Si përdoret pjatalarësja (Tipi 2) me SmartThings
Lidheni pjatalarësen tuaj Samsung me aplikacionin SmartThings dhe menaxhoni punët e kuzhinës me një prekje të thjeshtë. Nëpërmjet aplikacionit SmartThings, do të gjeni mënyrën më efikase për të kursyer kohën dhe energjinë tuaj.
Përjetoni tipare të ndryshme me SmartThings
Aplikacioni SmartThings mund të jetë një telekomandë e thjeshtë dhe e lehtë për pajisjen tuaj. Për të përdorur veçoritë e ndryshme dhe të përshtatshme të pjatalarëses nëpërmjet aplikacionit, lidheni pjatalarësen Samsung me aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj smart. Më pas, thjesht zgjidhni dhe prekni funksionet që dëshironi në ekran
Sigurohuni që pjatalarësja dhe telefoni smart të jenë në rrjetin Wi-Fi përpara se të filloni. Të gjitha funksionet janë të disponueshme me një lidhje Wi-Fi. Pasi të futeni në aplikacionin SmartThings me llogarinë tuaj Samsung dhe të zgjidhni konfiguracionet, aplikacioni SmartThings dhe pjatalarësja do të sinkronizohen automatikisht.
Ju lutemi vini re se lidhja e aplikacionit SmartThings dhe veçoritë e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pjatalarëses që keni.
Eksploroni tiparet kryesore në SmartThings
Ju lutemi vini re se kategoritë e ekranit bazë të SmartThings mund të ndryshojnë në varësi të rrethanave lokale ose modelit të pajisjes që keni.
Si konfigurohet cikli bazë i larjes
Është e thjeshtë dhe e lehtë për të konfiguruar një cikël bazë larjeje. Ndiqni hapat e mëposhtëm. Ju mund të shtoni konfigurime shtesë për ciklet në ekran.
Si përdoret Udhëzuesi i Përdorimit
Udhëzuesi i përdorimit ofron udhëzime të detajuara për çdo ngarkesë artikujsh, mënyrën e përdorimit të detergjentit, filtrat e pastrimit, etj.
Si përdoret cikli i shkarkuar
Klikoni Downloaded cycle për të zgjedhur një cikël të posaçëm për ta përdorur drejtperdrejt nga pjatalarësja tuaj.
Shënim:
- Teknologjitë dhe funksionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit.
- Para se të provoni lidhjen me aplikacionin, sigurohuni që të verifikoni nëse programi i pajisjes suaj dhe aplikacionet përkatëse janë azhurnuar në versionin më të fundit.
- Imazhet e ekranit celular me këtë përmbajtje mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes që keni.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window