Lidhja e pajisjeve Bluetooth në telefonin tuaj me SmartThings

Pajisjet me Bluetooth janë të përshtatshme dhe më të lehta për t'u përdorur me SmartThings dhe pajisje të përputhshme, të tilla si kufjet dhe altoparlantët që mund të lidhen pa probleme me aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj.

Për lehtësi përdorimi, pajisjet e çiftuara mbeten të lidhura me telefonin tuaj edhe nëse dilni nga SmartThings.

Lidhja e pajisjeve Bluetooth në telefonin tuaj me SmartThings

Me aplikacionin SmartThings, ju mund të monitoroni dhe kontrolloni pajisjet ose mjetet tuaja inteligjente direkt nga telefoni juaj. Keni harruar të fikni televizorin përpara se të dilni nga shtëpia këtë mëngjes apo dëshironi që dritat të ndizen automatikisht në mbrëmje kur mbërrini nga puna, SmartThings e mbulon për ju këtë. Për ta konfiguruar dhe filluar të shijoni të gjitha përfitimet e një shtëpie të lidhur, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Në telefonin tuaj Galaxy

1 Fillimisht, sigurohuni që pajisja që ju doni të lidhni është e dallueshme.
2 Pastaj, navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj.
3 Klikoni ikonën Devices klikoni Add (shenjën plus), dhe pastaj klikoni Add device.
4 Klikoni Scan dhe të gjitha pajisjet e disponueshme duhet të shfaqen tek Pajisje të Disponueshme.
5 Zgjidhni pajisjen tuaj dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar çiftimin dhe konfigurimin e pajisjes tuaj me Bluetooth.
Skanoni në aplikacionin SmartThings.

Në iPhone-n tuaj

1 Sigurohuni që pajisja juaj me Bluetooth të jetë në modalitetin e çiftuar.
2 Pastaj, navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj.
3 Klikoni ikonën Devices dhe pastaj klikoni Add (shenjën plus).
4 Klikoni Scan nearby dhe të gjitha pajisjet e disponueshme do të shfaqen tek Pajisje të Disponueshme.
5 Klikoni pajisjen dhe pasaj ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar çiftimin dhe konfigurimin e pajisjes tuaj me Bluetooth.
Skanoni në aplikacionin SmartThings në një iPhone.

Pajijet e lidhura me Bluetooth mund të gjenden në  Device panel.

Në telefonin tuaj Galaxy


Thjesht rrëshqitni poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit duke përdorur dy gishta për të hapur panelin Quick settings dhe më pas klikoni Device control. Klikoni pajisjen tuaj Bluetooth të dëshiruar për të parë cilësimet e disponueshme ose rilidheni nëse nuk është aktualisht e çiftuar. Ky panel është i disponueshëm vetëm në telefonat me Android 10 ose version më të ri.

Kontrolli i pajisjeve në panelin Quick settings.

Në iPhone-n tuaj


Navigoni dhe hapni Settings, dhe pastaj klikoni Bluetooth. Pajisjet që janë çiftuar aktualisht ose janë çiftuar më parë do të shfaqen në këtë faqe. Nëse një pajisje nuk është aktualisht e çiftuar, sigurohuni që Bluetooth të jetë i aktivizuar dhe më pas klikoni mbi pajisjen e dëshiruar për t'u lidhur me të. Ju mund të klikoni gjithashtu ikonën info  në të djathtë të pajisjes për konfigurimet shtesë.

Kaloni pastaj tek Bluetooth në një iPhone.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window