Menaxhimi i vendndodhjeve dhe hapësirave në aplikacionin SmartThings

Kur keni shumë pajisje për të menaxhuar, shtimi i tyre në vendndodhje dhe hapësira në aplikacionin SmartThings mund ta bëjë jetën tuaj më të lehtë. Ju do të jeni në gjendje të organizoni pajisjet tuaja dhe qendrat inteligjente bazuar në vendin ku ndodhen në shtëpinë tuaj. Mund të krijoni vendndodhje të shumta për qendrat tuaja të ndryshme dhe hapësirat janë mënyra më e mirë për të grupuar pajisjet në një zonë të faqes tuaj kryesore ose në një tjetër, si p.sh. një Smart Bulb që do të ndezë dritat në kuzhinën tuaj.

Qendra Samsung Smart dhe pajisjet inteligjente.

Mendoni për vendndodhjet si bazat kryesore të aktivizimit për qendrat dhe pajisjet tuaja të lidhura. Mund të krijoni një vendndodhje pa shtuar asnjë pajisje. Megjithatë, shtimi i pajisjes tuaj të parë në SmartThings do të krijojë automatikisht një vendndodhje me emrin e paracaktuar "Home".

1 Për të shtuar një vendndodhje të re, navigoni dhe hapni aplikacionin SmartThings.
2 Klikoni ikonën Home, dhe pastaj klikoni Location drop-down menu.
3 Klikoni + Add location dhe fusni emrin për vendndodhjen. Nëse është e dëshiruar, shtoni një Vendndodhje gjeografike, sfond ose hapësira, dhe pastaj klikoni ¨Done¨.
4 Kurdoherë që doni të shkoni tek vendndodhja, klikoni ¨Menu¨, klikoni Location drop-down menu, dhe pastaj klikoni vendndodhjen tuaj të re.
Shtimi i një faqeje vendndodhjeje të re në aplikacionin SmartThings.

Ka disa opsione për ndryshimin e vendndodhjes tuaj, si ndryshimi i vendndodhjes gjeografike, ndryshimi i sfondit ose ei-emërtimi i vendndodhjes.

1 Për të filluar ndryshimin e një vendndodhjeje, hapni aplikacionin SmartThings, klikoni ikonën Home dhe klikoni Location drop-down menu. Pastaj zgjidhni vendndodhjen që doni të ndryshoni.
2 Klikoni ¨Manage locations¨. Atja ju do të gjeni vendndodhjet tuaja të disponueshme.
Opsioni i menaxhimit të vendndodhjeve i shfaqur në aplikacionin SmartThings
  • Emërtimi i vendndodhjes: Riemërtimi i vendndodhjes.
  • Vendndodhja gjeografike: Ndryshimi i vendndldhjes në jetën reale të vendndodhjes. (Minimumi 150m deri në Maksimumi 30km).
  • Modaliteti i vendndodhjes: Zgjidhni një modalitet për një vendndodhje, duke përfshirë Away, Home, ose Night.
  • Sfondi: Ndryshimi i dizenjos së sfondit për vendndodhjen.
  • Largimi i vendndodhjes: Fshini, pamjet, automatizimet, shërbimet, dhe pajisjet e shoqëruara me një vendndodhje.

Krijoni hapësira për të grupuar në mënyrë intuitive pajisjet tuaja të lidhura sipas vendndodhjes së tyre në faqen tuaj kryesore. Mund të ndërveproni drejtpërdrejt me pajisjet tuaja dhe të menaxhoni pajisje të shumta të caktuara në një hapësirë në çdo kohë.

1 Për të shtuar një hapësirë, hapni aplikacionin SmartThings, dhe klikoni ¨Devices¨.
2 Klikoni drop-down menu dhe zgjidhni ¨Manage rooms¨.
3 Klikoni Add (+ ikonë), dhe pastaj zgjidhni një vendndodhje të re.
4 Zgjidhni një emërtim për hapësirën tuaj dhe pastaj klikoni ‘Next’. Zgjidhni një sfond për hapësirën dhe pastaj klikoni ‘Save’. Ju mund të klikoni ¨Change wallpaper¨ për të bërë një zgjedhje të ndryshme.
5 Pasi të ruhet, hapësira do të shfaqet nën vendndodhjen e saj të caktuar. Mund ta gjeni duke naviguar tek vendndodhja dhe më pas duke klikuar në hapësirë. Nga këtu, mund të shtoni pajisje në hapësirë dhe të bëni ndryshime të tjera duke klikuar + Add device.

Ka disa opsione të disponueshme kur ndryshoni një hapësirë, si ndryshimi i sfondit ose caktimi i një emërtimi të ri për hapësirën. Ju gjithashtu mund ta fshini hapësirën, nëse nuk ju nevojitet më.

1 Fillimisht, hapni aplikacionin SmartThings, dhe klikoni ikonën Home.
2 Klikoni ¨Manage locations¨, dhe pastaj zgjidhni vendndodhjen me hapësirën që ju doni të fshini.
3 Zgjidhni hapësirën tuaj të dëshiruar. Ju mund të përshtatni këto konfigurime:
  • Emërtimi i hapësirës: Ri-emërtoni hapësirën.
  • Sfondi: Ndryshoni sfondin e hapësirës.
  • Hiqni hapësirën: Fshini hapësirën. Pajisjet në hapësirë nuk fshihen dhe do të mbeten në vendndodhje.
Opsioni i menaxhimit të hapësirave i shfaqur në aplikacionin SmartThings

Nëse e konfiguroni aksidentalisht pajisjen tuaj inteligjente Samsung në vendndodhjen e gabuar të SmartThings, mund ta zhvendosni pajisjen në një vendndodhje të re pa e hequr plotësisht atë nga aplikacioni.

1 Navigoni në vendndodhjen që ka pajisjen që dëshironi të zhvendosni.
2 Klikoni ¨Devices¨ dhe më pas zgjidhni hapësirën që dëshironi të modifikoni në drop-down menu.
3 Klikoni dhe mbani të shtypur ‘Edit’ dhe zgjidhni pajisjen Samsung që doni të zhvendosni.
4 Klikoni ¨Location¨, dhe pastaj zgjidhni vendndodhjen e re, ku ju do të doni të zhvendosni pajisjen.
5 Zgjidhni një hapësirë të re për pajisjen dhe klikoni ¨Done¨.
6 Tashmë pajisja do të zhvendoset automatikisht tek vendndoshja e re.

Ju lutem vini re: Kjo nuk do të funksionojë për pajisjet e lidhura në cloud ose në qendër. Po ashtu, duhet të jetë një pajisje Samsung.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window