Kontrolloni televizorin ose Soundbar-in tuaj duke u lidhur me Google Home, Bixby ose Alexa
Kalimi manual nëpër opsionet e menysë sa herë që dëshironi të rregulloni një konfigurim mund të jetë e lodhshme. Fatmirësisht, mund t'i kërkoni Bixby-t, asistentit të AI-së në televizorin tuaj, të lundrojë në menynë e konfigurimeve, të ndryshojë volumin apo edhe të kërkojë përmbajtje. Telekomandat e televizorit QLED nga viti 2018 dhe më vonë kanë një tipar Voice Wake-Up, kështu që mund t’ia kërkoni Bixby-t edhe nëse nuk jeni pranë telekomandës. Po ashtu, ju mund të përdorni asistentët e zërit të palëve të treta si Alexa ose Google Home me 2020 QLED TV dhe më të re, projektorin Premiere, ose Soundbar-in tuaj. Thjesht mbani të shtypur butonin e mikrofonit në telekomandë dhe dëshira juaj është komanda e Bixby-t.
Bixby është si të kesh asistentin tënd personal drejtpërdrejt në televizor. Lëreni Bixby-n të kujdeset për gjithçka për ju.
Shënim: Soundbar-i mund të kontrollohet vetëm nga Alexa.
Para se të filloni të përdorni Bixby, hidhini një sy udhëzimit të Bixby-t duke shtypur Microphone në telekomandën e televizorit tuaj. Udhëzuesi Bixby do t’ju ndihmojë të mësoni komandat e zërit që ju mund të përdorni dhe do t’ju gjithashtu ofrojnë akses tek Explore Bixby. Zgjidhni Explore Now në fund të ekranit për të para Llogarinë tuaj Samsung, konfigurimet Bixby, informacionin e përdoruesit dhe të tjera.
Kur të mësoni disa komanda, shtypni dhe mbani të shtypur Microphone, thoni komandën dhe lirojeni. Në televizorin QLED 2019, ju thjesht mund të thoni "Hi Bixby" për të zgjuar Bixby-n në vend që të përdorni butonin e mikrofonit. Televizori juaj inteligjent do të njohë komandën tuaj zanore dhe do të lundrojë te faqja e kërkuar ose do të zbatojë ndryshimet drejtpërdrejt - për shembull, "Navigoni te faqja e konfigurimeve" ose "Ule volumin". Madje, mund të rregulloni ndjeshmërinë e këtij tipari ose ta çaktivizoni atë në menynë e kionfigurimeve të Bixby-t.
Shënim: Përdorimi i Voice Wake-Up shkurton jetëgjatësinë e baterisë së telekomandës.
Këtu janë disa shembuj të komandave zanore të Bixby që mund t'i përdorni për ta bërë jetën pak më të lehtë:
- Për të hapur faqen e aplikacioneve, thoni "Open apps".
- Më mirë akoma, provoni "Open Netflix" dhe filloni të shikoni disa nga shfaqjet tuaja të preferuara.
- Për të vendosur volumin, thoni "Volume" dhe çdo numër nga 0 - 100. Për shembull, nëse thoni "Volume 25", volumi do të vendoset në nivelin 25. Nëse zgjidhni një nivel të lartë volumi, juve do t’ju duhet të konfirmoni zgjedhjen duke thënë "Yes" ose zgjedhur Yes me telekomandë.
- Për të ndryshuar burimin, thoni "HDMI", "USB" ose "TV".
- Kur dëgjoni përmbajtje mediatike, thoni "Play", "Pause", "Stop", "Rewind", dhe "Fast Forward". Këto komanda duhet të funksionojnë në shumë aplikacione të ndryshme.
- Për të kërkuar për një cilësim ose shfaqje, thoni "Search" e ndjekur nga ajo që dëshironi që Bixby të kërkojë.
Nuk ju pëlqen mënyra se si tingëllon zëri i Bixby apo dëshironi të çaktivizoni zgjimin me zë? Thjesht ndryshoni konfigurimet e Bixby-t.
Shtypni butonin Microphone një herë dhe zgjidhni Explore Now për të shkuar tek ekrani Explore Bixby. Zgjidhni Settings, pastaj zgjidhni konfigurimin që doni të ndryshoni. Voice Wake-Up mund ta ndryshojë ndjeshmërinë nga E lartë, e mesme, ose E ulët, ose mund ta çaktivizojë atë.
Shënim: Nëse ndryshon gjuhën e Bixby-t, gjuha në televizor dhe aplikacionet e tjera nuk do të ndryshojë.
Ashtu si Bixby, Google Home mund të kontrollojë gjithashtu televizorin tuaj. Ndërsa Bixby ka më shumë funksione të disponueshme, ju mund ta bëni që Google të kryejë detyrat bazë, si ndezja e televizorit ose ndryshimi i kanaleve.
Shënim: Televizori tuaj duhet të lidhet nëpërmjet SmartThings për ta përdorur atë me Google Assistant.
Nëse nuk e keni bërë akoma, shkarkoni dhe instaloni aplikacionin Google Home, pastaj konfiguroni pajisjet e Google Assistant.
Kur të jeni gati, hapni aplikacionin Google Home në telefonin tuaj dhe klikoni mbi ikonën e llogarisë në fund djathtas. Pastaj, klikoni Settings, klikoni ikonën Assistant, pastaj klikoni Home control. Klikoni Add (ikona plus), pastaj kërkoni dhe zgjidhni SmartThings. Futni kredencialet e Samsung-ut, zgjidhni vendndodhjen SmartThings, dhe klikoni Authorise.
Pajisjet SmartThings, duke përfshirë televizorin tuaj, do të shfaqen automatikisht. Tani, mund ta kontrolloni televizorin me Google Assistant.
Këtu janë disa shembuj të komandave zanore të Google Home që mund t'i përdorni për të kontrolluar televizorin tuaj.
- Për ta ndezur dhe fikut televizorin, thoni "Ok/Hey Google, turn on/off the living room TV".
Shënim: Televizori duhet të lidhet me rrjetin nëpërmjet Wi-Fi që të ndizet me Google Home. Ai nuk reagon nëse lidhet me një rrjet me tel.
- Për të ndryshuar kanalin, thuaj "Okay Google, change to channel 200 on living room TV", "Hey Google, next channel on living room TV", ose "Okay Google, channel up/down on living room TV".
- Për të ndryshuar volumin, thuaj "Okay Google, lower the volume on living room TV" ose "Hey Google, volume up 10 on living room TV". Ju gjithashtu mund ta vendosni volumin në një vlerë specifike duke thënë "Hey Google, set the volume of living room TV to 50".
- Për të ndryshuar burimin, thuaj "Hey Google, set the input of living room TV to HDMI 1".
- Nëse dëgjoni përmbajtje të medias, thoni "Hey Google, play living room TV". Ju mund të bëni të njëjtën gjë për të bërë pushim, ndaluar, kthim prapa ose shpejt përpara.
- Për ti hequr ose kthyer zërin, thoni "Hey Google, mute/unmute living room TV".
1. Lidhni televizorin ose Soundbar-in tuaj me SmartThings.
Shënim: Sigurohuni të përditësoni aplikacionin SmartThings në versionin e fundit.
2. Ndryshoni emrin e televizorit ose Soundbar-it tuaj në atë që mund të njihet nga pajisja juaj Amazon Echo. (Diçka që ju mund ta thoni lehtësisht fort, si Soundbar, Living room TV, Bedroom Soundbar, etj. sigurohuni që të mos ketë germa të posaçme, si [AV] Samsung Soundbar.)
Për të ndryshuar emrin e televizorit ose Soundbar-it pasi të jetë shtuar, prakni dhe mbaheni atë të shtypur në ekranin kryesor SmartThings, më pas zgjidhniEdit.
3. Në telefonin tuaj, hapni aplikacionin Amazon Alexa dhe navigoni tek Menu > Skills & Games. Kërkoni dhe aktivizoni SmartThings për një televizor ose Samsung Wireless Audio për një Soundbar.
Shënim: Mund t'ju kërkohet të futni kredencialet tuaja Samsung, të zgjidhni një vendndodhje SmartThings dhe të autorizoni lidhjen me llogarinë tuaj Samsung.
4. Sapo të jetë shtuar tipari, klikoni DISCOVER DEVICES (ose ju mund të thoni "Alexa, discover devices"). Pajisjet SmartThings, duke përfshirë televizorin ose Soundbar-in tuaj, do të shfaqen automatikisht. Klikoni DONE.
Këtu janë disa shembuj të komandave zanore të Alexa-s që mund t'i përdorni me televizorin tuaj smart ose Soundbar-in. Në këta shembuj, televizori quhet "living room TV" dhe Soundbar-i quhet "Soundbar":
- Për të ndezur ose fikur televizorin ose Soundbar-in, thuaj "Alexa, turn off the living room TV" ose "Alexa, turn on the Soundbar".
Shënim: Televizori duhet të lidhet me rrjetin nëpërmjet Wi-Fi-së për t'u ndezur me Alexa. Ai nuk reagon nëse lidhet me një rrjet me tel.
- Për të ndryshuar kanalin në televizor, thoni "Alexa, change to channel 200 on living room TV", "Alexa, next channel on living room TV". Komandat "channel up" dhe "channel down" funksionojnë gjithashtu.
- Për të ndryshuar volumin, thoni "Alexa, lower the volume on living room TV" ose "Alexa, volume up 10 on the Soundbar". Ju gjithashtu mund ta vendosni volumin në një vlerë specifike. Për shembull: "Alexa, set the volume of the Soundbar to 50".
- Për të ndryshuar burimin, thoni "Alexa, set the input of living room TV to HDMI 1" ose "Alexa, switch to Bluetooth on my Soundbar". Në televizorin tuaj, ju gjithashtu mund të ndryshoni burimin tek një emër i njohur, si "Alexa, change the input of living room TV to Xbox".
- Nëse dëgjoni përmbajtje të medias, thoni "Alexa, play living room TV". Ju mund të bëni të njëjtën gjë për të bërë pushim, ndaluar, kthim prapa ose shpejt përpara. Ju gjithashtu mund të caktoni muzikë nga shërbimi juaj Amazon Echo në Soundbar: "Alexa, play Classic FM on my Soundbar" ose "Alexa, next song on Soundbar".
- Për ti hequr ose kthyer zërin, thoni "Alexa, mute living room TV" ose "Alexa, unmute my Soundbar".
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window