Çfarë është veçoria Kujdesi për pajisjen në smartfonët Galaxy?
Me veçorinë Kujdesi për pajisjen, mund të optimizosh performancën e smartfonit tënd dhe të kontrollosh statusin e disa zonave, si p.sh. bateria, magazina dhe shumë më tepër. Me një prekje të vetme, do të kuptosh se si po performon smartfoni yt dhe nëse je duke e përdorur atë siç duhet.
Si të aksesosh Kujdesin për pajisjen
- Bateria: Një kohë e përllogaritur e funksionimit të smartfonit tënd derisa bateria të shkarkohet. Gjithashtu, mund të kontrollosh disa veçori, si p.sh. “Kursimi i energjisë”, “Caqet e përdorimit në sfond”, “Bashkëndarja e energjisë pa tel” ose “Cilësimet e modalitetit të baterisë”.
- Magazina: Hapësira e përdorur dhe hapësira e disponueshme në smartfonin tënd.
- Memoria: Sa memorie ka mbetur në smartfonin tënd. Mund të përdorësh “Pastro tani” për të ndaluar app-et në sfond. Gjithashtu mund të kontrollosh “App-et e përjashtuara”.
- Mbrojtja e pajisjes: Aktivizo këtë veçori për të skanuar telefonin dhe për të kërkuar viruse dhe softuere spiunuese. Gjithashtu mund të gjesh më shumë opsione për të skanuar pajisjet e tua.
Kujdes shtesë
Gjithashtu mund të përdorësh Kujdesin për pajisjen për të kontrolluar përditësimet e fundit të softuerit për smartfonin tënd.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window