Çfarë është verifikimi me dy hapa?

Verifikimi me dy hapa i shton një nivel tjetër sigurie llogarisë. Për të hyrë ju nevojitet fjalëkalimi plus një kod verifikimi që do merrni me mesazh në telefonin tuaj, nga një aplikacion verifikues ose nga një grup kodesh të rezervuar. Edhe nëse dikush e mban fjalëkalimin tuaj, nuk do të mund të hyjë pasi nuk do t’i kenë kodet tuaja të verifikimit.

Opsioni i verifikimit me dy hapa në menunë Siguria dhe privatësia.

Është më e lehtë se ç’e mendoni që dikush t’ju vjedhë fjalëkalimin. Në rast se shkarkoni një aplikacion të keq nga interneti ose klikoni një lidhje mashtruese, dikush:

  • Hyn në historikun e thirrjeve dhe mesazheve tuaja
  • Sheh fotografitë që keni sinkronizuar me platformën “cloud”.
  • Hyn në çdo llogari të lidhur.
     

Verifikimi me dy hapa nuk i lejon të hyjnë në llogari personat që duan t’u vjedhin të dhënat, edhe nëse ata kanë fjalëkalimin tuaj.

Shkoni te cilësimet e pajisjes, më pas prekni imazhin e profilit në qoshen e sipërme djathtas ekranit. Më pas, klikoni opsionin “Fjalëkalimi dhe siguria” dhe prekni “Verifikimi me dy hapa”.

Verifikoni numrin e telefonit që do të përdorni për të marrë kodet e verifikimit me mesazh.

Pas konfigurimit të verifikimit me dy hapa, sa herë që të hyni në llogarinë tuaj Samsung, do t’ju duhet të vendosni kodin e verifikimit që ju kemi dërguar në numrin tuaj të telefonit, përveç mënyrave të verifikimit.

Procesi i hyrjes:

1 Vendosni ID-në dhe fjalëkalimin.
2 Konfirmoni kodin e verifikimit të dërguar në telefonin tuaj.
3 Vendosni kodin e verifikimit dhe hyni.

Mund të zgjidhni Verifikimi me dy hapa në këtë telefon herën tjetër në pajisjen që po përdorni, për të hyrë. Pasi kjo pajisje të jetë zgjedhur si një pajisje e besuar, nuk do t’ju duhet më të kryeni procesin e verifikimit me dy hapa në këtë pajisje. 

Pamja e ekranit të hyrjes në llogarinë Samsung. Pamja e ekranit të hyrjes në llogarinë Samsung.
Ekrani i verifikimit me dy hapa me "Anashkalo opsionin e verifikimit me dy hapa" të theksuar. Ekrani i verifikimit me dy hapa me "Anashkalo opsionin e verifikimit me dy hapa" të theksuar.

Llogaria juaj Samsung ofron më shumë se një opsion për të marrë një kod verifikimi. Këto opsione përfshijnë marrjen e një kodi me SMS, duke përdorur një aplikacion verifikimi (p.sh., Microsoft™ Authenticator) dhe kodin e rezervimit.

Edhe nëse nuk keni të njëjtin numër telefoni që keni regjistruar në fillim, keni humbur telefonin celular ose nuk mund ta merrni mesazhin, do të keni ende mundësinë të hyni në llogari me një nga opsionet e ofruara. Ndihuni të lirë të zgjidhni mënyrën tuaj të preferuar të verifikimit të llogarisë.

Ekrani i verifikimit me dy hapa me opsionet "Mesazhe me tekst", "Përdor aplikacion verifikues" dhe "Kodi i rezervimit" të theksuara. Ekrani i verifikimit me dy hapa me opsionet "Mesazhe me tekst", "Përdor aplikacion verifikues" dhe "Kodi i rezervimit" të theksuara.

Ka tre mënyra verifikimi nga të cilat mund të zgjidhni në llogarinë tuaj Samsung: “Mesazhet me tekst”, “Përdor një aplikacion verifikues” dhe “Kodet e rezervimit”.

Mund të regjistroni deri në tre numra telefoni për të marrë kodin verifikues me SMS. Këto pajisje duhet të jenë të regjistruara tashmë në llogarinë tuaj Samsung.

Për ta mbajtur informacionin të sigurt, mos harroni të ndryshoni fjalëkalimin shpesh, përveç përdorimit të verifikimit me dy hapa dhe të mos përdorni të njëjtën ID dhe fjalëkalim që përdorni për shërbime të tjera.

Për më shumë informacion, vizitoni Udhëzuesi i përdorimit të llogarisë Samsung

Ka tre opsione të tjera krahas marrjes së kodit verifikues në numrin tuaj të telefonit: 

1 Nëse keni një pajisje Galaxy me të cilën keni hyrë në llogarinë tuaj Samsung, në atë pajisje do të dërgohet një kod verifikues me SMS.
2 Mund të përdorni gjithashtu një aplikacion me fjalëkalim të njëhershëm (OTP), për shembull aplikacioni Microsoft™ Authenticator, për marrjen e kodit verifikues.

Për të konfiguruar një aplikacion OPT, shkoni te cilësimet e pajisjes, prekni imazhin e profilit të llogarisë Samsung, zgjidhni Siguria, më pas “Verifikimi me dy hapa” e në fund prekni “Shto OTP”.

Ju lutemi, vini re: Nëse nuk mund të instaloni dhe të hapni aplikacionin OTP, mund t’ju duhet të regjistroni fillimisht pajisjen në listën e pajisjeve të besuara përmes cilësimeve të pajisjes, duke shtypur imazhin e profilit të llogarisë Samsung, duke zgjedhur Siguria, më pas “Verifikimi me dy hapa” dhe në fund duke klikuar “Pajisjet e besuara”.

3 Mund të përdorni kodet e rezervimit që keni marrë kur keni aktivizuar verifikimin me dy hapa. Nëse nuk mund të merrni mesazhe me SMS dhe nuk mund ta instaloni aplikacionin OTP, mund të përdorni një kod rezervimi.

Vizitoni udhëzuesin e verifikimit me dy hapa për të mësuar më shumë për këtë funksionalitet. 

Nëse keni një numër të ri telefoni ose një numër telefoni që nuk e përdorni më, mund t’i shtoni ose t’i hiqni këta numra nga llogaria juaj. Kini parasysh që mund të regjistroni deri në 3 numra telefoni.

1 Aparati celular: Shkoni te cilësimet e pajisjes, prekni “Llogaria Samsung”, zgjidhni “Llogaria” dhe prekni “Fjalëkalimi dhe siguria”. Më pas klikoni “Verifikimi me dy hapa”, zgjidhni “Numri i telefonit” dhe në fund prekni “Shto” për të regjistruar një numër tjetër.
2 Faqja e internetit nga kompjuteri: Shkoni te Faqja zyrtare e internetit të llogarisë Samsung, klikoni “Hyr”, shkoni te Siguria, zgjidhni “Fjalëkalimi dhe siguria”, klikoni “Verifikimi me dy hapa” dhe në fund prekni “Numri i telefonit” për të shtuar një numër tjetër ku të merrni mesazhet SMS.

Për më shumë siguri dhe privatësi, si dhe për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, verifikimi me dy hapa nuk mund të çaktivizohet.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window