Galaxy Z Fold6
is here

Mbani fuqi si një kompjuter në xhepin tuaj, Galaxy Z Fold6. Më i fuqishëm se kurrë me ekranin e tij super të hollë dhe produktiv. Vjen tani i optimizuar fuqishëm me Galaxy AI në pajisjet e palosshme.

MË I LEHTI 239 g

MË I HOLLI 5.6 mm

Një pamje nga afër e Galaxy Z Fold6 shfaqet në një kënd pak të pjerrët që tregon pjesët anësore.

SHPALOSNI PERFEKSIONIN

Më i hollë dhe më i lehtë me një siluetë që ja vlen të mbahet në xhep dhe me një ekran të palosshëm edhe më të ndritshëm e mbresëlënës.

Me ngjyra. Me vetëbesim. I mrekullueshëm

Ngjyra po aq të guximshme sa ju. Kini vetëbesim dhe dallohuni nga të tjerët.

aparat shikimi 3d 360 N/A

Paracaktimi i këndit

Dy pajisje Galaxy Z Fold6, njëra e shpalosur por tregohet vetëm pamja anësore dhe tjetra e shpalosur me të dyja anët e pasme që tregohen, në mënyrë që të dallohet ngjyra e saj hije argjendi.

Paracaktimi i këndit

Galaxy AI është këtu, tani i disponueshëm edhe në pajisjet e palosshme Galaxy

është këtu, tani i disponueshëm edhe në pajisjet e palosshme Galaxy është këtu, tani i disponueshëm edhe në pajisjet e palosshme Galaxy

NOTE ASSIST

Mënyra më e lehtë për të përmbledhur shënime në Galaxy foldables

Mbani shënime nga leksionet me vetëm disa prekje — edhe kur jeni duke kryer disa detyra njëkohësisht. Note Assist transkripton regjistrimet dhe i organizon ato në shënime, duke prodhuar përmbledhje efikase. Për çdo gjë tjetër është S Pen, gati për të bërë mrekulli në ekranin gjithëpërfshirës.

Butoni i regjistrimit të zërit preket nga aplikacioni Samsung Notes. Me një prekje në butonin Përmbledhje, transkriptimi është përmbledhur.

S Pen Fold Edition

Mësoni më shumë

PHOTO ASSIST

Modifikim pa mundim. Falë Galaxy AI

Motori i vetëdijshëm për objektin ju lejon të modifikoni fotografi sipas dëshirës tuaj. Me Photo Assist, mjafton të mbani gishtin poshtë në një objekt për të lëvizur, fshirë ose zmadhuar atë; rregulloni këndet ose mbushni sfondet po aq lehtësisht.

Njëri nga subjektet përzgjidhet dhe lëvizet në një vend tjetër në fotografi. Hapësirat boshe mbushen duke përdorur AI.

INTERPRETER

Përvoja më e mirë e përkthimit me ekrane të dyfishta,

Jeni duke udhëtuar dhe keni nevojë të flisni me banorët vendas? Interpreter përkthen në çast pavarësisht nëse jeni duke u shprehur ose duke dëgjuar një konferencë globale në një gjuhë të huaj ose një udhërrëfyes turistik.

Një bisedë në dy gjuhë transkriptohet dhe përkthehet në kohë reale.

LIVE TRANSLATE

Telefonata pa kufij

Përktheni bisedat telefonike menjëherë. E përsosur për përkthimin e zërit në kohë reale në aplikacione të ndryshme, sidomos kur jeni duke kryer telefonata që përfshijnë dy gjuhë.

Një telefonatë po përkthehet në kohë reale. Më pas dialogu shfaqet në një ekran në dy gjuhë të ndryshme.

Bisedoni me Google Gemini për t’u dhënë hov ideve tuaja

Falë partneritetit për një kohë të gjatë të Samsung me Google, Galaxy-a juaj tani vjen me aplikacionin Google Gemini. Bisedoni me Gemini për të marrë ndihmë për të mësuar në mënyra të reja, për të shkruar shënime falënderimi, për të planifikuar veprimtari dhe më shumë.

Logoja e Google Gemini. Google Gemini i është bërë një pyetje me një imazh të ekranit të bashkëngjitur. Kur pyetet, “What's a good activity to do here?”, Gemini jep një përgjigje duke shpjeguar përmbajtjet e imazhit të ekranit dhe rekomandon veprimtarinë më të mirë.

PËRFSHIHUNI PLOTËSISHT

Logoja e lojës për celular Dark and Darker. Një skenë në një lojë shfaqet në fillim nga afër dhe më vonë nga më larg deri sa të shfaqet ekrani i një Galaxy Z Fold6 të shpalosur, duke inkuadruar lojën në vazhdim.

Logoja e lojës për celular Dark and Darker. Tregohet një skenë nga loja.

*DARK AND DARKER MOBILE ËSHTË NJË MARKË TREGTARE OSE MARKË SHËRBIMI E KRAFTON, INC.

Smartfoni më përfshirës për lojë

Shpalosni një pajisje të fuqishme lojërash në celular me një ekran masiv të përmirësuar me ndriçimin dhe qartësinë e fuqshme të Vision Boost edhe nën dritën e diellit.,

  • 2600 nit

  • 1.5x më i shndritshëm

Lojëra të fuqishme me procesorin më të shpejtë në Galaxy foldables

Shijoni një performancë më të mirë të lojërave me Vulkan, madje edhe në lojërat AAA. Pastaj, Snapdragon® 8 Gen 3 për Galaxy shfaq grafika që janë absolutisht të papara.

Snapdragon më i shpejtë deri më tani në një Galaxy Z Fold,
  • GPU

    19 % shfaqje më e shpejtë e grafikave

  • NPU

    42 % përmirësimi i performancës së AI në pajisje

  • CPU

    18 % performancë më e shpejtë

Snapdragon më i shpejtë deri më tani në një Galaxy Z Fold,

Luani me më shumë përkushtim. Luani për një kohë më të gjatë

Bateria jonë siguron një kënaqësi që zgjat të gjithë ditën. Nuk është thjesht një bateri masive, por gjithashtu sjell një shfaqje më efikase. Fillo lojën.

  • Dëgjoni muzikë deri në

    77 orë

  • Shihni video deri në

    23 orë

Bëhuni profesionist. Motori ProVisual

Njihuni me sistemin më të fuqishëm të kamerave të Fold deri tani. I pajisur me një NPU të përmirësuar, specifikime marramendëse dhe Motorin ProVisual, kjo do e transformojë eksperiencën tuaj me multimedian.

kamera e përparme

  • 10 MP Kamera e kapakut

  • 4 MP Under Display Camera

kamera e pasme

  • 12 MP Kamera Ultra Wide

  • 50 MP Kamera Wide-angle Zmadhim i cilësisë optike 2x

  • 10 MP 3x Optical Zoom Kamera Telefoto

Jashtëzakonisht e orientuar drejt detajeve

Me kamerën tonë me rezolucion të lartë 50 MP dëshmoni çdo detaj që vjen në jetë me qartësi mahnitëse dhe energji.

Një foto 50 megapixel e një njeriu në sfondin e një ndërtese tregon detaje dhe ngjyra të pasura. Kur pritet, detajet qëndrojnë të qarta.
Shkrepur nga Galaxy Z Fold6 #withGalaxy

Zmadhim i qartë si kristal. Mundësuar nga AI

Zmadhoni shumë, shumë, shumë afër ndërkohë që mbani zhurmat e ulëta dhe rezolucionin e qartë me Motorin ProVisual. Analizimi i saj i mprehtë i zonave të zmadhuara përmirëson ndjeshëm shkrepjen tuaj.

Zmadhohet një foto, duke shkuar nga 1.0x zoom në 1.9x. Edhe kur zmadhohet, detajet mbeten të qarta.

Shkrepur nga Galaxy Z Fold6 #withGalaxy

Zoom Map

Përdorni Zoom Map për të gjetur koordinatat kur keni zmadhuar; kjo do ta bëjë lundrimin të shpejtë si era.

Ekrani Galaxy Z Fold6 tregon veçorinë Zoom Map. Zoom Map vepron si udhërrëfyes, për të ndihmuar në lokalizimin e subjektit të fotografisë.
Shkrepur nga Galaxy Z Fold6 #withGalaxy

Dhurojini ndriçim pamjeve me Super HDR

Shikojeni, besojeni. Super HDR vendos theksin e duhur te detajet që të shfaqen dhe të lenë përshtypje, madje para se të shkrepni fotografinë.

Një grua qëndron në këmbë me bimë që e rrethojnë. Me Super HDR, në foto aplikohen rregullime të përshtatshme ndriçimi.
Shkrepur nga Galaxy Z Fold6 #withGalaxy

Kalo në Galaxy

Kalo në Galaxy, është e thjeshtë. Përmirësoni përvojën tuaj me veçoritë ekskluzive për përdoruesit e Galaxy.

Mëso më shumë
Galaxy Z Fold6 shihet pjesërisht i hapur në formë 'V' nga pjesa e pasme dhe Galaxy Z Flip6 shihet pjesërisht i hapur në FlexMode nga pjesa e pasme.
Provoni Galaxy në telefonin tuaj

Ende nuk e keni përjetuar pajisjen më të re Galaxy? Si thoni ta provoni tani? Në telefonin tuaj! Thjesht skanoni kodin QR dhe shkarkoni për të filluar.

Shkoni te trygalaxy.com
Kodi QR për të hyrë në Try Galaxy.

Sillni fitnesin në fold

Filloni aventurën tuaj të ardhshme me Galaxy Buds3 Pro dhe gjeni rezultatin tuaj të energjisë me Galaxy Watch Ultra ose Galaxy Watch7 tërësisht të reja.,

Samsung Health

Mësoni më shumë

Ndryshimet fillojnë nga hapat e vegjël

Qëllimi ynë është një e ardhme më e qëndrueshme.

Pyetjet e shpeshta

Galaxy Z Flip6

Kontrolloni mënyrat inteligjente për të marrë Galaxy Z Fold6 tuaj

Hapni një horizont të ri me Galaxy

  1. Sekuencat janë shkurtuar dhe simuluar. Rezultatet janë vetëm për qëllime ilustruese. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, gjuhës dhe modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internetin. Përdoruesit mund të duhet të përditësojnë Android dhe aplikacionin Google në versionin më të fundit. Funksionon me aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjes vizuale. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  2. Veçoria e përmbledhjes për Note Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Veçoria e përmbledhjes për Note Assist mund të aktivizohet kur të arrihet një numër i caktuar karakteresh dhe mos të kalohet limiti i karaktereve. Veçoria e regjistrimit të zërit për Note Assist mund të mos mbështetet në disa shtete. Skedarët audio duhet të jenë me kohëzgjatje më të vogël se 3 orë në mënyrë që të përpunohen. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  3. Krahasuar me modelet e mëparshme Galaxy Z Fold.
  4. Trashësia e matur nga fillimi deri në fundin e xhamit kur shpaloset.
  5. Disponueshmëria e ngjyrave mund të variojë sipas shtetit ose operatorit celular.
  6. Galaxy Z Fold6 nuk ka një fole të integruar për S Pen. S Pen shitet veç. Përdorni një S Pen që është projektuar për Galaxy Z Fold. S Pen Fold Edition është e përshtatshme me Galaxy Z Fold5 dhe Z Fold6. Të gjithë S Pen apo stilolapsat e tjerë mund të dëmtojnë ekranin. Mbështetja e S Pen është e kufizuar për ekranin kryesor.
  7. Veçoria e Kompozitorit për Chat Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Kjo veçori aktivizohet kur arrihet një numer i caktuar karakterësh. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  8. Veçoria e përmbledhjes për Browsing Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Shërbimi mund të ketë funksionalitet të kufizuar ose të padisponueshëm në disa faqe interneti me pagesë. Zbatohet limit karakteresh. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  9. Veçoria e Generative Edit për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Generative Edit rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
  10. Veçoria Portrait Studio për Photo Assist kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Portrait Studio rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 9MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
  11. Veçoria Instant Slow-mo për Photo Assist është e disponueshme në Samsung Video Player dhe Samsung Gallery. Mund te mos jetë i disponueshem në disa lloje të caktuara videosh. Saktësia e rezultateve nuk garantohet.
  12. Veçoria Sketch to Image kërkon lidhje me rrjetin dhe identifikim në Samsung Account. Modifikimi me Sketch to Image rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara deri në 12MP. Një shenjë uji mbivendoset në imazhin e dalë pas ruajtjes, në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të gjeneruar, nuk është e garantuar.
  13. Veçoria Interpreter kërkon identifikim në Samsung Account. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria dhe veçoritë e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit ose operatorit celular. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë.
  14. Ekranet e dyfishtë janë të disponueshëm vetëm në modalitetin e bisedës.
  15. Veçoria Live Translate kërkon lidhje me rrjetin për të marrë mesazhe të telefonatave. Mund të përktheje përgjigje pa lidhje me rrjetin sapo ti mbërrin mesazhet e telefonatave pajisjes. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Veçoria Live Translate është e disponueshëm vetëm në aplikacionet e instaluara paraprakisht në telefonat Samsung dhe në disa aplikacione të palëve të treta. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Për disa gjuhë mund të nevojitet shkarkimi i paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  16. Sekuencat të shkurtuara dhe të simuluara. Rezultatet vetëm për qëllime ilustrimi. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës, modelit të pajisjes. Kërkon lidhje me internet dhe hyrje në llogarinë e Google. Përdoruesit mund të duhet të shkarkojnë ose të përditësojnë aplikacionin Google Gemini në versionin më të fundit. Kontrolloni përgjigjet për saktësi. Gemini është një markë tregtare e Google LLC. Gemini është duke u dhënë në disa modele dhe vende — zgjidhni të hyni në Gemini nga Google Assistant juaj ose duke shkarkuar aplikacionin Gemini. Funksionaliteti i produktit mund të varet nga aplikacioni dhe cilësimet e pajisjes. Disa funksione mund të mos jenë të përputhshme me disa aplikacione. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Disponueshmëria e veçorisë mund të ndryshojë sipas përmbajtjes.
  17. E limituar për smartfonat Samsung.
  18. Galaxy Z Fold6 ka një ndriçim maksimal prej 2600 nit në ekranin kryesor dhe ekranin e kapakut. Ekranet janë të përshtatshëm, dhe përshtatin nivelin e ndriçimit automatikisht në varësi të mjedisit. Në një zonë me 5000 lux ose më shumë, Modaliteti i ndriçimit të lartë dhe Vision Booster do të aktivizohen.
  19. Krahasuar me Galaxy Z Fold5.
  20. Produktet e markës Snapdragon janë produkte të Qualcomm Technologies, Inc. dhe/ose filialeve të saj.
  21. Përmirësimet e performancës së AP të treguara krahasuar me Galaxy Z Fold5. Performanca reale do të varet nga mjedisi i përdorimit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e instaluara paraprakisht.
  22. I kufizuar në smartfonë të palosshëm të Galaxy.
  23. Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësuar sipas profilit të përdorimit mesatar dhe i vlerësuar në mënyre të pavarur nga UX Connect Research sipas cilësimeve të parazgjedhura duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6.
  24. Bazuar në kushtet e testimeve të brendshme laboratorike të Samsung me versionin e hedhur në treg paraprakisht të modelit të dhënë të lidhur me kufjet nëpërmjet Bluetooth sipas cilësimeve të parazgjedhura përmes LTE. Vlerësuar kundrejt kapacitetit të baterisë dhe rrymës së matur për konsumin e energjisë së baterisë përkatësisht gjatë luajtjes së videos (rezolucioni i skedarit video 720 p, ruajtur në pajisje) dhe luajtjes së audios (skedar mp3, 192 kbps, ruajtur në pajisje me ekranin LCD të fikur). Koha reale e luajtjes së videos dhe audios ndryshon sipas lidhjes së rrjetit, cilësimeve, formatit të skedarit, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  25. Zmadhimi me AI zbatohet në distanca mes gjatësive të zmadhimit dixhital. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
  26. Funksioni Zoom Map aktivizohet nga zoom 20x e lart.
  27. Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 4.3™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 4.0 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
  28. Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hapni Smart Switch te ”Cilësimet” në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarkoni aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarkoni Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tuaj. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit. Kontaktet, galeria, videot, kalendarët dhe përkujtuesit mund të transferohen me valë nga një pajisje iOS.
  29. Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.
  30. Veçoria Quick Share midis pajisjeve Galaxy ofrohet me sistemet operativë të mëposhtëm: telefonat inteligjentë dhe tabletët me Android OS versioni 10.0 (Q) dhe One UI 2.1 ose më lart, kompjuterë me Windows 10 ose më të ri. Kërkohet Samsung Account dhe lidhje me Wi-Fi dhe Bluetooth. Quick Share në pajisjet iOS dhe Android ofrohet duke dërguar lidhjen e përbashkët: skedarët individualë të ndarë nuk mund të kalojnë 5 GB (për një total prej 5 GB në ditë) dhe lidhja do të skadojë pas dy ditësh; kërkon identifikim në Samsung Account dhe lidhje interneti.
  31. Krahasuar me modelet e mëparshme.
  32. Korniza Armor Aluminum nuk përfshin butonat e volumit dhe anësorë ose folenë e kartës SIM.
  33. Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 është i vendosur në pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes.
  34. Bazuar në kushtet e testimit për zhytje deri në 1,5 metra në ujë të ëmbël për deri në 30 minuta dhe për mbrojtje ndaj një objekti të fortë më të madh se 1 mm si tela. Nuk këshillohet të përdoret në plazh ose pishinë. Rezistenca e pajisjes ndaj ujit nuk është e përhershme dhe mund të zvogëlohet me kalimin e kohës për shkak të konsumimit normal. Jo rezistent ndaj pluhurit ose rërës.
  35. Mbulimi Samsung Care+, lloji i shërbimit dhe detajet e promocionit mund të variojnë sipas shtetit/rajonit dhe mund të zbatohen zbritjet (tarifë shërbimi). Për t'u kualifikuar për përfitimin e promocionit Samsung Care+, mund të kërkohet regjistrimi. Për informacione të detajuara rreth Samsung Care+, vizitoni faqen https://117.p.syniva.es/samsung-care-plus/.
  36. Pajisjet Galaxy Buds3 Pro, Galaxy Watch Ultra dhe Galaxy Watch7 shiten veç.
  37. Rezultati i energjisë disponohet në celularët Android (Android 11 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.27 e lart). Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit. Për të kontrolluar Rezultatin e energjisë, të dhënat e shëndetit të regjistruara nga Samsung Galaxy Watch duhet të sinkronizohen me Samsung Health App. Kërkon miminumi të dhënat e aktivitetit të një dite më parë dhe të gjumit, dhe të dhënat e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e ndonjë problemi shëndetësor. Rezultati është vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohuni me një mjek specialist.
  38. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit kryesor të Galaxy Z Fold6 është 7,6” si drejtkëndësh i plotë dhe 7,6” duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta; sipërfaqja reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta.
  39. Matur diagonalisht, madhësia e ekranit të kapakut të Galaxy Z Fold6 është 6,3” si drejtkëndësh i plotë dhe 6,2” duke marrë parasysh këndet e rrumbullakëta; zona reale e shikueshme është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakëta dhe folesë së kamerës.
  40. Disponueshmëria e veçorisë Air Command mund të variojë sipas modelit ose aplikacionit.
  41. Vlera tipike e testuar në kushtet laboratorike të palëve të treta. Vlera tipike është vlera mesatare e përllogaritur duke marrë parasysh devijimin e kapacitetit të baterisë mes kampioneve të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 4273mAh për Galaxy Z Fold6. Jetëgjatësia aktuale e baterisë mund të variojë sipas mjedisit të rrjetit, mënyrave të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
  42. Expert RAW duhet të shkarkohet veç nga Galaxy Store, falas dhe përpara përdorimit. Mbështetet në pajisjet S24 dhe S23 series, pajisjet S22 series, S21 Ultra, S20 Ultra, Note20 Ultra, Z Fold6, Z Flip6, Z Fold5, Z Fold4, Z Fold3 dhe Z Fold2.