Si ta pastroni pajisjen Galaxy

Nga përdorimi i përditshëm, pajisjen mund ta bëni me gjurmë gishtash ose me njolla në ekran. Nëse në pajisje mbetet ndonjë papastërti, ju rekomandojmë ta fshini menjëherë. Ndiqni udhëzuesin e mëposhtëm për të mësuar si ta pastroni siç duhet pajisjen Galaxy dhe si ta përdorni në mënyrë higjienike.

Përpara se t’i pastroni pajisjet Galaxy

Hapi 1. Përpara se ta pastroni, sigurohuni ta keni fikur pajisjen dhe ta shkëputni nga çdo kabllo.

Hapi 2. Hiqni mbështjellësen ose ngjitëset që ia keni vendosur pajisjes.

Si ta pastroni siç duhet pajisjen

Ndiqni hapat e mëposhtëm për të pastruar sipërfaqet prej qelqi, qeramike dhe metali të pajisjes.

Hapi 1. Bëni gati një cohë mikrofibre pa kokrriza. Për pastrimin e pajisjes mund të përdorni edhe një cohë të posaçme pastrimi për lente/thjerra.

Pastrojini sipërfaqet e pajisjes me cohë mikrofibre

Hapi 2. Me leckën, fshini me forcë të moderuar pjesën e përparme dhe të pasme të pajisjes.

• Mund ta pastroni pajisjen me një leckë të njomur me ujë të distiluar. Bëni kujdes mos ta njomni shumë pajisjen.
• Për ta pastruar pajisjen mund të përdorni një cohë të njomur me dezinfektues me bazë alkooli, fjala bie si isopropanoli 70% apo etanoli.
• Mos e futni pajisjen në ujë të distiluar apo në solucion pastrimi.
• Bëni kujdes të mos futni lagështi apo dezinfektues në pjesët e hapura, siç është priza e kufjeve apo foleja e karikimit.

 

Shënim:

• Mos përdorni ajër të kompresuar për pastrimin, sepse mund t’jua dëmtojë sipërfaqen e pajisjes.
• Kurrë mos përdorni zbardhues për ta pastruar pajisjen.
• Ky udhëzues është një metodë pastrimi enkas për pajisjen Galaxy, tabletat Galaxy dhe orët Galaxy (me përjashtim të rripit të orës). Ju lutemi, vini re se metoda e pastrimit mund të ndryshojë për produktet që nuk përmenden këtu, siç janë kufjet pa kabllo Galaxy Buds ose për tastierat.
• Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window