Më ka rënë pajisja në ujë

Ju ka rënë pa dashje pajisja në ujë dhe nuk mund të shkoni menjëherë në një qendër të afërt shërbimi? Pikë së pari, është e rëndësishme ta fikni pajisjen. Kjo ka rëndësi për shkak të dëmtimit ose gërryerjes së mundshme që mund t’i shkaktohet qarku bazë i brendshëm nga nxehtësia që lëshon vetë pajisja. Lexoni në vijim, për të mësuar më shumë se si të veproni nëse ju bie pajisja në ujë.

Kontrolli 1. Fikeni pajisjen

Nëse pajisjes i ka hyrë uji, fikeni pajisjen. Lagështia brenda pajisjes mund ta dëmtojë ose gërryejë rëndë qarkun kryesor. Nëse bateria është e heqshme, hapeni shpejt kapakun, hiqni baterinë, kartën SIM etj. Nëse pajisja është e modelit të ri, pa bateri që hiqet, fikeni menjëherë pajisjen.

Fikeni pajisjen Galaxy

Shënim:

Për t’i fikur pajisjet Galaxy me bateri që nuk hiqen, shtypni dhe mbani shtypur 3-4 sekonda njëkohësisht tastin e uljes së volumit dhe tastin anësor.

Kontrolli 2. Hiqni lagështinë

Pas ta keni fikur, thajeni shpejt telefonin. Hiqni sa më shumë lagështi nga bateria, karta SIM, karta e memories etj., me një pecetë të thatë ose me një leckë të pastër. Thani sidomos me kujdes vendet ku mund të hyjë uji, si priza e kufjeve ose foleja e karikimit. Përdorni një tampon pambuku për të hequr sa më shumë lagështi.

Thajeni pajisjen Galaxy

Kontrolli 3. Hiqni papastëritë

Nëse brenda pajisjes ju hyjnë lëngje të tilla si pije, ujë deti ose ujë i klorinuar pishine etj., ka shumë rëndësi t’i largoni sa më shpejt kripën ose papastërtitë e tjera. Kjo, ngaqë papastërtitë mund ta përshpejtojnë gërryerjen e qarkut kryesor të pajisjes. Pasi ta keni fikur pajisjen, nxirrni çdo pjesë që mund të hiqet, futini dhe lërini në ujë të pastër 1-3 minuta, pastaj shpëlajini. Pastaj, ndiqni veprimet e Kontrollit 2 dhe thajeni plotësisht pajisjen.

Kontrolli 4. Thajeni me ajër

Pasi të keni hequr lagështinë ose papastërtitë, lëreni pajisjen të thahet në një vend të ajrosur mirë ose në hije me ajër të freskët (që vihet në lëvizje nga një ventilator). Tharja me ajër rekomandohet për pajisjet që u ka hyrë uji brenda. Vini re, ju lutemi, se nëse provoni ta thani shpejt pajisjen me tharësen e flokëve ose me ajër të nxehtë, kjo mund t’jua dëmtojë pajisjen. Lagështia mund të jetë e pranishme brenda pajisjes edhe pas një kohe tharjeje, prandaj është më mirë të mos e ndizni pajisjen pa shkuar në një qendër shërbimi për ta kontrolluar. Pas tharjes me ajër, ju lutemi, çojeni pajisjen që i ka hyrë uji brenda sa më shpejt në një Qendër të Shërbimeve Elektronike Samsung.

tharja me ajër e pajisjes që i ka hyrë uji brenda ose tharja me ventilator

Kontrolli 5. Kontrolloni klasifikimin e mbrojtjes nga uji

Shumica e modeleve Galaxy janë të pajisur me mbrojtje nga pluhuri dhe mbrojtje nga uji dhe kanë klasifikimin më të lartë prej IP68. Megjithëse klasifikimet më të larta lejojnë mbrojtje nga uji për 30 minuta në një thellësi 1,5m, pajisja nuk duhet përdorur në thellësi më të mëdha ose në vende me trysni të lartë. Pajisjes mund t’i hyjë uji nëse qëndron në thellësi 1,5m për më shumë se 30 minuta.

Shënim:

  • Mbrojtja nga pluhuri dhe mbrojtja nga uji mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes, prandaj lexoni manualin e përdorimit të pajisjes.
  • Klasifikimi IP (kodi i identifikimit për mbrojtjen) është kodi i mbrojtjes për lëndët e ngurta dhe të lëngshme dhe është vlerësim i dhënë nga Komisioni Elektroteknik Ndërkombëtar (IEC) se sa duron pajisja elektronike ndaj goditjes së jashtme dhe papastërtive të jashtme. Shifra e parë tregon vlerësimin për mbrojtjen nga pluhuri (0-6), ndërsa shifra e dytë tregon vlerësimin për mbrojtjen nga uji (0-8). Në përgjithësi, një klasifikim i mbrojtjes nga uji prej 4 ose më shumë do të thotë se i reziston ujit.
  • Pamjet e ekranit të pajisjes dhe menytë mund të ndryshojnë në varësi të modelit të pajisjes dhe të versionit të softuerit.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj

Code to Open Chat Window