Çfarë të bëj nëse Galaxy Buds+ nuk lidhen siç duhet?

Nëse hasni në probleme gjatë lidhjes së kufjeve Galaxy Buds+, ju lutemi, kontrolloni të gjitha zgjidhjet e përshkruara më poshtë, për ta zgjidhur problemin. Nëse problemi nuk zgjidhet, mund të vizitoni njërën prej Qendrave të Shërbimit Samsung, së bashku me pajisjen, për asistencë të mëtejshme. 

Kontrolloni nëse është ngarkuar plotësisht bateria e kufjeve 

  • Ju rekomandojmë ta ngarkoni plotësisht baterinë përpara se t’i përdorni për herë të parë kufjet apo nëse keni kohë të gjatë pa i përdorur. Kur e ngarkoni për herë të parë baterinë apo kur bateria ka rënë plotësisht, nevojiten të paktën 30 minuta për të rifilluar funksionimin. 
  • Për ta ngarkuar baterinë e kufjeve, futini në foletë përkatëse dhe pastaj lidhni ushqyesin. 
  • Kaseta karikuese, e cila ka një bateri të inkorporuar, ngarkohet së bashku me baterinë e kufjeve që ndodhen në kasetë. Kaseta karikuese mund të mos mbyllet siç duhet nëse pjesën anësore apo pjesën veshore të kufjeve i vendosni në drejtimin e gabuar. 
Galaxu Buds+ jane vendosur ne kasen e karikimit

Shënim: Mos e ngarkoni baterinë e kufjeve duke përdorur si burim energjie kompjuterin e tryezës apo kompjuterin portativ. Në këtë rast, bateria ngarkohet më ngadalë. 

Nuk i kërkoni dot kufjet në pajisjen celulare: 

  • Mbylleni kasetën karikuese përsëri dhe hapeni për të hyrë në modalitetin e çiftimit Bluetooth. 
  • Sigurohuni që kufjet dhe pajisja tjetër Bluetooth të jenë brenda rrezes së lidhjes me Bluetooth (10m). Distanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet.

Kufjet nuk lidhen dot me Bluetooth:
 

  • Galaxy Buds+ dalin nga modaliteti i çiftimit me Bluetooth pas 3 minutash. Rifutini në kasetën e tyre kufjet Galaxy Buds+ dhe hapeni përsëri kasetën në mënyrë që të hyjnë në modalitetin e çiftimit.
Imazhi I Galaxy Buds+ jane lidhur me bluetoothin e telefonit
  • Mund të hyni edhe manualisht në modalitetin e çiftimit me Bluetooth duke prekur dhe pastaj duke mbajtur të prekur butonin me prekje të kufjeve Galaxy Buds+. 
  • Sigurohuni që pajisja celulare të jetë brenda rrezes 10m me Galaxy Buds+ kur të tentoni çiftimin e pajisjeve. Distanca mund të ndryshojë në varësi të mjedisit në të cilin përdoren pajisjet. 
  • Kontrolloni se mos ka pengesa të tilla si mure apo pajisje elektrike midis pajisjeve të çiftuara.
  • I bëni rindezje pajisjes celulare dhe rihapni aplikacionin Galaxy Wearable.
  • Nëse me pajisjen celulare është lidhur vetëm njëra kufje, fikini dhe ndizini përsëri kufjet për t’i lidhur të dyja. 

 

Ju rekomandojmë që softuerët që keni të instaluar në telefon, tablet, TV apo kompjuter t’i mbani të përditësuar. Përpara kryerjes së përditësimit për kufjet, së pari përditësoni softuerin e pajisjes celulare. 

Përditësimi i telefonit apo tabletit Galaxy: 

1 Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i softuerit.
2 Prekni Shkarko dhe instalo.
3 Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Pasi ta keni përditësuar pajisjen celulare me versionin më të fundit, kontrolloni nëse është i versionit më të fundit aplikacioni apo softueri që përdorni për Galaxy Buds+. Për ta përditësuar softuerin e kufjeve, duhet që pajisja celulare të jetë e lidhur me internetin me Wi-Fi ose me rrjetin celular. 

Përditësimi i aplikacionit Galaxy Wearable:

1 Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen celulare.
2 Kërkoni dhe prekni Mbi Galaxy wearable > prekni Përditëso.

Përditësimi i softuerit të kufjeve 

Përditësojeni softuerin e kufjeve nëpërmjet shërbimit “firmueri me anë të valëve” (FOTA).

Hapni aplikacionin Galaxy Wearable në pajisjen celulare dhe prekni Përditësimi i softuerit të kufjeve.
 

Shkarkimi dhe instalimi: Kontrolloni nëse ka dhe instalojini përditësimet manualisht.

Vetëshkarkim nëpërmjet Wi-Fi: Konfigurojini kufjet për t’i shkarkuar automatikisht përditësimet kur janë të lidhura me një rrjet Wi-Fi.

Përditësuar për herë të fundit: Shihni informacionin se kur është bërë për herë të fundit përditësimi i softuerit. 

Nëse përsëri keni probleme me lidhjen, edhe pasi keni provuar metodat e lartpërmendura, ju lutemi, u bëni reset kufjeve Galaxy Buds+.

1 Për t’u bërë reset dhe rindezje kufjeve, futeni secilën kufje në folenë përkatëse të kasetës karikuese.
2 Hiqini nga kaseta pas rreth 7 a më shumë sekondash.

Shënim: Nëse kaseta karikuese ka nivel të ulët të baterisë, lidheni më parë kasetën karikuese dhe ushqyesin. 

Shënim: Imazhet e pajisjeve dhe të menyve mund të ndryshojnë në varësi të modelit dhe të versionit të softuerit të pajisjes. 

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window