Çfarë është regjimi Flex i Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4?
Një nga avantazhet më të mëdha të smartfonëve me palosje të Samsung është se ju japin mundësinë të punoni në regjimin
multi-screen, në mënyrë që të plotësoni të gjitha nevojat tuaja me
një pajisje të vetme. Për të mësuar më shumë rreth kësaj veçorie, lexoni më poshtë.
Nëse aktivizoni regjimin Flex kur telefoni është i palosur dhe në pozicion vertikal, app-i që po përdorni do të shfaqet në krye të ekranit. Një panel me komanda shtesë do të shfaqet në fund të ekranit.
Vini re: Disa app-e vijnë me strukturën e tyre të personalizuar në regjimin Flex. Në këto raste nuk do të shfaqet paneli i regjimit Flex.
Nëse dëshironi të konfiguroni regjimin Flex në pajisjen e palosshme, ndiqni hapat në vijim:
Në ekranin e poshtëm mund të gjeni ikonat e mëposhtme:
- Paneli i poshtëm i njoftimeve.
- Regjistrimi i pamjes së ekranit.
- Kontrolli i ndriçimit.
- Kontrolli i volumit.
- Blloku i prekjes aktiv/joaktiv.
Mund t'i kryeni këto veprime në bllokun e prekjes:
- Veprim me klikim me 1 gisht.
- Të hapni menynë me prekje me 2 gishta (kliko me të djathtën).
- Të lëvizni lart dhe poshtë, majtas dhe djathtas duke rrëshqitur me 2 gishta.
- Të afroni/largoni pamjen duke lëvizur 2 gishta njëkohësisht.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window