Hidhuni një sy funksioneve të reja të kamerës së Galaxy S20 | S20+ | S20 Ultra

Kamerat e serisë Galaxy S20 janë të pajisura me një sistem tërësisht të ri kamerash, të thjeshtë në përdorim, që përfshin elemente të reja për të përmirësuar më tej teknologjinë e videove dhe të selfit. 

Me një shkrepje të vetme, mund të kapni në foto çdo moment dhe mund ta përdorni kapacitetin e avancuar të zmadhimit për të nxjerrë në foto një objekt që ndodhet dhjetëra metra larg. Teknologjia e re e kamerave ofron edhe fotografim të përmirësuar në ndriçim të ulët, për të bërë foto në natyrë edhe në mbrëmje. 

Krahasoni specifikimet e kamerave

E gjithë seria Galaxy S20 ka një kamera të vetme në pjesën e përparme, duke plotësuar modelin e një smartfoni pa bordurë, por pa hequr dorë nga performanca dhe funksionaliteti. S20 Ultra është i pajisur me objektiv prej 40MP për t’i dhënë një pamje “Ultra”. 

Dallimet sa i takon kamerës, në telefonat e serisë Galaxy S20 qëndrojnë në pjesën e pasme. S20 ka kamera të pasme të trefishtë, ndërsa S20+ dhe S20 Ultra kanë kamera të katërfishta. Krahas kësaj, kamerat DepthVision matin distancën midis kamerës dhe objektit për të ndihmuar në pastrimin e imazhit të portreteve dhe AR-së (Realitet i Përforcuar).

Pamje ku krahasohen pajisjet Galaxy S20
S20 Camera Specification

Galaxy S20

Galaxy S20+

Galaxy S20 Ultra

Kamera e përparme

10MP Selfie

10MP Selfie

40MP Selfie

Kamera ultra e gjerë

12MP Ultra e gjerë

12MP Ultra e gjerë

12MP Ultra e gjerë

Kamera me kënd të gjerë

12MP Me kënd të gjerë 

12MP Me kënd të gjerë

108MP Me kënd të gjerë

Kamera telefoto 

64MP Telefoto

64MP Telefoto

48MP Telefoto

Camera ToF

-

*DepthVision

*DepthVision

Shënim: *Kamera DepthVision është një kamera Time of Flight (ToF) e cila mund të vlerësojë thellësinë dhe distancën, duke e ngritur kështu fotografinë në nivele të reja. 

100X afrim hapësinor (vetëm në modelin S20 Ultra)

Ekrani i madh me të cilin janë pajisur telefonat e serisë Galaxy S20 ka të njëjtin rezolucion me Quad HD+ 3200 x 1440, megjithëse madhësia mund të ndryshojë sipas modelit. Shpejtësia e ndërrimit të imazhit prej 120 Hz në serinë Galaxy S20 funksionon në modalitetin Full HD+ 2400 x 1080, ndërsa rezolucioni Quad HD + 3200 x 1440 funksionon me 60 Hz.

Galaxy S20 dhe Galaxy S20+ mbështetin zmadhim optik hibrid deri në 3x dhe zmadhim digjital me super-rezolucion deri në 30x, ndërsa Galaxy S20 Ultra ofron zmadhim optik hibrid 10x dhe zmadhim digjital me super-rezolucion 100x. Megjithëse është e vërtetë se në jetën e përditshme nuk përdoret zmadhimi digjital për shkak të problemit të përkeqësimit të imazhit, është e dukshme se zmadhimi digjital me super-rezolucion 100x dallon qartë nga produkte të tjera. 

pamje e animuar e një qeni duke përdorur zmadhimin hapësinor

Modalitet nate më i ndriçuar, më i pastër

Seria e re Galaxy S20 të jep gjithashtu mundësinë të bësh foto të ndriçuara me ngjyra të gjalla, edhe në kushtet e një ndriçimi të dobët. Rritja e madhësisë së sensorit të kamerës mundëson tani foto me më shumë dritë natën. 
Modaliteti Natë dhe HDR (diapazoni i lartë dinamik) ju jep madje mundësi të sasinë e duhur të dritës. Fotot e bëra me modalitetin Natë dalin më të pastra dhe më të ndriçuara. 

pamje e animuar e një qiriu me Modalitetin Natë

Si ta ndryshoj filtrin e kamerës

Seria Galaxy S20 mund të ekstraktojë filtra të ndryshëm ngjyrash nga imazhet dhe t’i përdorë për foton që keni bërë, madje mund edhe të ngjyrosë nga e para foton me të. Kjo ju jep mundësinë të krijoni foto të veçanta. 

Kur dëshironi të nxirrni një foto me efektin që do të donit, mjafton ta ruani foton në aplikacionin Galeria dhe inteligjenca artificiale e serisë Galaxy S20 do të ekstraktojë filtrin e ngjyrës në bazë të databazës së filtrave. 

Hapi 1. Hapni aplikacionin Kamera dhe prekni ikonën Filtrat që ndodhet djathtas lart në ekran. Pasi ta prekni, do të shfaqen në ekran Filtrat. 
Hapi 2. Prekni butonin (+) për të krijuar një filtër të ri dhe atëherë do të hapet aplikacioni Galeria.

pamje e një telefoni Galaxy S20 duke përdorur funksionin e filtrave

Hapi 3. Prekni Fotot ose Albumet për të gjetur fotografinë që përmban filtrin që dëshironi. 
Hapi 4. Pasi ta prekni fotografinë, ajo shfaqet si foto në miniaturë. Prekni emrin e filtrit për ta riemërtuar dhe prekni Ruaje për ta shtuar.

pamje e një telefoni Galaxy S20 duke përdorur Filtrat e mi

Shënim:  

  • Për ta hequr filtrin, mbani të prekur filtrin e krijuar dhe pastaj prekni Fshi.
  • Filtrat mund t’i organizoni edhe duke i mbajtur të prekur për t’i lëvizur dhe vendosur sipas një renditjeje të ndryshme.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window