Si të kontrolloni dhe të përditësoni versionin tuaj të Samsung Health
Samsung Health është një aplikacion që ju monitoron kur jeni duke u ushtruar, menaxhon rutinën tuaj sportive dhe ju mundëson të kontrolloni shëndetin tuaj me informacione dietash dhe këshilla për t’ju ndihmuar të jeni në formën më të mirë. Mësoni më shumë se si ta mbani Samsung Health të përditësuar në versionin më të fundit më poshtë.
Ka dy mënyra për të kontrolluar versionin tuaj të Samsung Health:
- Hapni Cilësimet, shkoni te opsioni “App-et” dhe kërkoni Samsung Health. Këtu mund të kontrolloni versionin e aplikacionit tuaj në fund të ekranit. Mund të prekni gjithashtu “Detajet e App-eve” tek dyqani për të kontrolluar versionin.
- Shkoni në ekranin kryesor të Samsung Health, prekni ikonën “më shumë” dhe klikoni “Cilësimet”. Në fund zgjidhni “Rreth Samsung Health”.
Ju lutemi, vini re: Hapat për të hyrë te Cilësimet mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes ose versionit të Samsung Health.
Nëse doni të përditësoni aplikacionin tuaj Samsung Health, kërkojeni në Galaxy Store ose në Google™ Play Store dhe prekni “Përditëso”.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window