Faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë

Mjedisi

Konsumi i baterisë rritet në zonat me sinjal të dobët ose të mbivendosur ose me ekran me ndriçim të fortë nën dritën e fortë të diellit apo burime të tjera ndriçimi.

※ Galaxy ofron Ndriçim Përshtatës për ta optimizuar shikueshmërinë e ekranit në bazë të intensitetit të dritës në mjedis.

※ Galaxy ofron Ndriçim Përshtatës për ta optimizuar shikueshmërinë e ekranit në bazë të intensitetit të dritës në mjedis.

Mënyra e përdorimit

Ekrani AMOLED i Galaxy-së ka raport të lartë kontrasti, çka e rrit konsumin e baterisë.
Konsumi i baterisë rritet edhe nga ndriçimi më i fortë i ekranit, intervalet e gjata deri në fikje të ekranit, aplikacionet me performancë të lartë, shikimi i videove me rezolucion të lartë dhe shërbimet e përcaktimit të vendndodhjes.

Këshilla praktike për cilësimet e përshtatshme për t’ia rritur jetëgjatësinë baterisë

Mësoni mënyra të ndryshme se si ta menaxhoni me lehtësi përdorimin e pajisjes për t’ia rritur jetëgjatësinë baterisë!

※ Ky tekst bazohet në OS Android P (Versioni 9.0).
Emrat e disa funksionaliteteve dhe pikave hyrëse mund të ndryshojnë në varësi të versionit të OS Android.

1. Optimizojeni baterinë në “Cilësimet”

Optimizojeni baterinë.

2. Optimizojeni baterinë në “Cilësimet”

Mbajtja e regjimit të gjumit për aplikacionet e përdorura rrallë.

※ “App-et në gjumë” nuk punojnë në sfond dhe mund të mos marrin përditësime dhe/ose të dërgojnë njoftime.

Aktivizimi i regjimit të energjisë

Kur ka rënë bateria, aktivizoni modalitetin e energjisë për një kohëzgjatje më të madhe.

Me t’u aktivizuar modaliteti i energjisë,
aplikacionet në sfond shkëputen nga Wi-Fi dhe interneti i celularit dhe regjimet me konsum të lartë të energjisë si “Ekrani gjithmonë i ndezur” çaktivizohen për një kohëzgjatje më të madhe të baterisë.
Mund të ndryshoni shpejtësinë e CPU-së, nivelin e dritës dhe rrjetet në sfond, sipas dëshirës.

※ Kur është aktivizuar modaliteti i energjisë, kufizimi i internetit në sfond zbatohet për të gjitha aplikacionet, si edhe mund të kufizohen edhe shërbimet e identifikimit të vendndodhjes.

Pastroni aplikacionet dhe funksionalitetet e papërdorura.

Kontrolloni përdorimin e baterisë dhe mbyllni aplikacionet e papërdorura.

Ndryshoni cilësimet e ekranit.

Fikeni ekranin duke shtypur butonin e ndezje-fikjes kur nuk e përdorni pajisjen.
Përcaktoni një periudhë të shkurtër deri në fikje të ekranit (Afatpritja e ekranit). Uleni ndriçimin e ekranit.
Sa më i ndriçuar ekrani, sa më i lartë kontrasti, aq më i lartë konsumi i baterisë.
Zgjatjani jetën baterisë duke përdorur një foto sfondi apo temë me ngjyra të errëta.

* Fotot kanë vetëm qëllime ilustruese.
** Ndërfaqja e Përdoruesit mund të jetë e ndryshme në varësi të modelit të pajisjes, vendit apo operatorit të telefonisë celulare.

Code to Open Chat Window