Çfarë është veçoria e karikimit të shpejtë për Galaxy Z Flip4 dhe Galaxy Z Fold4
Pajisjet tona më të reja kanë një sërë veçorish dhe një nga risitë më fantastike është karikimi i shpejtë. Samsung tani ofron karikim super të shpejtë, kështu do të përfitoni më pak kohë pritjeje dhe më shumë kohë (dhe bateri) në mënyrë produktive.
Për të aktivizuar karikimin e shpejtë, ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Në ekranin kryesor të telefonit tuaj, shkoni tek: Cilësimet > Kujdesi për baterinë & pajisjen > Bateria > Cilësime të tjera të baterisë > Karikimi i shpejtë.
Ju lutemi, vini re:
- Karikuesi shitet veçmas. Kohët e karikimit ndryshojnë në bazë të cilësimeve, numrit të aplikacioneve në sfond në përdorim, dhe karakteristikat e karikimit/shkarkimit (cikël që fillon me karikim të shpejtë si fillim dhe e ngadalëson karikimin gradualisht me kalimin e kohës).
- Karikimi i shpejtë varet nga përdorimi ose jo i kabllove dhe adaptorëve të përshtatshëm. Samsung rekomandon të përdorni aksesorë origjinalë të miratuar nga Samsung.
Galaxy ZFold4 dhe Galaxy Z Flip4 përdor One UI versioni 4.1.1, prandaj ndërkohë që telefoni juaj po karikohet, mund të shihni ndryshime të vogla në ekran që ndryshojnë nga modelet e mëparshme.
Kur kablli i karikimit lidhet me një pajisje që përdor One UI versioni 4.1:
Paneli i shpejtë në pjesën e sipërme të ekranit do të shfaqë gjithashtu përqindjen e baterisë dhe ekranin e karikimit.
Kur kablli i karikimit lidhet me një pajisje që përdor One UI versioni 4.1:
Nëse doni të kontrolloni treguesin e karikimit me shpejtësi të lartë, mund të kontrolloni statusin tek Kujdesi për pajisjen, duke ndjekur hapat e mëposhtëm: Cilësimet > Kujdesi për baterinë & pajisjen > Bateria.
Në varësi të përdorimit dhe mjedisit, shpejtësia e karikimit pëson luhatje në kohë reale dhe mund të ndryshojë nga shpejtësia aktuale e karikimit. Përveç kësaj, duke qenë se ka ndryshim nëse përdoren kabllo dhe adaptorë të përshtatshëm ose jo, rekomandojmë të përdorni kabllo dhe aksesorë origjinalë Samsung që përputhen me specifikimet tona.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window