Si të përdorni funksionalitetet e mundësuara në Samsung DeX

Kur përdorni Samsung DeX, mund të lindin një sërë problemesh që ju pengojnë të përfitoni maksimalisht nga aplikacioni. Njohja e gjithë funksionaliteteve të disponueshme, ju ndihmon ta përdorni Samsung DeX në mënyrën më efikase të mundur. 

Pamja e logos Samsung DeX.

Samsung DeX ofron një sërë funksionalitetesh që ju ndihmojnë të merrni maksimumin nga puna juaj. Për t’i konfiguruar këto funksionalitete, referojuni udhëzimeve më poshtë:

Ju mund të ndryshoni ose të shtoni gjuhë në tastierë, që lidhen me aparatin tuaj celular. Për ta bërë këtë, ndiqni këta hapa:

1 Hapni menunë e cilësimeve dhe prekni opsionin “Menaxhimi i përgjithshëm”.
2 Klikoni te “Tastiera Samsung” dhe shkoni te “Gjuhët dhe llojet”.
3 Në ekranin tjetër prekni “Menaxho gjuhët e hyrjes” dhe shtoni një gjuhë.
4 Për të zgjedhur gjuhën e hyrjes që sapo keni shtuar, shkoni te opsioni “Menaxhimi i përgjithshëm”.
5 Prekni “Tastiera fizike” dhe zgjidhni gjuhën e hyrjes që sapo shtuat.
6 Pasi të keni zgjedhur gjuhën, do të shihni pamjet e tastierave që mundëson Android OS. Zgjidhni pamjen e harduerit të tastierës që përdorni.

Nëse doni të ndryshoni gjuhën duke përdorur një shkurtore, mund ta ndryshoni gjuhën e hyrjes duke përdorur një shkurtore të tastierës si [Shift]+[Space], [Control]+[Space] ose [Alt majtas] +[Shift].

Për të aktivizuar ose çaktivizuar shkurtoret e tastierës, zgjidhni “Ndrysho shkurtoren e gjuhës” te cilësimet e tastierës fizike.

Po, mund t’i përdorni edhe shkurtoret e tastierës që mundësohen në një aparat celular në Samsung DeX.

Për të zbuluar më shumë rreth shkurtoreve të mundësuara të tastierës, shtypni çelësin [F1] në ekranin bazë [Windows], [Command] ose çelësi [Search] + çelësi [/] në tastierë.

Mund të ndiqni këta hapa:

1 Hapni menunë e cilësimeve dhe shkoni te “Menaxhimi i përgjithshëm”.
2 Prekni “Tastiera fizike” dhe klikoni te “Shkurtoret e tastierës”.

Disa aplikacione, në të cilat duhet të mbrohet përmbajtja, si luajtësit video, aplikacioni i “mobile banking” ose zgjidhjet e sigurisë, kanë funksionalitetet e tyre të sigurisë. Kështu, ekranet e tyre shfaqen të zeza dhe/ose mund të dëgjoni vetëm audio. Në atë rast, nëse e lidhni aparatin tuaj celular me një ekran të jashtëm (p.sh. televizor ose monitor) me një kabëll, për të përdorur Samsung DeX, ekrani i aplikacionit do të duket normal.

Për të luajtur një lojë me tastierë ose maus në Samsung DeX, aplikacioni i lojërave duhet të mundësojë përdorimin e tastierës ose të mausit. Ju lutemi të kontaktoni zhvilluesin e aplikacionit për asistencë.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window