Faktorët që ndikojnë në
jetëgjatësinë e baterisë
Mjedisi
Konsumi i baterisë rritet në zonat me sinjal të dobët ose të mbivendosur ose me ekran me ndriçim të fortë nën dritën e fortë të diellit apo burime të tjera ndriçimi.
※Galaxy Adaptive Brightness optimizon dukshmërinë e ekranit në varësi të intensitetit të dritës së mjedisit.
Mënyra e përdorimit
Ekrani AMOLED i Galaxy-së ka raport të lartë kontrasti, çka e rrit konsumin e baterisë. Konsumi i baterisë rritet edhe nga ndriçimi më i fortë i ekranit, intervalet e gjata deri në fikje të ekranit, aplikacionet me performancë të lartë, shikimi i videove me rezolucion të lartë dhe shërbimet e përcaktimit të vendndodhjes.
Cilësime për të zgjatur
jetën e baterisë
Mësoni mënyra të ndryshme për të zgjatur jetën e baterisë!
※ Këshillat për të rritur Kohëzgjatjen e baterisë zbatohen për Android T OS (Versioni 13). Pamja e menysë së cilësimeve specifike dhe titulli mund të ndryshojnë në varësi të versionit Android që ofrohet.
Si të optimizoni jetën e
baterisë te ‘Cilësimet’
Kontrolloni aplikacionin ose aplikacionet që kanë përdorim të lartë të baterisë.
※ Disponueshmëria e kësaj veçorie mund të ndryshojë në varësi të aplikacionit.
Vendosni në gjumë ose në gjumë të thellë aplikacione të përdorura rrallë
※ Disponueshmëria e kësaj veçorie mund të ndryshojë në varësi të aplikacionit.
Mbajini në gjumë ose në gjumë të thellë aplikacionet që përdoren rrallë.
Kontrolloni se çfarë po ndikon në jetën e baterisë te Historiku i aplikacionit
※ Aplikacionet që kanë probleme mund të ndikojnë te jetëgjatësia e baterisë.
Përditësojini në versionet më të fundit. Rekomandohet që t’i vendosni në gjumë, në gjumë të thellë ose t’i çinstaloni aplikacionet që nuk i përdorni.
Për të mos lejuar që disa aplikacione të shkojnë në gjumë ose në gjumë të thellë, ndiqni udhëzimet e mëposhtme
※ Aplikacionet e shtuara në 'App-et kurrë auto në gjumë' nuk shkojnë automatikisht në gjumë/gjumë të thellë dhe mund të shkaktojnë përdorim shtesë të baterisë në sfond.
Aktivizoni modalitetin e "Kursimit të energjisë" në smartfonin tuaj Galaxy
Kur bateria është duke u mbaruar, aktivizoni ‘Kursim energjie’ për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.
Pasi të jetë aktivizuar ‘Kursim energjie’, aplikacionet në sfond nuk do të lejohen të përdorin Wi-Fi dhe internetin celular, dhe veçoritë që konsumojnë tepër baterinë, si për shembull Always On Display do të çaktivizohen për të rritur jetëgjatësinë e baterisë.
Mund të zgjidhni dhe rregulloni shpejtësinë e CPU, nivelin e ndriçimit dhe Always On Display sipas preferencës suaj.
※ Kur është aktivizuar modaliteti i energjisë, kufizimi i internetit në sfond zbatohet për të gjitha aplikacionet, si edhe mund të kufizohen edhe shërbimet e identifikimit të vendndodhjes.
Aktivizoni modalitetin e "Kursimit të energjisë" në orën tuaj Galaxy (nga pamja e telefonit)
Rrisni kohëzgjatjen e baterisë së orës Galaxy duke aktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë.
Aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë: (nga pamja e orës)
Rrisni kohëzgjatjen e baterisë së orës Galaxy duke aktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë.
Pastroni aplikacionet dhe funksionalitetet e papërdorura
Kontrolloni aplikacionet e papërdorura te ‘Përdorimi i baterisë’.
Çaktivizoni sinkronizimin automatik për aplikacionet që nuk kërkojnë sinkronizim
Ndizeni Bluetooth vetëm kur planifikoni ta përdorni.
Në panelin e shpejtë, prekni ikonën e Bluetooth për ta aktivizuar ose çaktivizuar.
Ndryshoni cilësimet e ekranit
Fikeni ekranin duke shtypur butonin e ndezje-fikjes kur nuk e përdorni pajisjen.
Përcaktoni një periudhë të shkurtër deri në fikje të ekranit (Afatpritja e ekranit). Uleni ndriçimin e ekranit.
Sa më i ndriçuar ekrani, sa më i lartë kontrasti, aq më i lartë konsumi i baterisë.
Zgjatjani jetën baterisë duke përdorur një foto sfondi apo temë me ngjyra të errëta.
Code to Open Chat Window