Si fillim, kontrolloni cilësimet e baterisë së telefonit

Përzgjidhni shenjën e baterisë në menynë e kujdesit për pajisjen. Përzgjidhni shenjën e baterisë në menynë e kujdesit për pajisjen.

1.

Shkoni te 'Kujdesi për pajisjen' te 'Cilësimet' dhe prekni 'Bateria'.

Përzgjidhni shih më shumë në menynë e baterisë. Përzgjidhni shih më shumë në menynë e baterisë.

2.

Shtypni 'Cilësimet e karikimit'.

Shihni llojin e ngarkimit në cilësimet e baterisë. Shihni llojin e ngarkimit në cilësimet e baterisë.

3.

Mund të konfirmoni rregullimet e karikimit, siç janë 'Karikimi i shpejtë' dhe 'Karikimi i shpejtë pa tel'.

※ ‘Karikimi i shpejtë’, ‘Karikimi super i shpejtë’, dhe ‘Karikimi i shpejtë pa tel’ kanë nevojë për karikues, kabllo dhe aksesorë që e mbështetin funksionin.
※ Ngarkimi pa kabllo ofrohet vetëm në disa modele Galaxy dhe platformat e ngarkimit pa kabllo shiten më vete.
※ Në disa modele Galaxy, mbështetet ‘karikimi i shpejtë pa tel’, i cili është më i shpejtë se ‘karikimi pa tel’.
※ Opsionet e karikimit mund të ndryshojnë në varësi të modelit Galaxy.

Keni probleme me ngarkimin e baterisë? Provoni këtë!

  • Lëreni smartfonin të bëjë pushim gjatë ngarkimit të baterisë.

    Shfletimi i internetit, shikimi i videos dhe loja me videogame gjatë ngarkimit të baterisë e ngadalëson ngarkimin për shkak të masës së parandalimit të tejnxehjes.

    Në veçanti, nëse janë duke punuar disa aplikacione njëkohësisht ose nëse vini në punë aplikacione që kanë nevojë për lidhje në rrjet ose pajisje të tjera, konsumi i baterisë mund të jetë më i lartë se norma e karikimit.
  • Nëse nuk funksionon ngarkimi i shpejtë i baterisë, kontrolloni cilësimet për të parë nëse është i aktivizuar opsioni i karikimit të shpejtë.

    01. Shkoni te ‘Kujdesi për baterinë & pajisjen’ te ‘Cilësimet’ dhe shtypni ‘Bateria’.
    02. Shtypni ‘Cilësime të tjera të baterisë’.
    03. Kontrolloni statusin e ‘Karikimi i shpejtë’, ‘Karikimi super i shpejtë’, dhe ‘Karikimi i shpejtë pa tel’ te kategoria Karikimi në fund.

    ※ Nuk mund ta ngarkoni telefonin me ushqyes normal.
    ※ Nëse nuk funksionon ngarkimi i shpejtë pa kabllo, kontrolloni cilësimet siç tregohet më lart dhe sigurohuni që ushqyesin e keni të shpejtë.
  • Nëse temperatura e pajisjes ose mjedisit është shumë e lartë ose shumë e ulët, sistemi mbrojtës i pajisjes mund të ngadalësojë shpejtësinë e karikimit.

    Për ngarkim të qëndrueshëm e të shpejtë, ju rekomandojmë ta ngarkoni baterinë në temperaturë dhome.
  • Nëse po e ngarkoni baterinë me kabllo USB të lidhur me kompjuter, tensioni është më i vogël se i ushqyesit origjinal Samsung, prandaj bateria do të ngarkohet më ngadalë.

    Për rezultate më të mira, ju rekomandojmë të përdorni ushqyes origjinal Samsung.
  • - Nëse ka papastërti brenda portës USB ose kabllos, masat mbrojtëse të pajisjes mund ta ndalojnë ngarkimin.
    Me një furçë të butë, hiqeni papastërtinë dhe provoni ta ngarkoni baterinë përsëri.

    - Për ngarkimin pa kabllo, nëse ka trup të huaj midis pajisjes dhe ushqyesit, mund të ngadalësohet ngarkimi.
    Hiqeni trupin e huaj dhe provoni ta ngarkoni baterinë përsëri.

    - Nëse diktohet lagështi brenda portës USB ose kabllos, masat mbrojtëse të pajisjes ju njoftojnë se është diktuar lagështi dhe se ngarkimi do të ndërpritet.
    Provoni përsëri pas heqjes së lagështisë.

    ※ Nëse diktohet lagështi (shenja e pikës së ujit), shkëputeni kabllon e ushqyesit nga pajisja. Ngarkimi në kushtet e lagështisë mund t’i shkaktojë korrozion portës USB dhe ta dëmtojë pajisjen.
    Nëse portës USB i ndodh korrozion, drejtojuni qendrës më të afërt të shërbimit, për ta riparuar pajisjen.
  • Karikimi mund të ngadalësohet nëse kablloja nuk lidhet siç duhet me pajisjen ose karikuesin, nëse kunja e konektorit modifikohet për shkak të përdorimit për kohë të gjatë, ose nëse sipërfaqja gërryhet për shkak të objekteve të huaja.

    Nëse vijohet ngarkimi në këtë gjendje, pajisja mund të dëmtohet apo të tejnxehet. Rekomandojmë që të shkoni te Qendra e Mbështetjes e Samsung për këshilla.
  • Nuk merr më ngarkim bateria?

    Si pajisjes, ashtu edhe ushqyesit mund t’u rritet temperatura gjatë ngarkimit.

    Kjo është krejt normale. Nëse temperatura kalon përtej ose nën një nivel të caktuar, karikimi mund të ndërpritet për të mbrojtur pajisjen.
  • Pajisja mund të tejnxehet nëse keni filluar ngarkimin e baterisë pa mbyllur disa aplikacione të caktuara.

    Nëse mendoni se është tejnxehur pajisja, mbyllini të gjitha apliacionet në përdorim dhe shkëputeni nga ushqyesi. Rivendoseni në ngarkim pasi të jetë ftohur pajisja.
  • Nëse kablloja USB ose porta USB e pajisjes është e dëmtuar, ajo mund të tejnxehet.

    Zëvendësojeni me një kabllo të re origjinale ose drejtojuni një qendre shërbimi për ta riparuar.
  • - Kontrolloni nëse ka trupa të huaj metalikë ose magnetikë midis pajisjes dhe ushqyesit, largojini këto trupa të huaja dhe largojeni pajisjen nga ushqyesi.
    Rivendoseni në ngarkim pasi të jetë ftohur pajisja.

    - Nëse pajisja është ngarkuar me veshjen mbrojtëse, mund të tejnxehet për shkak të hapësirës së kufizuar. Rivendoseni në ngarkim pasi t’ia keni hequr veshjen mbrojtëse.
  • Nëse karikohet në një ambient të nxehtë, si për shembull brenda një makine në një ditë të nxehtë vere, karikimi mund të ndalojë për të mbrojtur pajisjen.

    Provoni të karikoni në një ambient më të freskët.

Code to Open Chat Window