Pse nuk mund t’i shoh ikonat e lojërave të instaluara në ekranin bazë të aplikacioneve?
Nëse lejet e aplikacionit tënd Gaming Hub janë vendosur në “Vetëm në Gaming Hub” në menynë “Shfaq aplikacionet e lojërave”, ikonat për lojërat nuk janë të dukshme në ekranin bazë/të aplikacioneve. Ja se si t’i ndryshoni cilësimet në mënyrë që të shfaqni ikonat e lojërave tuaja në ekranin bazë/të aplikacioneve:
Si të aktivizoni “Shfaq aplikacionet e lojërave” në ekranin bazë/të aplikacioneve
- Hapi 1. Shtypni menunë "Më shumë" në cepin e djathtë të ekranit kryesor të Gaming Hub.
- Hapi 2: Prekni “Cilësimet”.
- Hapi 3: Prekni “Shfaq aplikacionet e lojërave”.
- Hapi 4. Zgjidhni ¨Në Gaming Hub dhe ekranin bazë dhe të aplikacioneve”.
※ Nëse versioni i Gaming Hub-it tuaj është më i ulët se 7.0, menyja "Më shumë" gjendet në cepin e poshtëm të djathtë të ekranit kryesor të Gaming Hub-it.
Ikonat e lojërave tuaja tani duhet të duken në ekranin bazë/të aplikacioneve.
Ju lutemi, vini re: Nëse përdorni një “home launcher” të ndryshëm nga “Samsung One UI Home”, opsioni 'Shfaq aplikacionet e lojërave' nuk duket te cilësimet e Gaming Hub. Kjo veçori funksionon vetëm në One UI Home.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window