Kontrolloni kodet e informacionit në lavatriçe
Nëse lavatriçja nuk punon, mund të shihni një kod informacioni në ekran. Kontrolloni kodet dhe udhëzimet më poshtë dhe provoni sugjerimet e dhëna. Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi lokale Samsung për më shumë asistencë.
Çfarë është një kod informacioni?
Lavatriçja shfaq kodet e informacionit, të cilat na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë po ndodh me pajisjen. Për këtë arsye, nëse lavatriçja nuk punon, kontrolloni fillimisht panelin e kontrollit. Në shumicën e rasteve, nuk është një problem mekanik.
Kodet e informacionit të shfaqura shpesh
4C, 4E, E1 |
Nuk furnizohet me ujë. -Sigurohuni që rubinetat e ujit të jenë të hapur. -Sigurohuni që tubat e ujit të mos jenë bllokuar. -Sigurohuni që rubinetat e ujit të mos kenë ngrirë. -Sigurohuni që lavatriçja të punojë me presion uji të mjaftueshëm. -Sigurohuni që rubineti i ujit të ftohtë dhe rubineti i ujit të nxehtë të jenë lidhur si duhet. -Pastroni filtrin rrjetë pasi mund të jetë bllokuar. -Të gjithë butonat do të çaktivizohen për 3 minuta pasi shfaqen kodet e informacionit. |
---|---|
5C, 5E |
Uji nuk shkarkohet. -Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos kenë ngrirë e mos jetë bllokuar. -Sigurohuni që tubi i shkarkimit të jetë pozicionuar si duhet, në varësi të llojit të lidhjes. -Pastroni filtrin e mbetjeve pasi mund të jetë bllokuar. -Sigurohuni që tubi i shkarkimit të jetë drejtuar përgjatë gjithë sistemit të shkarkimit. -Nëse kodi i informacionit vazhdon të shfaqet, kontaktoni një qendër shërbimi të klientit. |
dC, dE |
Përdorimi i lavatriçes me derën hapur. -Sigurohuni që dera të jetë mbyllur si duhet. -Sigurohuni që teshat të mos kenë ngecur tek dera. |
OC, OE, OF |
Uji është tejmbushur. -Rindizni shtrydhjen. -Nëse kodi i informacionit vazhdon të shfaqet në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi të klientit. |
Ub, UE |
Shtrydhja nuk funksionon. -Sigurohuni që teshat të jenë shpërndarë njëtrajtshmërisht. -Sigurohuni që lavatriçja të jetë mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme. -Rishpërndani ngarkesën. -Nëse duhet të lani vetëm një artikull ose plaçkë, mesazhi i kontrollit do të shfaqet në ekran. |
AC, AE |
Kontrolloni komunikimet midis PBA-së kryesore dhe dytësore. -Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin. -Nëse kodi i informacionit vazhdon të shfaqet, kontaktoni një qendër shërbimi të klientit. |
DDC, ddC |
Dera e ngarkimit u hap pa shtypur “Start/Pause” (mbajeni shtypur për ta ndezur). -Ky mesazh shfaqet kur hapni derën e ngarkimit pa shtypur “Start/Pause” (mbajeni shtypur për ta ndezur). Nëse kjo ndodh, bëni një nga veprimet e mëposhtme: -Shtypni derën e ngarkimit për ta mbyllur mirë.. Më pas, shtypni dhe mbani shtypur Start/Pause (mbajeni shtypur për ta ndezur) dhe provoni sërish. -Për të shtuar tesha, hapni derën e ngarkimit dhe futni teshat. Mbyllni derën e ngarkimit si duhet. Më pas, shtypni dhe mbani shtypur Start/Pause (mbajeni shtypur për ta ndezur) për të vazhduar procesin. |
Shënim:
- Nëse gjeni një kod informacioni që nuk është listuar në këtë faqe, ju lutemi të gjeni një manual me numrin specifik të modelit.
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse nuk mund ta hiqni kodin e informacionit nga lavatriçja, kontaktoni qendrën e shërbimit të Samsung për më shumë asistencë.
Kode të tjera informacioni
Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të ftohtë të jetë lidhur mirë me rubinetin e ujit të ftohtë. Nëse lidhet me rubinetin e ujit të nxehtë, teshat mund të deformohen me disa cikle.
Zgjidhjet
- Sigurohuni që tubi i furnizimit me ujë të ftohtë të jetë lidhur mirë me rubinetin e ujit të ftohtë.
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Ekrani për shpëlarje shtesë.
Zgjidhjet
- Shfaqja e kodit të shpëlarjes shtesë do të thotë që ndihet çekulibër.
- Heqja e ekranit duke shtypur çfarëdolloj butoni.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kyçja/shkyçja e derës kryesore nuk punon si duhet.
Zgjidhjet
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kyçja/shkyçja e derës së ngarkimit nuk punon si duhet.
Zgjidhjet
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kontrolloni tubin e shkarkimit.
Zgjidhjet
- Sigurohuni që fundi i tubit të shkarkimit të mos vendoset mbi dysheme.
- Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë bllokuar.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kontrolloni nëse motori i kazanit funksionon.
Zgjidhjet
- Përpiquni të rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kontrolloni nëse motori i pulsatorit funksionon.
Zgjidhjet
- Përpiquni të rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Sensori MEMS nuk punon si duhet. Sensori MEMS është praktikisht një sensor vibrimi për të kontrolluar lëvizjet që bën pajisja dhe kushtet e çekuilibrit.
Zgjidhjet
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Ky kod mund të shfaqet kur pajisjes t’i jetë ndërprerë energjia ose kur pajisja është ushqyer me rrymë elektrike të çrregullt. (Është detektuar tension i ulët ose duhet të kontrollohet kontrolli elektrik).
Zgjidhjet
- Kontrolloni nëse pajisja furnizohet mirë me energji.
- Kontrolloni nëse kordoni i korrentit është futur në prizë.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kontrolloni sistemin ngrohës me temperaturë të lartë.
Zgjidhjet
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Sensori i nivelit të ujit nuk punon si duhet.
Zgjidhjet
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Kontrolloni komunikimet midis PBA-së kryesore dhe të inverterit.
Zgjidhjet
- Kontrolloni PCB-në e inverterit dhe fashën e kabllit.
- Në varësi të gjendjes, pajisja mund të kthehet automatikisht në funksionimin normal.
- Fikni pajisjen dhe rifilloni ciklin.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
PC, PE
Kur pozicioni i freksionit nuk mund të detektohet.
PC1, PE1
Pasi detektohet pozicioni i freksionit, nëse sinjali i folesë së freksionit ka një problem.
Zgjidhjet
- Kontaktoni një qendër shërbimi të klientit.
Shënim:
- Mund të ketë një kod të ndryshëm, në varësi të modelit.
- Nëse kodet vazhdojnë të shfaqen në ekran, kontaktoni një qendër shërbimi Samsung për më shumë asistencë.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window