Çfarë të bëni nëse ekrani i telefonit tuaj Galaxy nuk rrotullohet
Kur shikoni video ose bëni prezantime me telefonin tuaj Galaxy, ju mund të ndryshoni modalitetin e ekranit nga Landscape mode në Portrait mode ose anasjelltas. Ju mund ta kyçni ekranin në Portrait mode ose Landscape mode ose ta caktoni ekranin që të rrotullohet automatikisht. Nëse ekrani juaj nuk rrotullohet, kontrolloni cilësimet e Rrotullimit automatik duke ndjekur udhëzuesin më poshtë.
Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, sigurohuni që të kontrolloni se software i pajisjes dhe aplikacionet që lidhen me të, të jenë të përditësuara me versionin më të fundit. Për të përditësuar software e pajisjes celulare, ndiqni këto hapa:
Hapi 1. Shkoni te Cilësimet > Përditësimi i software.
Hapi 2. Shtypni Shkarko dhe instalo.
Hapi 3. Ndiqni udhëzimet në ekran.
Sigurohuni që Rrotullimi automatik të jetë i aktivizuar
Rrotullimi automatik është i aktivizuar si parazgjedhje kur merrni për herë të parë telefonin tuaj, por ai mund të çaktivizohet në çdo kohë dhe të kyçet në Portrait mode ose Landscape mode. Kyçja e ekranit në Portrait mode ose Landscape mode është e njëjtë me çaktivizimin e Rrotullimit automatik. Kur Rrotullimi automatik është i çaktivizuar, ekrani do të kyçet në Portrait mode ose Landscape mode, pavarësisht mënyrës se si ju e mbani telefonin. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të caktuar rrotullimin e ekranit.
Hapi 1. Rrëshqitni poshtë nga kreu i ekranit për të hapur Panelin e shpejtë.
Hapi 2. Nëse Rrotullimi automatik është aktualisht i aktivizuar, në ekran shfaqen një ikonë blu e Rrotullimit automatik. Në të kundërt, nëse veçoria e Rrotullimit automatik është aktualisht e çaktivizuar, në ekran shfaqen një ikonë gri e Portrait mode ose Landscape mode.
Hapi 3. Nëse ekrani është i kyçur në Portrait mode ose Landscape mode dhe dëshironi ta ndryshoni atë, shtypni ikonën (Portrait ose Landscape) për të aktivizuar Rrotullimin automatik. Nëse Rrotullimi automatik është tashmë i aktivizuar, nuk është e nevojshme që ju të zgjidhni ndonjë gjë.
Pasi Rrotullimi automatik të jetë aktivizuar, mbyllni Panelin e shpejtë. Më pas, mbajeni pajisjen në pozicionin e dëshiruar, vertikalisht ose horizontalisht.
Shënim:
- Në varësi të cilësimeve tuaja aktuale, ju mund të shikoni ikonën e modalitetit Portrait, Landscape ose të Rrotullimit automatik në Panelin e shpejtë. Ikonat e Portrait dhe Landscape janë në ngjyrë gri kur janë aktive, ndërsa ikona e Rrotullimit automatik bëhet blu kur aktivizohet.
- Portrait mode është kur telefoni qëndron vertikalisht dhe Landscape mode kur telefoni qëndron horizontalisht.
- Nëse aplikacioni që jeni duke përdorur nuk mbështet një orientim, ai nuk do të ndryshojë kur të lëvizni telefonin. Jo të gjithë aplikacionet funksionojnë në Portrait mode dhe Landscape mode.
Nëse ekrani është i kyçur në Portrait ose Landscape mode, ikona e orientimit të ekranit do të etiketohet përkatësisht. Ikona e Rrotullimit automatik do të shfaqet vetëm nëse aktivizohet veçoria e Rrotullimit automatik. Nëse shikoni një ikonë që thotë Portrait ose Landscape, ju mund ta shtypni atë për të aktivizuar Rrotullimin automatik. Përndryshe, mos e shtypni atë nëse dëshironi ta mbani orientimin e ekranit të telefonit të kyçur.
① Landscape mode ② Portrait mode
Nëse nuk mund ta gjeni ikonën e orientimit të ekranit, ka mundësi që ta keni hequr atë aksidentalisht nga Paneli i shpejtë. Për të shkuar ikonën e orientimit të ekranit në Panelin e shpejtë ndiqni hapat më poshtë.
Edhe nëse Rrotullimi automatik është i aktivizuar, ju mund ta kyçni përkohësisht ekranin që të mos rrotullohet. Kjo ju vjen në ndihmë, nëse dëshironi të rrotulloni telefonin pa ndryshuar orientimin e ekranit kur shikoni një PDF ose një dokument.
Për të kyçur ekranin që të mos rrotullohet, mbajeni gishtin në ekran teksa rrotulloni telefonin. Për sa kohë ju e mbani gishtin pa lëvizur, ekrani qëndron i njëjtë pa ndryshuar orientimin e ekranit. Kur ngrini gishtin, ekrani do të rrotullohet për t'u përputhur me orientimin e pajisjes suaj.
Nëse ekrani nuk rrotullohet edhe pasi Rrotullimi automatik është aktivizuar, fikeni telefonin dhe ndizeni atë sërish. Rinisja e telefonit mund ta zgjidhë lehtësisht problemin. Ndiqni hapat më poshtë për ta rinisur dhe provoni sërish.
Hapi 1. Rrëshqitni poshtë nga kreu i ekranit për të hapur Panelin e shpejtë.
Hapi 2. Shtypni ikonën Fik/Ndiz dhe më pas shtypni Rinis.
Nëse Rrotullimi automatik nuk funksionon ende edhe pas ndezjes, provoni përsëri në modalitetin e Sigurisë. Nëse nuk ka asnjë problem në modalitetin e Sigurisë, problemi mund të jetë shkaktuar nga një aplikacion i instaluar i një pale të tretë në telefonin tuaj. Për të gjetur se cili aplikacion po e shkakton këtë problem, ju mund të provoni të çinstaloni aplikacionet duke nisur nga instalimi i fundit. Ndiqni hapat më poshtë për të hyrë në modalitetin e Sigurisë.
Hapi 1. Hapni Cilësimet e shpejta. Shtypni ikonën Fik/Ndiz në krye të ekranit.
Hapi 2. Shtypni dhe mbani shtypur Fik deri sa të shfaqet ikona e modalitetit të Sigurisë.
Hapi 3. Shtypni modalitetin e Sigurisë. Nëse keni hyrë me sukses në modalitetin e Sigurisë, ju do ta shikoni këtë modalitet të shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit.
Shënim: Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe versionit të software.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window