Çfarë të bëj nëse nuk del ujë si duhet nga automati?

Nëse keni probleme me automatin e ujit të frigoriferit, mund të ndiqni këtë udhëzues për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve përpara se të kontaktoni servisin teknik, duke qenë se zgjidhja mund të bëhet me disa hapa.

Kontrolloni regjimin e punës në panelin e indikatorëve

  • Kur nuk del ujë nga automati i ujit, shikoni se mos është i aktivizuar regjimi i kyçur për të parandaluar përdorimin e frigoriferit nga fëmijët. Nëse është aktivizuar kyçja kundër fëmijëve, mbajeni të shtypur butonin e kyçjes kundër fëmijëve për më shumë se 3 sekonda për ta çaktivizuar. 
  • Nëse automati nuk është i kyçur, provoni të shtypni butonin e përzgjedhjes së ujit, akullit në kubikë ose akullit të copëtuar. Gjithashtu, shikoni nëse keni përzgjedhur butonin e nxjerrjes së ujit nga automati (udhëzimet specifike mund të ndryshojnë sipas modelit).
  • Mund të ketë ngrirë depozita e ujit për shkak se temperatura mund të jetë caktuar shumë e ftohtë. Provoni ta ndryshoni dhe ta ngrini temperaturën duke përdoru panelin e komandimit. 
kontrolli i indikatorit të kyçjes kundër fëmijëve dhe çaktivizimi

Shënim: Pamja faktike e panelit të indikatorëve mund të ndryshojë në varësi të modelit.

Sigurohuni që filtri i ujit të jetë instaluar si duhet

Lidhja e filtrit të brendshëm të ujit mund të shkaktojë ndonjë problem. Kontrolloni nëse është instaluar si duhet filtri i brendshëm i ujit në frigorifer. Nëse filtri i ujit nuk është i lidhur apo i instaluar mirë, atëherë automati i ujit mund të mos funksionojë. Kujdesuni që filtri i ujit të jetë futur si duhet në vend. Bllokimi i filtrit të ujit është shpesh shkaku i presionit të dobët të ujit. Presionin e ujit mund ta rritni edhe duke zëvendësuar në kohën e duhur filtrin e ujit.

sigurohu që filtri i ujit është instaluar si duhet

Kontrolloni lidhjen me rrjetin e ujit dhe pozicionin e saraçineskës

  • Nëse nuk ju del ujë nga automati i ujit, duhet të kontrolloni lidhjen me rrjetin e ujit.
  • Kontrolloni nëse tubacioni i jashtëm i ujit është lidhur si duhet me frigoriferin. Saraçineska e ujit duhet të jetë e hapur.
  • Sigurohuni që tubi të jetë i lirë dhe jo i bllokuar. Tubi i furnizimit me ujë nuk duhet të shkelet apo të përthyhet.
  • Normalisht, tubacioni i furnizimit me ujë dhe saraçineska e ujit ndodhen pas frigoriferin pranë lavapjatës.
kontrollo lidhjen me rrjetin e ujit dhe presionin e ujit

Shënim: 

  • Vendndodhja e tubacionit të ujit mund të ndryshojë sipas produktit dhe varet nga vendndodhja e rrjetit të ujit brenda shtëpisë.
  • Më shumë hollësi jepen në manualin e përdorimit.

Si të provoni presionin e ujit në frigorifer

  • Pasi keni kontrolluar tubacionin e ujit, testoni presionin e ujit.
  • Lëshoni ujë nga automati për plot 10 sekonda. Nëse uji mbush më pak se 2/3 e gotës, duhet ta rritni presionin e ujit të frigoriferit.
  • Rekomandohet që lidhja me tubacionin e ujit të bëhet nga një profesionist. Prandaj, nëse nuk keni njohuri për këtë punë, ju lutemi, kontaktoni me qendrën e klientit.

Këshilla praktike për eliminimin e ajrit nga tubacioni i ujit

  • Tubacioni i ujit ka nevojë të zbrazet nga ajri kur filtri i ujit ose tubacioni është zëvendësuar ose është lidhur së fundmi. 
  • Për ta nxjerrë ajrin nga tubacioni i ujit, mbajeni të ulur levën e automatit të ujit dhe provoni të nxirrni ujë për 5 minuta. Nëse fillon të dalë ujë, vazhdoni gjersa uji të mos dalë më me ndërprerje (gjë që mund të dojë deri në 7-10 litra).

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window