fortë më të madh se 1 mm si tela. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Jo rezistent ndaj pluhurit ose rërës.
  34. Rezultati i energjisë disponohet në celularët Android (Android 11 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.27 e lart). Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit. Për të kontrolluar Rezultatin e energjisë, të dhënat e shëndetit të regjistruara nga Samsung Galaxy Watch duhet të sinkronizohen me Samsung Health App. Kërkon miminumi të dhënat e aktivitetit të një dite më parë dhe të gjumit, dhe të dhënat e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e ndonjë problemi shëndetësor. Rezultati është vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
  35. Pajisjet Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Watch7 shiten veç.
  36. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit kryesor të Galaxy Z Flip6 është 6,7” si drejtkëndësh i plotë dhe 6,6” duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta; sipërfaqja reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta.
  37. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të kapakut të Galaxy Z Flip6 është 3,4” si drejtkëndësh i plotë; sipërfaqja reale e shikueshme është përafërsisht 95% e sipërfaqes së drejtkëndëshit të plotë për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe të prerjes së poshtme.
  38. Disa aplikacioni mund të mos mbështesin miniaplikacionet e FlexWindow.
  39. Veçoritë e përmbajtjes gjeneruese kërkojnë lidhje me rrjetin dhe identifikim në llogarinë Google. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar. Disponueshmëria e veçorisë mund të variojë sipas modelit.
  40. Veçoria Photo Ambient kërkon lidhje me rrjetin për të marrë të dhënat e motit. Mund të pasqyrojë të dhënat e motit pa lidhje me rrjetin pasi të dhënat të mbërrijnë te pajisja. Pasqyrimi i kushteve atmosferike reale mund të vonohet pasi shërbimi mbështetet në përditësimet e informacionit lokal të motit. Disa fotografi në ambiente të brendshme, gjatë natës dhe me rezolucion të ulët mund të mos jenë të përputhshme. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar. Shërbimi është aktualisht i disponueshëm vetëm në serinë Galaxy S24, Galaxy Z Flip6 dhe Galaxy Z Fold6. Disponueshmëria e veçorisë mund të variojë sipas modelit.