Çfarë duhet të bëj nëse makina larëse e enëve nuk e kullon mirë ujin?
Kur makina larëse e enëve bllokohet ose nuk e kullon mirë ujin, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Nëse, edhe pas kësaj, makina larëse e enëve nuk e kullon ujin, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit Samsung për një shërbim profesional.
Cilat gjëra bazë duhen kontrolluar
Nëse makina larëse e enëve nuk e kullon ujin, kontrolloni fillimisht filtrin ose vendin e kullimit brenda pajisjes. Gjithashtu, në panel mund të shfaqen kode informuese. Kjo mund të ndodhë për shkak të instalimit të pasaktë të tubit të kullimit. Sigurohuni që filtri dhe vendi i kullimit të mos kenë ushqime apo papastërti.
Sistemi i filtrimit përbëhet nga tri pjesë: filtri kryesor, filtri i trashë dhe filtri i imët. Këta filtra i largojnë me efikasitet copat e ushqimit nga uji, për të mundësuar riqarkullimin e ujit gjatë ciklit. Për këtë arsye, është mirë t’i hiqni copat e mëdha të ushqimit të ngecura në filtër, pas çdo cikli larjeje, duke e shpëlarë me ujë të rrjedhshëm filtrin gjysmërrethor dhe gotën.
- Filtri i trashë (A): Copëzat e mëdha, si qelqi, të cilat mund ta bllokojnë tubin e kullimit, i kap filtri i trashë. Për të hequr një objekt të kapur nga ky filtër, kapni butësisht veshët në pjesën e sipërme të këtij filtri dhe nxirreni filtrin duke e ngritur.
- Filtri kryesor (B): Ushqimet dhe papastërtitë të cilat i kap ky filtër shpërbëhen me anë të një currili të posaçëm të sprucatorit të poshtëm dhe largohen nëpërmjet tubit të kullimit.
- Filtri i imët (C): Ky filtër mban papastërtitë dhe mbetjet ushqimore në kulluesin e papastërtive, në mënyrë që të mos rikthehen te enët gjatë ciklit të larjes.
- Kulluesi i papastërtive (D): Pjesëzat ushqimore mund të ngelin në këtë kullues. Kjo mund të shkaktojë bllokim të ujit. Kontrolloni kulluesin e papastërtive dhe hiqni çdo papastërti brenda tij.
Shënim:
- Mos e vendosni kokëposhtë filtrin e imët.
- Është mirë të përdorni doreza mbrojtëse kur të hiqni filtrat apo të kontrolloni kulluesin e papastërtive.
- Modeli i filtrit mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes që keni.
Si ta pastroni
Hapi 1. Për ta hequr kompletin e filtrave, rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe ngrijeni lart kompletin.
Hapi 2. Pastrojeni filtrin e trashë dhe filtrin e imët me ujë të rrjedhshëm (ose përdorni një furçë të butë për të larguar papastërtitë).
Hapi 3. Rifuteni të gjithë kompletin e filtrave në makinën larëse, duke e pozicionuar në fole, duke e shtyrë poshtë dhe duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës.
Shënim:
- I gjithë kompleti i filtrave është mirë të pastrohet rregullisht.
- Mos e përdorni kurrë makinën larëse të enëve, pa pasur filtra të instaluara.
- Gjatë pastrimit, mos i dëmtoni filtrat.
Nëse paloset, tubi i kullimit nuk e largon siç duhet ujin. Gjithashtu, nëse lavamani është i bllokuar apo nëse ka mbetur ujë në pajisje, uji nuk mund të largohet siç duhet. Kontrolloni me kujdes lidhjen e makinës larëse me lavamanin. Nëse tubi i kullimit është i përkulur ose i palosur, drejtojeni.
Kur në panel shfaqen kodi 5C, 5E, SC, SE, kjo do të thotë se makina larëse e enëve nuk e kullon dot si duhet ujin. (Vetëm modelet me ekran digjital mund ta nxjerrin kodin informues në formë kodi.)
Zgjidhje
- Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të makinës larëse me lavamanin.
- Kontrolloni tubin e kullimit.
- Pastroni tubin e kullimit, filtrin dhe kulluesin e papastërtive.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window