Çfarë duhet të bëj nëse butonat e panelit të kontrollit nuk funksionojnë siç duhet?
Për arsye sigurie, makinat larëse Samsung kanë funksionin e bllokimit për fëmijët, i cili bllokon derën dhe butonat. Udhëzimet e mëposhtme ju ndihmojnë të zgjidhni problemet me panelin dhe butonat e komandimit.
Kontrolloni ekranin e panelit të kontrollit
Në përgjithësi, nuk mund të ndryshohet asnjë opsion gjatë kohës kur makina larëse po punon. Nëse ju nevojitet t’i ndryshoni opsionet, ndalojeni punën e makinës larëse duke shtypur butonin “Power/Pause” dhe vendosini përsëri opsionet.
Nëse mbi buton ka papastërti apo lagështi, butoni nuk do ta ketë të lehtë që po preket. Plus kësaj, nëse është aktivizuar funksioni i bllokimit për fëmijët, nuk funksionon asnjë buton tjetër me përjashtim të butonit të fikje-ndezjes. Gjithashtu, ky funksion do të qëndrojë i aktivizuar edhe pas fikjes dhe ndezjes së pajisjes.
Shënim:
- Modeli i panelit të kontrollit mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes që keni.
- Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze, ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
- Sigurohuni që pajisja të jetë e lidhur me rrjetin elektrik dhe që drita e ekranit të panelit të kontrollit të jetë e ndezur.
- Kontrolloni panelin dhe pastrojeni duke hequr çdo papastërti apo lagështi mbi butona.
Si ta kontrolloni panelin
Hapi 1. Hiqeni nga priza e rrjetit elektrik për disa minuta makinën larëse.
Hapi 2. Futeni përsëri spinën në prizë dhe pastaj shtypni butonin e ndezjes.
Hapi 3. Shtypni çdo buton nga një herë. Nëse butoni reagon, shikoni çfarë kodi informues del në ekran. Përndryshe, përsëritni hapat 1 dhe 2.
Hapi 4. Mbajeni të shtypur butonin “Program” 3 sekonda ose gjersa të ndalojë së pulsuari drita.
- Kur është i aktivizuar funksioni i bllokimit për fëmijët, vijon të mbetet i aktivizuar edhe pas fikjes së pajisjes. Prandaj, duhet të siguroheni që ta çaktivizoni ose ta anuloni funksionin për të filluar larjen. Kur është i aktivizuar funksioni i bllokimit për fëmijët, treguesi i bllokimit për fëmijët pulson me kodin (CL, dC) në panelin e kontrollit.
- Si ta çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët (ndryshon sipas modelit)
- Makinë larëse me mbushje nga përpara
- Për ta çaktivizuar (përkohësisht) bllokimin për fëmijët: Shtypni dhe mbani të shtypur njëkohësisht për 3 sekonda (A) dhe (B).
- Për ta anuluar bllokimin për fëmijët: Shtypni dhe mbani të shtypur njëkohësisht për 3 sekonda (A) dhe (B) për ta çaktivizuar dhe pastaj shtypini dhe mbajini të shtypur përsëri këta butona për 3 sekonda. Dera zhbllokohet dhe treguesi i bllokimit për fëmijët fiket plotësisht.
- Shënim:
- Modeli i panelit të kontrollit mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes që keni.
- Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze, ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
- Makinë larëse me mbushje nga lart
- Për ta anuluar bllokimin për fëmijët: Shtypni dhe mbani të shtypur njëkohësisht për afro 3 sekonda butonin (A) dhe (B).
- Këshilla praktike për butonat e komandimit me funksionin e bllokimit për fëmijët të aktivizuar (vetëm për modelet me mbushje nga lart)
- Mund ta komandoni panelin e kontrollit ndërkohë që dera është e mbyllur. Nëse e hapni derën shfaqet një kod informues (CL, dC) së bashku me një sinjal akustik. Makina larëse do të bëjë zbrazjen e ujit pas 30 sekondave për të parandaluar aksidente të foshnjave apo fëmijëve, si mbytja.
- Bllokimi për fëmijët bëhet aktiv vetëm kur ka përfunduar furnizimi me ujë.
- Nëse dera lihet e hapur për 30 sekonda ndërkohë që në kazan ka ujë, makina larëse do ta zbrazë ujin me kodin CL dhe ky proces nuk mund të ndalohet.
- Për të shtuar detergjent apo tesha të tjera në kazan apo për të ndryshuar programin e larjes, duhet së pari të çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët.
Shënim:
- Nëse e hapni derën ndërkohë që është i aktivizuar bllokimi për fëmijët, makina fillon zbrazjen e detyruar të ujit për të parandaluar aksidente të tilla si mbytja.
- Modeli i panelit të kontrollit mund të ndryshojë sipas modelit.
- Kjo pamje është një shembull i thjeshtë në gjuhën angleze, ekziston edhe në gjuhën e vendit tuaj.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window