Galaxy AI në Galaxy Buds3 Pro dhe Buds3
Galaxy Buds3 Pro dhe Galaxy Buds3 janë kufjet e para nga Samsung që përfshijnë teknologjinë Galaxy AI. Galaxy AI analizon zakonet tuaja të dëgjimit dhe mënyrën se si i mbani kufjet, për ta çuar përvojën e dëgjimit të muzikës në tjetër nivel.
Dizajni krejtësisht i ri dhe revolucionar është projektuar për tingull suprem dhe optimal. Dritat e theksuara të shufrës në Buds3 Pro japin kënaqësi estetikisht dhe në funksionalitet, në një kuti elegante me kapak transparent dhe formë të harkuar delikate.
Si të çiftoni Galaxy Buds3 Pro dhe Galaxy Buds3 me smartfonin tuaj
Buds3 Pro dhe Buds3 do të hyjnë automatikisht në modalitet çiftimi kur të hapni kutinë. Nëse kjo nuk ndodh, shtypni butonin e çiftimit që gjendet poshtë kutisë, për 3 sekonda pas hapjes, për të aktivizuar modalitetin e çiftimit.
Prekni Lidhu në dritaren kërcyese për të çiftuar kufjet dhe ndiqni të gjitha udhëzimet në ekran për të kryer lidhjen.
Kufjet mund t'i lidhni gjithashtu përmes aplikacionit Galaxy Wearable ose manualisht përmes cilësimeve të Bluetooth.
Si ta aktivizoni Galaxy AI për Galaxy Buds3 Pro ose Buds3
Veçoritë e Galaxy AI aktivizohen automatikisht pasi t'i çiftoni me pajisjen tuaj Samsung.
Vini re: Veçoritë e Galaxy AI mund të jenë të disponueshme vetëm në disa pajisje Samsung.
Si e përmirëson Galaxy AI cilësinë e tingullit të Galaxy Buds3 Pro ose Buds3?
Galaxy AI është gati për t'ju ndihmuar që të zbuloni detajet e këngëve tuaja të preferuara me EQ dhe ANC (kontrollin aktiv të zhurmës) të përshtatshme. Ai do të optimizojë tingullin, në varësi të formës së veshëve tuaj dhe mënyrës se si i mbani kufjet.
Buds3 Pro shkon edhe më tej, rregullimi automatik i zhurmës do t'i përshtatë cilësimet e tingullit, bazuar në ambientin që ju rrethon. Për shembull, nëse jeni duke ecur jashtë dhe ka një sirenë, ai do të ndryshojë në një cilësim më pranë ambientit, ndërsa kur ka zhurmë nga ndërtimet, do ta rregullojë tingullin në eliminimin aktiv të zhurmës.
Përkthyesi në kohë reale
Çlirohuni nga pengesat gjuhësore brenda pak sekondash me Galaxy AI. Shihni përkthimin në smartfonin Samsung Galaxy dhe në të njëjtën kohë dëgjoni bisedën e përkthyer në kohë reale përmes Galaxy Buds3 Pro dhe Buds3.
Pickoni dhe mbani kufjet për të aktivizuar modalitetin e dëgjimit. Kufjet tuaja Galaxy Buds3 ose Buds3 Pro do të vazhdojnë të përkthejnë ndërkohë që folësi flet.
Vendoseni mikrofonin e telefonit drejt folësit për të hyrë në modalitet bisede, shtypni shkurt Galaxy Buds3 ose Buds3 Pro dhe dëgjojeni bisedën e përkthyer në kohë reale.
Faleminderit për komentin tuaj
Përgjigjju të gjitha pyetjeve.
Code to Open Chat Window