Si t’ia ndryshoni krahun derës së frigoriferit Samsung
Ndonjëherë mund të ndodhë që t’ju duhet ta hiqni derën e frigoriferit apo t’ia ndryshoni krahun, për ta zhvendosur, për ta riparuar apo për arsye të tjera. Ju lutemi, ndiqni udhëzimet e mëposhtme për ndryshimin e krahut të derës. Nëse keni nevojë për më shumë informacion, ju lutemi gjeni një manual përdorimi ose kontaktoni qendrën e kujdesit për klientët.
Ndryshimi i krahut të derës (nëse nevojitet)
Vegla të nevojshme
Nuk furnizohen bashkë me pajisjen |
Pjesë shtesë |
---|---|
Kaçavidë pllakë Kaçavidë kryq Çelës 11mm Çelës ballor 8mm Çelës hekzagonal 5mm |
Kapak i menteshës Kapak i hapësirës së derës |
Hapi 1. Hiqeni spinën e frigoriferit nga priza e energjisë elektrike dhe zbrazeni frigoriferin, përpara se të filloni me procedurën e ndërrimit të krahut të derës.
Hapi 2. Hiqeni kapakun e majtë me kaçavidën e vogël.
Hapi 3. Hiqeni kapakun e menteshës me një kaçavidë të vogël për ta nxjerrë nga foleja kapësen e kapakut, duke treguar kujdes për të mos e dëmtuar kapakun.
Hapi 4. Hiqeni mbulesën e kabllos dhe kapakun e derës.
Hapi 5. Shkëputeni pajisjen.
Shënim: Dera është e rëndë, kini kujdes të mos vriteni gjatë heqjes së derës.
Hapi 6. Shkëputeni konektorin e kabllove.
Hapi 7. Hiqni 2 vidat e menteshës së sipërme.
Shënim: Kini kujdes të mos e dëmtoni kabllon gjatë këtij hapi.
Hapi 8. Hiqeni derën e frigoriferit nga mentesha e mesit.
Hapi 9. Çmontojeni menteshën e mesit duke përdorur një çelës hekzagonal 5mm (2 vida) dhe një kaçavidë me kokë kryq (1 vidë).
Hapi 10. Hiqeni derën e frigoriferit nga mentesha e poshtme.
Hapi 11. Ndërrojini vendin kapakut.
Shënim: Kini kujdes të mos e gërvishtni derën gjatë ndërrimit të vendit të kapakut.
Hapi 12. Vendoseni derën në një vend ku të punoni në mënyrë të sigurt dhe kini kujdes të mos e dëmtoni derën.
Hapi 13. Në pjesën e poshtme të frigoriferit dhe të derës së ngrirësit janë menteshat me vetëmbyllje dhe vidat të cilave u duhet ndërruar vendi.
Shënim: Kini kujdes të mos vriteni gjatë këtij hapi.
Hapi 14. Shtrijeni me kujdes mbi pjesën e pasme frigoriferin për të bërë ndërrimin e menteshës së poshtme dhe të këmbëve.
Hapi 15. Ndërrojini vendin kapakut të vidave.
Shënim: Kini kujdes të mos e dëmtoni frigoriferin.
Hapi 16. Montojeni menteshën e mesit duke përdorur një çelës hekzagonal 5mm dhe një kaçavidë me kokë kryq.
Shënim: Mos ia fshini grason menteshës së mesit.
Hapi 17. Montojeni menteshën e mesit duke përdorur një çelës hekzagonal 5mm.
Shënim: Mund të ketë një zhurmë të lehtë gjatë hapjes ose mbylljes së derës.
Hapi 18. Ndërrojani vendin menteshës së poshtme dhe këmbës.
Hapi 19. Kalojeni kabllon në anën tjetër.
Shënim: Kini kujdes të mos vriteni gjatë këtij hapi.
Hapi 20. Ngrijeni frigoriferin në pozicionin më këmbë.
Hapi 21. Montojeni kapakun e hapësirës së derës.
Hapi 22. Ndryshojani vendin guarnicionit të derës së frigoriferit dhe të ngrirësit.
Hapi 23. Shkëputini guarnicionet e frigoriferit dhe të ngrirësit dhe rivendosini pasi t’i keni rrotulluar 180°.
Hapi 24. Vendosni kapakun e kabllos së derës.
Hapi 25. Vendosni menteshën e sipërme.
Shënim:
- Sigurohuni që guarnicionet e dyerve të jenë vendosur siç duhet. Nëse jo, mund të krijohet zhurmë ose mund të formohet vesë, çka cenon punën e pajisjes.
- Dera është e rëndë, kini kujdes të mos vriteni.
- Ju rekomandojmë që ky proces të bëhet nga dy a më shumë njerëz së bashku.
Hapi 26. Rilidheni konektorin e kabllove.
Hapi 27. Futeni kabllon.
Hapi 28. Montoni kapakun e kontrollit.
Shënim: Mos e futni frigoriferin në prizën e energjisë elektrike menjëherë pasi të keni mbaruar punë me ndërrimin e krahut të derës, por prisni të paktën një orë.
Shënim:
- Rekomandojmë që kjo procedurë të realizohet nga 2 persona.
- Nëse është e mundshme dhe nëse e kërkon ligji, duhet bërë një provë e sigurisë elektrike përpara ndezjes.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window