Si ta zëvendësoj filtrin e pastrimit të ujit për frigoriferin?
Frigoriferët Samsung janë të pajisur me filtra për pastrimin e ujit ose për largimin e aromave. Kur arrihet kufiri i përdorimit maksimal për secilin filtër, ndizet një dritë e kuqe e cila ju informon se duhet t’i zëvendësoni filtrat. Shikoni udhëzimet më poshtë për zëvendësimin e filtrit të pastrimit të ujit. Mirë është të shikoni edhe manualin e përdorimit të frigoriferit për më shumë informacion.
Kur ndizet drita e filtrit të ujit në panelin e indikatorëve
Drita e indikatorit të filtrit të ujit është konfiguruar të bëhet ngjyrë portokalli pas pesë muajve punë ose pas 450 gallonë dhe ngjyrë e kuqe pas gjashtë muajsh ose pas 500 gallonë.
Për ta rikthyer në pozicionin nistor indikatorin e filtrit të ujit, duhet ta zëvendësoni filtrin dhe të riktheni në pozicionin nistor funksionin në panelin e kontrollit. Në varësi të modelit të pajisjes, drita mund të jetë e gjelbër ose e kaltër.
Shënim:
- Paraqitja e panelit të indikatorëve mund të ndryshojë në varësi të llojit të modelit që keni.
- Kjo pamje është një shembull në gjuhën angleze por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Zakonisht, filtri i ujit gjendet në mes të pjesës së brendshme ose në pjesën e poshtme të frigoriferit.
Shënim: Vendndodhja e filtrit të ujit mund të jetë e ndryshme në varësi të modelit të frigoriferit.
Si ta zëvendësoni filtrin e pastrimit të ujit
Për të marrë gjithmonë ujë apo akull të pastër dhe higjienik, rekomandohet ta zëvendësoni filtrin menjëherë pasi në panelin e indikatorëve shfaqet shenja e zëvendësimit të filtrit. Pasi ta keni zëvendësuar filtrin, rekomandohet që mbi 500 mililitrat e para të ujit të marrë nga frigoriferi t’i hidhni dhe vetëm pas kësaj të filloni ta përdorni ujin.
Kur të zëvendësoni filtrin, fillimisht duhet të mbyllni saraçineskën e furnizimit me ujë. Vetëm pasi të keni përfunduar zëvendësimin, hapeni saraçineskën e furnizimit me ujë.
Hapi 1. Mbani të shtypur për 3 sekonda butonin “Ice Type/Filter Change” (Lloji i akullit/Ndryshimi i filtrit) në panelin e kontrollit, për të rikthyer në pozicionin nistor filtrin.
Hapi 2. Hapni kapakun e filtrit dhe rrotullojeni filtrin e ujit në drejtim të kundërt me akrepat e orës. Tërhiqeni dhe nxirreni nga kaseta filtrin e ujit.
Hapi 3. Fusni një filtër të ri në kasetën e filtrit dhe rrotullojeni në drejtim të akrepave të orës derisa të kyçet në pozicion.
Shënim:
- Kjo pamje është një shembull në gjuhën angleze, por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
- Mbajeni filtrin horizontalisht gjatë nxjerrjes nga kaseta.
Riktheni në pozicionin nistor dritën e indikatorit të filtrit pas zëvendësimit
Pasi të keni vendosur një filtër të ri, cikli i zëvendësimit të filtrit duhet të rikthehet në pozicionin nistor përsëri, duke mbajtur të shtypur për 3 sekonda butonin e alarmit. Kështu sigurohet një funksionim i shkëlqyer, si edhe cikli i duhur i zëvendësimit. Në rikthim në pozicionin nistor, ngjyra e indikatorit të filtrit bëhet nga e kuqe në të gjelbër (ose do të zhduken fjalët “Replace Filter” (Zëvendësoni filtrin)).
Shënim: Kjo pamje është thjesht një shembull në gjuhën angleze, por ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Për ta zëvendësuar filtrin, duhet të kontrolloni numrat përkatës të serisë që përkojnë me secilin filtër për modelin e frigoriferit që keni. Të gjithë frigoriferët Samsung kanë etiketa të vendosura në dy pika të anës së jashtme të produktit.
- Numri i serisë gjendet lehtë duke hapur derën e majtë sipër, në pjesën e përparme, ose anën e majtë poshtë.
- Emri i modelit dhe numri i serisë së frigoriferit janë të shtypur në etiketë.
Mund të merrni një listë të filtrave ekzistues duke kontaktuar qendrën e shërbimit për klientët ose duke e blerë filtrin në internet me anë të numrit të serisë të frigoriferit.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window