Mënyra e përdorimit të modalitetit me një dorë dhe One Hand Operation +

Përdorimi i modalitetit me një dorë dhe One Hand Operation + në një pajisje Galaxy

Kontrolloni me lehtësi pajisjen me vetëm një dorë përmes modalitetit me një dorë dhe One Hand Operation +. Modaliteti me një dorë mund të aksesohet përmes veçorive të avancuara në smartfonin tuaj, duke ju lejuar që të zvogëloni madhësinë e ekranit. Me aplikacionin One Hand Operation + mund të aksesoni aplikacionet e preferuara, të ndizni elektrikun, të kapni një pamje çasti e të tjera, vetëm me një rrëshqitje të thjeshtë të gishtit. 

Vini re: One Hand Operation + disponohet në smartfonë dhe tabletë, por modaliteti me një dorë është i aksesueshëm vetëm në smartfonë.

Smartfoni juaj Galaxy vjen gjithashtu me modalitetin me një dorë të integruar, për kontroll më të lehtë të pajisjes.

1 Hapni Cilësimet.
Ikona Cilësimet
2 Prekni Veçoritë e avancuara.
Veçoritë e avancuara te cilësimet
3 Prekni Modaliteti me një dorë.
Prekni modalitetin me një dorë te veçoritë e avancuara
4 Aktivizojeni dhe zgjidhni veprimin e preferuar për të nisur modalitetin me një dorë.
Aktivizoni modalitetin me një dorë
5 Mund ta aktivizoni modalitetin me një dorë duke rrëshqitur për poshtë drejt qendrës së skajit të poshtëm të ekranit (ku gjendet butoni Home) ose duke prekur dy herë butonin Home.

Nëse dëshironi që të ndryshoni anët e dritares së minimizuar, prekni shigjetën e bardhë anash. Prekni shiritin e bardhë horizontal mbi dritare për ta lëvizur lart dhe poshtë. Rregulloni madhësinë e dritares duke e mbajtur e më pas duke e zvarritur këndin e poshtëm të dritares deri në madhësinë që preferoni. Dilni nga modaliteti me një dorë duke prekur hapësirën bosh jashtë dritares.

Prekni shigjetën e bardhë për të ndërruar anën e dritares së minimizuar
2 Rrëshqitni për poshtë me dy gishta për të hyrë te Paneli i shpejtë dhe më pas prekni ikonën e lapsit.
Prekni ikonën e lapsit në panelin e shpejtë
3 Prekni Edito nën Plot.
Prekni butonin Edito nën Plot
4 Mbani butonin One Hand Operation + dhe zvarriteni atë te paneli i shpejtë, pastaj prekni Kryer.
Mbani dhe zvarritni butonin One Hand Operation te paneli i shpejtë Mbani dhe zvarritni butonin One Hand Operation te paneli i shpejtë

Hapi 1: Mbani butonin One Hand Operation +.

Prekni butonin One Hand Operation + te paneli i shpejtë Prekni butonin One Hand Operation + te paneli i shpejtë

Hapi 2: Zvarriteni atë te paneli i shpejtë, pastaj prekni Kryer.

5 Nëse nevojitet, kthehuni te paneli i shpejtë dhe prekni butonin One Hand Operation + për ta aktivizuar.
Prekni butonin One Hand Operation + te paneli i shpejtë
6 Pas aktivizimit, do të mund të rrëshqitni shkurtimisht përmes ekranit, diagonalisht lart dhe poshtë për të aktivizuar disa cilësime të caktuara.
Rrëshqitja shkurtimisht përmes ekranit të smartfonit duke përdorur One Hand Operation +
1 Shtypni gjatë One Hand Operation + te paneli i shpejtë.
Shtypni gjatë One Hand Operation + te paneli i shpejtë
2 Nga këtu, rregulloni dhe personalizoni dorezat në varësi të madhësisë së dorës, trashësisë së gishtit të madh ose formës së kasës për njohje optimale të gjesteve.
Rregullimi i dorezave të One Hand Operation +
3 Zgjidhni një dorezë për të personalizuar cilësimet e rrëshqitjes.
Zgjidhni një dorezë për personalizim
4 Prekni mbi një funksion rrëshqitjeje, pastaj zgjidhni veprimin e preferuar. Pas personalizimit për t’iu përshtatur preferencave tuaja, do të mund të hyni me lehtësi te cilësimet, veprimet ose edhe të hapni aplikacione.
Prekni Diagonale lart te cilësimet e dorezës së majtë Prekni Diagonale lart te cilësimet e dorezës së majtë

Hapi 1: Prekni Diagonale lart.

Nisni aplikacionin te cilësimet e veprimit të rrëshqitjes Nisni aplikacionin te cilësimet e veprimit të rrëshqitjes

Hapi 2: Zgjidhni Nis aplikacionin.

Zgjidhni Galeria për të përditësuar gjestin e rrëshqitjes Zgjidhni Galeria për të përditësuar gjestin e rrëshqitjes

Hapi 3: Prekni Galeria. Tani, një rrëshqitje diagonale lart te doreza e majtë hap aplikacionin Galeria.

1 Shtypni gjatë One Hand Operation + te paneli i shpejtë.
Shtypni gjatë One Hand Operation + te paneli i shpejtë
2 Prekni Cilësimet e avancuara.
Prekni cilësimet e avancuara në aplikacionin One Hand Operation +
3 Prekni Animacioni.
Prekni Animacioni te cilësimet e avancuara
4 Caktojeni stilin e animacionit në Vijë e lakuar, pastaj zgjidhni një opsion te “Cakto ngjyrën për ta personalizuar”.
Ndryshojeni stilin e animacionit në një vijë të lakuar
5 Zgjidhni një ngjyrë, pastaj prekni Kryer.
Zgjidhni një ngjyrë për vijën e lakuar
6 Përsëritni hapat për Ngjyrën e shigjetës dhe Ngjyrën e konturit. Paraqitja e dorezës tani ka ndryshuar.
Shembull i dorezës së re të kuqe

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window