Si të instaloni një frigorifer Samsung me dy dyer vertikale

Është e rëndësishme ta vendosni frigoriferin në vendin e duhur për të arritur rendimentin e produktit. Gjithashtu, mund të ndodhë që t’i hiqet ose t’i ndërrohet krahu derës së frigoriferit, për ta zhvendosur, për ta riparuar apo për një qëllim tjetër. Ndiqni videon e mëposhtme mbi instalimin e frigoriferit Samsung me dy dyer vertikale. Nëse ju nevojiten më shumë informacione, ju lutemi, gjeni një manual përdorimi ose kontaktoni me qendrën e shërbimit Samsung.

Shënim:

  • Modeli i frigoriferit që tregohet në video mund të jetë i ndryshëm nga lloji ose modeli që keni ju.
  • Ju lutemi, lexoni me kujdes të gjitha shënimet e rëndësishme dhe udhëzimet për sigurinë të shkruara në manualin e përdorimit.
  • Kini kujdes të mos vriteni gjatë kësaj procedure.
  • Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes.

Vendndodhja e saktë e instalimit

1. Sipërfaqe solide dhe e niveluar, pa qilim apo tapet

2. Vend me ajrim të mirë

3. Vend i mjaftueshëm për hapjen dhe mbylljen e dyerve 

 

Vendndodhja e gabuar e instalimit

1. Vend me lagështirë

2. Pranë nxehtësisë

3. Vend ku e kap drita e drejtpërdrejtë e diellit

Shënim: Temperatura e rekomanduar e dhomës është nga 5 °C deri në 43 °C.

Lini hapësirë të mjaftueshme

1. Lini të paktën 10cm hapësirë nga të dyja anët (majtas dhe djathtas) e frigoriferit që do të instalohet. 

2. Lini të paktën 5cm hapësirë mbi pjesën e sipërme të frigoriferit që do të instalohet.

Shënim: Distancat mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së matjes që përdoret.

3. Për të hapur dhe mbyllur dyert e frigoriferit nevojitet më shumë hapësirë se vetë madhësia e frigoriferit.   

4. Kontrolloni dimensionet, llojin dhe modelin e frigoriferit.  

5. Lini të paktën 5cm hapësirë të lirë midis murit dhe pjesës së pasme të frigoriferit. 

Shënim: Distancat mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës së matjes që përdoret.

Nëse nevojitet të zhvendoset frigoriferi në një vend instalimi ku vendi është i ngushtë, ju lutemi, ndiqni udhëzimet “Si të çmontoni dhe të montoni dyert e frigoriferit”. 

Shënim: 

  • Për arsye sigurie, ju rekomandojmë fuqimisht që çdo veprim të nevojshëm gjatë procedurës së instalimit ta kryejnë dy ose më shumë persona.
  • Ekziston rreziku që dyert të dalin nga vendi, të bien apo të dëmtohen gjatë secilit prej këtyre hapave.
  • Për të parandaluar aksidentet, bëni shumë kujdes gjatë kryerjes së këtyre hapave.

Veglat e nevojshme (nuk furnizohen bashkë me pajisjen)

1. Kaçavidë me kokë kryq

2. Kaçavidë pllakë

3. Çelës ballor (10 mm)

4. Çelës hekzagonal (4 mm / 5 mm)

5. Trapano elektrike

Shënim: Veglat nuk furnizohet bashkë me frigoriferin.

Që të mos dëmtohet dyshemeja

1. Për arsye sigurie ju rekomandojmë që çdo veprim të nevojshëm gjatë procedurës së instalimit ta kryejnë dy ose më shumë persona.

2. Që të mos dëmtohet dyshemeja, ju rekomandojmë ta mbroni dyshemenë përpara kryerjes së çdo pune. (Qilim ose peshqir, karton etj.)

Shkëputni furnizimin me ujë

1. Nga pjesa e poshtme e anës së pasme të frigoriferit, nxirrni tubin e ujit dhe nxirreni përpara.       

2. Për t’i shkëputur zorrët, mbajeni të shtypur me gisht xhunton transparente dhe hiqni zorrën e ujit.

Shënim: Vendndodhja e tubit të ujit mund të ndryshojë në varësi të llojit të modelit që keni. 

Zhvidhosni kapakët e menteshave dhe hiqni menteshat

1. Me një kaçavidë me kokë kryq, zhvidhosni kapakët e menteshave në pjesën e sipërme të derës të majtë.  

2. Hiqeni kapakun e menteshës.

3. Shkëputeni konektorin e kabllove elektrike.

4. Me delikatesë ngrijeni fashetën. 

5. Tërhiqeni fashetën për të hequr menteshën.

6. Hapeni derën në këndin 90 gradë. 

7. Duke e mbajtur derën, hiqni menteshën.

Shënim:

  • Ekziston rreziku që dyert të dalin nga vendi, të bien apo të dëmtohen gjatë secilit prej këtyre hapave. 
  • Për arsye sigurie ju rekomandojmë fuqimisht që çdo veprim të nevojshëm gjatë procedurës së instalimit ta kryejnë dy ose më shumë persona.

8. Ngadalë ngrijeni në drejtimin lart derën e majtë, për ta hequr.

9. Bëni kujdes gjatë tërheqjes së zorrës së furnizimit me ujë. 

Shënim: Ekziston rreziku që dyert të dalin nga vendi, të bien apo të dëmtohen gjatë secilit prej këtyre hapave. 

10. Ngadalë shtrijeni mbi dyshemenë e mbrojtur me diçka derën që keni hequr.  

Shënim: Për arsye sigurie ju rekomandojmë që këtë procedurë ta kryejnë dy ose më shumë persona.

Shkëputeni derën e djathtë 

1. Me një kaçavidë me kokë kryq, zhvidhosni kapakët e menteshave në pjesën e sipërme të derës të djathtë. 

2. Hiqeni kapakun e menteshës. 

3. Shkëputeni konektorin e kabllove elektrike.

4. Me delikatesë ngrijeni fashetën.

5. Tërhiqeni fashetën për të hequr menteshën.

6. Hapeni derën në këndin 90 gradë. Duke e mbajtur derën, hiqni menteshën dhe shkëputeni derën. 

Shënim: Ekziston rreziku që dyert të dalin nga vendi, të bien apo të dëmtohen gjatë secilit prej këtyre hapave. 

7. Ngadalë shtrijeni mbi dyshemenë e mbrojtur me diçka derën që keni hequr. 

Shënim: Për arsye sigurie ju rekomandojmë që këtë procedurë ta kryejnë dy ose më shumë persona.

Shkëputeni derën e poshtëm të anës së djathtë 

1. Zhvidhoseni menteshën qendrore me një çelës hekzagonal.

2. Zhvidhoseni menteshën qendrore me një kaçavidë të përshtatshme. 

3. Hiqeni menteshën qendrore nga dera. 

4. Ngadalë, ngrijeni derën dhe shkëputeni. 

5. Ngadalë shtrijeni mbi dyshemenë e mbrojtur me diçka derën që keni hequr. 

Shënim:

  • Kini kujdes të mos vriteni gjatë kësaj procedure. 
  • Për arsye sigurie ju rekomandojmë që këtë procedurë ta kryejnë dy ose më shumë persona.

Vendoseni frigoriferin pranë vendit ku dëshironi ta instaloni dhe ta përdorni. Kini kujdes të mos gërvishtni dyshemenë apo muret gjatë lëvizjes së frigoriferit. 

Shënim: Për arsye sigurie ju rekomandojmë që këtë procedurë ta kryejnë dy ose më shumë persona.

Montoni derën e poshtme të anës së djathtë 

1. Me rrëshqitje, futeni menteshën e frigoriferit në vendin fiksues dhe shtyjeni gjersa të centrohet me vrimën e derës.

2. Futeni menteshën qendrore në pjesën e sipërme të derës së poshtme.

3. Vidhoseni menteshën qendrore me çelësin hekzagonal.

4. Pasi ta keni vendosur në vend menteshën, me një kaçavidë të përshtatshme montoni dhe shtrëngoni vidën e jashtme fiksuese të menteshës. 

5. Me rrëshqitje, futeni menteshën e frigoriferit në vendin fiksues dhe shtyjeni gjersa të centrohet me vrimën e derës.

6. Shtyjeni ngadalë derën të montohet. 

7. Me një kaçavidë të përshtatshme, vidhosni kapakët e menteshave në pjesën e sipërme të derës së djathtë.

8. Shtyjeni menteshën të montohet. 

Shënim: Kini kujdes të mos vriteni gjatë kësaj procedure.

9. Lidheni konektorin e kabllove elektrike.

10. Mbulojeni menteshën me kapakun e menteshës.

Montoni derën e anës së majtë

1. Futeni derën në vrimën e menteshës së poshtme dhe shtyjeni derën të hyjë në të.

2. Sigurohuni që zorrët e furnizimit me ujë poshtë derës të jenë të centruara me vrimën e menteshës së poshtme.

Shënim: Për arsye sigurie ju rekomandojmë që këtë procedurë ta kryejnë dy ose më shumë persona.

3. Montojeni menteshën dhe mbylleni derën.

4. Shtyjeni ngadalë fashetën që të montohet mentesha. 

5. Lidheni konektorin e kabllove elektrike.

6. Mbulojeni menteshën me kapakun e menteshës.

7. Me një kaçavidë të përshtatshme, vidhosni kapakun e menteshës së sipërme.

8. Për t’i bashkuar zorrët, shtyjeni xhunton transparente në të njëjtën ngjyrë të zorrës së ujit.

  • Që të mos ketë rrjedhje uji, çdo zorrë uji duhet të futet plotësisht deri në mes të xhuntos transaparente. 
  • Pas rilidhjes së zorrëve të ujit, futini poshtë dollapit dhe fiksojini mbi grep. 

Ngjitni takon

1. Hapeni derën dhe gjeni takon e furnizuar.

2. Çmbështilleni takon nga ambalazhi dhe ngjiteni në pjesën e pasme të frigoriferit, siç tregohet.  

Shënim: Takoja ngjitet vetëm në modelet përkatëse.

Zhvendosja e frigoriferit mund ta dëmtojë dyshemenë. Që të mos dëmtohet, rekomandohet të vendosni një qilim apo një karton mbi dysheme. Rekomandohet që dy a më shumë persona ta mbartin frigoriferin duke e mbajtur nga të dyja anët. 

Nivelimi

Vendosni një nivel mbi pjesën e sipërme të frigoriferit dhe kontrolloni nivelimin. Nëse nuk është në nivel, ju lutemi, ndiqni hapat e mëposhtëm.

Rregulloni lartësinë e derës, si edhe hapësirën e derës

1. Hapeni derën për ta rregulluar dhe nxirrni dadot dhe çelësin e furnizuar. 

2. Gjeni dy dadot në pjesën e poshtme ballore të derës. 

3. Me çelësin e dadove, rrotullojeni dadon shtrënguese në drejtimin e akrepave të orës për ta liruar.

  • Për ta ngritur në nivel derën, rrotullojeni dadon e lartësisë në të kundërt të akrepave të orës.
  • Për ta ulur në nivel derën, rrotullojeni dadon e lartësisë në drejtim të akrepave të orës.

4. Pasi të keni përfunduar, shtrëngojeni dadon shtrënguese duke e rrotulluar në të kundërt të akrepave të orës.

5. Futeni kaçavidën me kokë pllakë në niveluesin e këmbës së përparme të frigoriferit.  

6. Rrotullojeni niveluesin në drejtim të akrepave të orës për ta ngritur në nivel apo në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta ulur në nivel. 

7. Vendosni një nivel mbi pjesën e sipërme të frigoriferit dhe kontrolloni përsëri nivelimin. 

Futeni spinën në prizën elektrike për ta ndezur frigoriferin.

Shënim: Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes.

Shtypni butonin e panelit të komandimit të temperaturës për të kontrolluar nëse funksionon. Hapni dyert e frigoriferit për të parë nëse ndizen dritat e brendshme.

Shënim: Për rezultate optimale të frigoriferit, rekomandohet ta vini në punë 1 orë me temperaturën e vendosur në nivelin më të ulët përpara se ta vendosni temperaturën në nivelin e dëshiruar.  

Përfundimi i instalimit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window