Si mund ta përdor funksionin e shuarjes aktive të zhurmave me kufjet Galaxy Buds Live?

Kufjet Galaxy Buds Live janë ideale për jetën e përditshme sepse i zvogëlojnë bezdisjet e panevojshme, duke lejuar të dëgjohen gjërat e rëndësishme si zërat dhe lajmërimet. Shuarja aktive e zhurmave (në anglisht ANC nga Active Noice Cancellation), ju jep mundësi të ndiqni gjërat më të rëndësishme pa u shkëputur nga bota përreth. 

Krahasim i specifikimeve të kamerave

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme për zgjidhjet, kujdesuni të kontrolloni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Ju lutemi, kontrolloni si ta përditësoni softuerin e pajisjes celulare sipas rendit të mëposhtëm. 

Hapi 1.
 Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësimi i softuerit).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo)

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran. 

Provoni funksionin e shuarjes aktive të zhurmave

Nëse dëshironi të dëgjoni muzikë apo nëse dëshironi të qëndroni larg një mjedisi të zhurmshëm, përdorni në kufjet Galaxy Buds Live funksionin e shuarjes aktive të zhurmave. Mund të bllokoni tingujt e zhurmshëm të jashtëm përreth jush dhe mund të përqendroheni pa pasur nevojë ta ngrini volumin. 

Përdoreni shuarjen aktive të zhurmave kur dëshironi të mos jua tërheqë diçka tjetër vëmendjen, si, për shembull, kur jeni duke dëgjuar muzikë. Në brendësi të kufjeve Galaxy Buds Live ka altoparlantë të sintonizuar AKG të cilët janë të përshtatshëm për gjithçka. Ndërkohë që kanali i ajrimit lejon futjen e ajrit, në mënyrë që të ndiheni dridhjen e çdo goditjeje të ritmit. Me shuarjen aktive të zhurmave për kufjet e hapura, ka më pak zhurmë. Tani, mund të përqendroheni më mirë te ajo që dëgjoni. Shuarja aktive e zhurmave filtron tingujt e ulët, por lejon tingujt e lartë siç janë zërat e njerëzve. 

Shënim: Nëse mbulohen plotësisht mikrofoni dhe vendi ku është vendosur mikrofoni (mikrofoni i jashtëm, kur i keni vendosur në vesh kufjet), atëherë mund të ndodhë lidhje e kundërt gjatë aktivizimit të shuarjes aktive të zhurmave.  

Komanda të thjeshta me prekje të gjatë

Siç është përmendur më lart, mund t’i zvogëloni bezdisjet e panevojshme, duke lejuar gjërat e rëndësishme, nëpërmjet komandave me një prekje. Mjafton ta mbani prekur për një sekondë. Atëherë do të aktivizohet shuarja aktive e zhurmave, e cila do të bllokojë zhurmat e jashtme që ju rrethojnë. Nëse dëshironi ta çaktivizoni këtë funksion, provoni t’i mbani prekur një hop përsëri kufjet Galaxy Buds Live. 

Ruaji cilësimet e vendndodhjes dhe njoftimit

Shënim: Për ta aktivizuar këtë karakteristikë me kufjet, bëni kujdes që funksioni i paracaktuar me prekje të gjatë të jetë lidhur me shuarjen aktive të zhurmave dhe pastaj prekni dhe mbajini prekur kufjet. 

Hapi 1. Hapeni aplikacionin “Galaxy Wearable” në pajisjen celulare.

Hapi 2. Prekni modalitetin “Active noise canceling” (shuarja aktive e zhurmave) për ta aktivizuar. 

Shënim:

  • Nëse nuk shfaqet një dritare e veçantë, përditësojeni aplikacionin “SmartThings” në versionin më të fundit.
  • Dritarja e veçantë e lidhjes shfaqet vetëm në pajisje celulare Samsung të cilat kanë sistem Android 7.1.1 ose të një versioni të mëpasshëm me aplikacionin “SmartThings” të instaluar.
  • Nëse kufjet nuk lidhen me një pajisje celulare, nuk shfaqet dritarja e veçantë e lidhjes apo nëse pajisja celulare nuk arrin t’i gjejë kufjet, mbajini prekur ekranet e prekjes të të dyja kufjeve pasi t’i keni vënë në vesh për të hyrë manualisht në modalitetin e çiftimit me Bluetooth.
  • Kur t’i lidhni kufjet me një pajisje celulare e cila është identifikuar me një llogari Samsung, informacioni i çiftimit të kufjeve do të sinkronizohet me pajisjet e tjera celulare të cilat përdorin të njëjtën llogari Samsung dhe atëherë nuk do t’ju duhet t’i çiftoni nga e para. 

Paracaktoni funksionin me prekje të gjatë për shuarjen aktive të zhurmave

Mund të përzgjidhni funksionin me prekje të gjatë të secilës kufje për të aktivizuar më shpejt dhe më lehtë funksionet. Për ta paracaktuar funksionin.


Hapi 1.
 Hapni aplikacionin “Galaxy Wearable” dhe prekni “Touch controls” (komandat me prekje).

Hapi 2. Prekni “Left or Right” (e majtë ose e djathtë) në “Touch and hold” (Prekje e gjatë) dhe përzgjidhni “Active noise canceling” (shuarja aktive e zhurmave).

Në kufjet Galaxy Buds Live të projektuara si lloj i hapur, kur aktivizohet shuarja aktive e zhurmave, mund t’ju duket se disa tinguj janë më të fortë kur kufjet nuk përputhen mirë me veshët apo në varësi të mjedisit ku ndodheni. Një përputhje e saktë ju ofron tingullin më të mirë dhe shuarjen aktive të zhurmave.  

Zgjidhja 1. Kontrolloni përputhjen dhe drejtimin e duhur

  • Kontrolloni drejtimin e secilës kufje dhe mbajini në atë mënyrë që gjysma e poshtme (altoparlanti) të jetë në pjesën e poshtme të veshit.
  • Duhet t’i vendosni gjysmat e poshtme dhe të sipërme në pjesët përkatëse të veshit dhe pastaj lëvizini nga pak kufjet në mënyrë që të rrinë mirë.
  • Bëni kujdes që ta vendosni kufjen e majtë dhe të djathtë në veshin e duhur, me altoparlantin që sheh nga brenda.
Ruaji cilësimet e vendndodhjes dhe njoftimit
Ruaji cilësimet e vendndodhjes dhe njoftimit

ⓐ Altoparlanti

 

Zgjidhja 2. Mbajini kufjet e pastra pas përdorimit

Nëse brenda altoparlantit dhe kanalit të ajrimit depozitohet dyllë veshi apo mbeturina të tjera, tingujt e dy kufjeve mund të dëgjohen jo njësoj ose mund të bjerë cilësia e dëgjimit. Pastrojeni dyllin apo mbeturinat e depozituara, me një furçë a tampon të pastër, të thatë e të butë apo me ndonjë instrument tjetër të ngjashëm.
 

  • Përdorni një leckë të butë e të thatë për t’i fshirë kufjet pas përdorimit.
  • Mbajini kufjet të thata. Mos lejoni që materiale të lëngshme të prekin apo të hyjnë brenda kufjeve.
  • Pastrojini kufjet rregullisht në mënyrë që brenda altoparlantit apo kanalit të ajrimit të mos depozitohet dyllë veshi apo papastërti të tjera.
Ruaji cilësimet e vendndodhjes dhe njoftimit

① Altoparlanti ② Kanali i ajrimit

Zgjidhja 3. Përditësoni softuerin në versionin më të fundit

Sigurohuni që aplikacioni Galaxy Wearable i instaluar në pajisjen celulare, softueri i pajisjes celulare dhe softueri i kufjeve Galaxy Buds Live janë të gjithë në versionin më të fundit. Për të pasur përvojën më të mirë, rekomandohet ta përditësoni çdo softuer në versionin më të fundit, përfshirë edhe aplikacionin Galaxy Wearable.
 

Përditësimi i softuerit të kufjeve
 

Përditësojeni softuerin e kufjeve nëpërmjet shërbimit FOTA (firmuer me radiovalë).

Hapeni aplikacionin “Galaxy Wearable” në pajisjen celulare dhe prekni “Përditëso softuerin e kufjeve Earbuds”.

• Shkarkojeni dhe instalojeni: Kërkoni dhe instaloni përditësimet manualisht.

• Përditësuar për herë të fundit: Shihni informacionin për përditësimin e fundit të softuerit. 


Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare,

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësimi i softuerit).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo)

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Shënim: Nëse vazhdon e njëjta shenjë pavarësisht nga këshillat e mësipërme, ju lutemi kontaktoni me Qendrën e Thirrjeve të Klientëve Samsung me pajisjen dhe kryeni veprimet e duhura.

Nëse hasni në sjellje të pazakontë të celularëve, tabletave apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni një pyetje në aplikacionin Samsung Members.


Kjo na jep mundësi të shohim nga afër se çfarë po ndodh. Të dhënat anonimizohen dhe mbahen nga ne vetëm gjatë kohëzgjatjes së këqyrjes së problemit. 

Shënim: Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window